• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë, por jo ndotje

10:46 : 30/04/2025
në AKTUALITET

39 vite më parë, më 26 prill 1986, Europa u përball me një nga katastrofat më të mëdha: shpërthimin e centralit bërthamor në Çernobil. Ky aksident ‘shkundi’ botën, por sot duket si një kapitull i harruar i historisë.

Fizikanti Rustem Paci e ka vizituar Çernobilin në vitin 2004 gjatë një misioni trajnimi. Në emisionin “Aldo Morning Show” ai shpjegon se energjia bërthamore është nga më të pastrat sepse ndotja ambientale është shumë e vogël, me përjashtim të mbetjeve që krijohen nga materiali bërthamor.

Katastrofa në Çernobil bën thirrje për një kujdes në lidhje me mënyrën si energjia bërthamore shfrytëzohet, shpjegon ai. Një gabim teknik i uljes së fuqisë së reaktorit, një gabim teknik rreth orës 2 të mëngjesit shkaktoi daljen e një sasie të materialit bërthamor (rreth 3-5%), kurse pjesa tjetër ka mbetur brenda sarkofagut. Por cilat janë pasojat që ka lënë pas Çernobili ende sot?

Rustem Paci: Në përgjithësi, koncepti i energjisë bërthamore është që bërthamat më të mëdha ndahen në bërthama më të vogla dhe ato prodhojnë energji. Në këto bërthama të vogla, elementët kryesorë që kanë dalë kanë qenë stroncium, cezium, jod. Jodi është një nga ata elementë radioaktivë i cili vendoset në gjëndrën tiroide dhe ka një kohë gjysmë zbërthimi fatmirësisht 8 ditë, jo siç është stronciumi dhe ceziumi që është 29-30 vjet. Megjithëse sot ka kaluar, 30, vetëm gjysma e tij është zbërthyer. Problemet  kryesore që vijnë nga dalja e lëndës bërthamore në mjedis është që kjo  lëndë më tej do të mbivendoset në sipërfaqen e tokës në të gjithë zonën e gjelbër rreth e përqark dhe zinxhiri ushqimor fillon pikërisht nëpërmjet këtyre elementëve dhe kjo bën që njeriu të jetë i ekspozuar ndaj këtyre rrezatimeve, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Procesi nuk është shumë i thjeshtë. Sot e kësaj dite pranë centralit  bërthamor në Çernobil është zona e kufizuar, zona e izoluar ku nuk lejohet publiku, janë krijuar disa shtigje në të cialt niveli i rrezatimit është pothuaj natyral dhe është kthyer në një atraksion turistik,  ndërkohë që qyteti i Pripyat, të cilin unë kam pasur rast ta shoh, është kthyer nëë një qytet fantzmë ku gjithçka ka ngelur siç ka qenë në vitin ’86  sepse brenda 35 orëve të para, 50 mijë  banorë të Pripyat u zhvendsën dhe një pjesë e zonave të Çernigovit, Çernobilit ikën dhe gjatë kohës që unë kam qenë atje ne kemi ndenjur në një zonë më të largët, Slavutic, ku për të shkuar në Çernobil, duhet të kalonim në kufirin bjellorus dhe përsëri në atë ukrainas. Sigurisht që ka zona që akoma niveli i radioaktivitetit është i lartë.

Aldo: Po thua edhe tani?

Lexo edhe:

Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension

Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën paraprake të lojtarëve

Rustem Paci: Edhe tani, siç është për shembull ai që njihet me termin Pylli i Kuq ku në kohën që kam qenë unë në vitin 2005, niveli i rrezatimit ishte rreth 10 milizivert në orë.

Aldo: Domethënë shumë?

Rustem Paci: Shumë, normalisht niveli për publikun në Shqipëri është 1 milizivert në vit, atje ishte në orë 10. Normalisht njeriu nga natyra, edhe këtu ku po flasim marrim rreth 2.4-2.6 milizivert në vit. Pra  jetojmë në një botë radioaktive, por rrezatimet artificiale kufizohen në jo më shumë se 1 milizivert në vit.

Fizikanti shpjegon edhe keqkuptimet për ndikimin në Shqipëri. Fatmirësisht për vendin tonë, reja radioaktive ka qenë e drejtuar nga veriu dhe largësia me centralin ka bërë që të mos ndikonte drejtpërdrejt.

Rustem Paci: Shqipëria ka një distancë shumë të madhe me Çernobilin. Aktualisht, plani i emergjencave të Shqipërisë merr në konsideratë dy centrale. Niveli i radioakitvitetit që mbërriti në atë kohë nëpërmjet resë është shumë i ulët dhe ne nuk mund të flasim për efekte të drejtpërdrejta të Çernobilit në Shqipëri. Megjithatë, edhe kur ndodhi akisdenti i Fukushimës, në Shqipëri filluan të kërkojnë tabletat e jodit, të gjejmë jod me qëllim që ta përdorim se është mbrojtës. Jodi faktikisht nuk ështëë një mbrojtës kundrejt rrezatimit, por gjëndra tiroide duke marrë jod nga jashtë, mbushet plot me jod dhe nuk thith më tej jodin radioaktiv, por kjo është vetëm për një zonë rreth e përqark centralit bërthamor, nuk bëhet fjalë për zona siç është Shqipëria dhe në planet e emergjencave është e përcaktuar qartë se kush duhet t’i marrë dhe  këto jode, njerëzit e atyre zonave i kanë nëpër shtëpitë e tyre.Ndërsa për sa u përket mbylljes së dritareve, zhvendosjeve, njerëzit në përgjithësi keqinterpretojnë ato elementë të cilat lidhen me sigurinë në rast aksidenti bërthamor dhe kjo nuk ka lidhje me vende siç është Shqipëria sepse distanca ka qenë aq e madhe sa nuk mund të diskutohet për kontaminime dhe nivele. Megjithatë gjurmë janë gjetur, por jo elementë të cilat mund të komplikonin jetën dhe cilësinë e jetës në Shqipëri.

Etiketa: berthamorcernobilCernobilienergjia bërthamorefizikantimbetjendotjeRustem PacishperthimiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension

15:57 : 20/05/2025
SPORT

Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën paraprake të lojtarëve

15:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur

20:28 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

15:49 : 19/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025
AKTUALITET

DW: Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

11:10 : 18/05/2025
Para

SHBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen

TË GJITHA

Fshati SOS nuk i jep 18-vjeçares jetime ndihmën financiare: Nuk i do për vete, por për nënën e sëmurë

21:07 : 20/05/2025

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

21:02 : 20/05/2025

EMRI/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, në pranga edhe një shqiptar

20:59 : 20/05/2025

Zëvendëson Tefik Osmanin, Vllaznia zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

20:59 : 20/05/2025

Interi gjen akordin, braziliani do t’i bashkohet për Botërorin e Klubeve

20:46 : 20/05/2025

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

20:38 : 20/05/2025

FOTO/ Zgjerohet dyfish “pika e voçkël” e Kumbaros në plazhin e Manastirit për resortin e “AlbStar”

20:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com