• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Atentati me porosi nga Dubai? Ky është tropojani i ndaluar për vrasjen e Renato Hoxhajt

10:36 : 30/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Eris Mehmetaj

Eris Mehmetaj

Personi që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua ditën e djeshme në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Renato Hoxhaj.

Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit. Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Lexo edhe:

Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

Eris Mehmetaj në rrjetet sociale reklamon një jetë luksi, ku pjesën më të madhe të kohës, duket se e kalon nga Dubai, nga ku ka publikuar edhe foton e fundit më 4 Mars.

Autori i vrasjes së Renato Hoxhaj dyshohet se pas krimit është larguar përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë, teksa ky ishte dhe shkaku pse mbrëmjen e djeshme Policia ka ushtruar kontroll në zonën e Ksamilit. Dyshohet se në krim kanë qenë edhe persona të tjerë të përfshirë.

Autori i vrasjes është filmuar nga një kamer sigurie pranë vendit ku ndodhi krimi, ku shfaqet i veshur me të zeza, me kapele në kokë dhe fytyrën të mbuluar me një maskë.

Në foto: Autori i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhajt

Renato Hoxhaj punonte si roje, teksa u ekzekutua pranë banesës së tij, kur po kthehej në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mbi Renato Hoxhajn autori qëlloi katër herë me armë zjarri pistoletë, ku 58-vjeçari mori dy plumba në trup dhe dy në kokë. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka hyrë nga një rrugicë pas pallatit ku 58-vjeçari punonte, duke i dalë këtij të fundit përballë dhe më pas është larguar përsëri në rrugica.

Renato Hoxhaj jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Ai ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.

Krimet që kanë tronditur Vlorën në muajt e fundit?

Më 18 Dhjetor të vitit të kaluar, pre e një atentati ra 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me 24 plumba, teksa po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji”. Ai mbeti i plagosur rëndë, ku iu nënshtrua dhe tre ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatmirësisht, ia doli të mbijetonte.

Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar disa atentateve. Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në vitin 2018.

Atentati mbetet ende i pazbardhur, teksa grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua të eliminohej për shkak të aktivitetit kriminal të kushëririt të tij, Inez Hajrulla.

Kjo pistë u përforcua edhe për faktin se vetëm pak ditë më vonë, mbrëmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua një shpërthim i fortë me tritol me dron në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë.

Apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arëza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se të dy ata ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Bernard Sinomati është një personazh i krimit të organizuar në Vlorë dhe vëllai i Sokol Sinomatit, teksa iu ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë. Grupi i Sinomatajve njihet për përplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime bëjnë me dije se deri më tani ky i fundit nuk është marrë në pyetje për t’u pyetur në lidhje me këto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jashtë vendit.

Ndërkohë, ka dyshime dhe se dy atentatet e mësipërme mund të kenë lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Etiketa: DubaiEris MehmtajRenato Hoxhajvlorevrasja

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth

16:59 : 11/08/2025
AKTUALITET

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025
AKTUALITET

Daily Mail: “Hellbanianz”, karteli famëkeq shqiptar ngre një fortesë të re në Dubai

16:56 : 09/08/2025
AKTUALITET

Përplasen tre makina në Zvërnec, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

11:16 : 09/08/2025
AKTUALITET

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

08:57 : 09/08/2025
AKTUALITET

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025
Para

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë, por jo ndotje

TË GJITHA

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

18:24 : 11/08/2025

Zjarr në zonën e minuar në Leskovik, shpërthejnë disa mina

18:23 : 11/08/2025

Ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos në aksidentin te “Qafa e Koshovicës” në Fier

17:58 : 11/08/2025

PSG, luftë në skuadër për “Topin e Artë”! Hakimi i del kundër Dembeles: E meritoj unë më shumë

17:57 : 11/08/2025

VIDEO/ Flakët hyjnë në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, evakuohen turistët dhe bllokohet rruga

17:44 : 11/08/2025

Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Bayern-it bëhet shok skuadre me Ronaldon

17:41 : 11/08/2025

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com