• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Krasniqi i PDK-së e pranon ftesën e Kurtit për takim, por jo LDK-ja

22:48 : 30/04/2025
në RAJONI

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi e pranoi ftesën, ndërsa LDK-ja tha se nuk e pranon.

Kurti i ka ftuar ata në takim të përbashkët të enjten në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Në letrën e tij, Kurti i fton PDK-në dhe LDK-në si dy prej tri partive me më së shumti ulëse në Kuvend, të bisedojnë për emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Krasniqi tha disa orë më vonë në Facebook se do të shkojë në takim me shpresën se Kurti do të ndryshojë qëndrim në lidhje me propozin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Lexo edhe:

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

“Gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”, shkroi Krasniqi.

Më herët, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Besian Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se “ne nuk marrim pjese ne takim” dhe se kryetari Abdixhiku ndodhet jashtë vendit.

“Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit, të përcaktuar si vende përfaqësimi të partive, nuk është çështje diskutimi, sepse janë pozita të përfaqësimit partiak. Çështja e kryetarit te Kuvendit, është çështje politike dhe kërkon shumicë politike. Për këtë çështje veçse kemi dhënë qëndrim”, tha Mustafa.

Më vonë, një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i bëri thirrje udhëheqjes së partisë t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim.

“Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership”, tha Valon Murtezaj.

PDK-ja ende nuk ka komentuar rreth ftesës nga Kurti.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj, për shkak të mospajtimeve mes partisë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjes, dhe disa prej partive më të mëdha parlamentare, për postin e kryetarit të Kuvendit./Rel

Etiketa: krasniqiKurtimemlitakim

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
BOTA

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, për takimin me Trump

19:41 : 17/10/2025
Para

Horoskopi, 1 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025

Ndërron jetë dirigjenti i njohur italian Giuseppe Vessicchio! Maestroja i Sanremos

16:55 : 08/11/2025

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

16:49 : 08/11/2025

Arkeologët gjejnë varrin 5000-vjeçar: Mund të jetë ‘porta’ për mbretërinë prehistorike

16:42 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com