• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia vazhdon të godasë vetëm opozitën në Fier, vendos nën hetim xhaxhain e kandidates së PD

14:13 : 28/04/2025
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE, Zgjedhje 2025
Silva Hasaj dhe Gazment Bardhi

Silva Hasaj dhe Gazment Bardhi

Policia e Fierit ka vendosur nën hetim 59-vjeçarin Agim Hasaj, nga fshati Peshtan, pasi pretendohet se po kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor të 11 Majit.

Ai është xhaxhai i kandidates së PD-së për Qarkun e Fierit, Silva Hasaj, teksa për rastin në fjalë reagoi më herët edhe Gazment Bardhi, i cili tha se Policia e Shtetit me urdhër të Belinda Ballukut po intimidonte dhe po ushtronte presion ndaj familjarëve të kandidates demokrate

Por çfarë krimi ka kryer Agim Hasaj? Autoritetet policore thonë se e kanë ndaluar atë mbrëmjen e djeshme, e kanë kontrolluar fizikisht atë dhe automjetin e tij, si dhe e kanë shoqëruar në komisariat, vetëm për shkak se i kanë gjetur një bllok shënimesh në lidhje me procesin zgjedhor.

“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi Agim Hasaj, 59 vjeç, banues në Peshtan,  kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor. Shtetasit A. H. iu mor deklarimi dhe u la i lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton Policia.

Blutë e Fierit nuk ngurojnë t’i japin një sqarim edhe për Bardhin, ku thonë se për këtë rast kanë kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit.

Lexo edhe:

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

“Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit”/ Bardhi: Balluku, është hija e zezë e pushtetit të Ramës

“Sqarojmë opinionin publik se në lidhje me statusin e publikuar nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Fier, z. Gazment Bardhi, në të cilin ai ka pretenduar se Policia e Shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të Partisë Demokratike, znj. Silva Hasaj, (shtetasi Agim Hasaj që u shoqërua, i afërm i saj), theksojmë se pretendimi është i pavërtetë pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe materialet janë referuar në Prokurori. Policia e Shtetit garanton qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërinë e votës” – thotë Policia.

Nuk dihen më shumë detaje, por nga informacionet e para, lë të kuptohem se nuk kemi të bëjmë me ndonjë veprim më shumë se sa atë që bëjnë patronazhistët e Edi Ramës, për të cilët kryeministri del publikisht edhe krenohet.

Ky është rasti i dytë në Qarkun e Fierit, që opozita goditet për krime zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pas arrestimit të Martin Lekës në Lushnjë, i cili ishte denoncuar nga shtetasi Muharrem Toska, i cili pretendonte se 38-vjeçari i kishte kërkuar kartën e identitetit dhe i kishte premtuar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për të votuar PD-në.

Qarku i Fier nga PS-së drejtohet nga Belinda Ballukut, për të cilën ka patur me shumicë denoncimet për krime zgjedhore, dhe njihet se “eksperte” e kësaj fushe, por duket se “rrjeta” e Policisë kapi vetëm opozitarë.

Çfarë tha Gazment Bardhi për rastin e Agim Hasajt?

Reagimi i Gazment Bardhit: Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj. Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e lirë të tyre përmes shantazhit dhe dhunës institucionale.

Kjo është një shfaqje e qartë e kapjes së shtetit, ku organet e rendit, në vend që të jenë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, përdoren si instrumente të pushtetit për të goditur kundërshtarët politikë. Tentativa për të shkrirë bashkë Policinë e Shtetit, politikën dhe krimin e  organizuar, është një rrezik serioz për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.

Ky akt i përsëritur i përfshirjes së Policisë së Shtetit në këtë fushatë zgjedhore në qarkun Fier, garantoj se nuk do të mbeten pa pasoja. Edi Rama dhe Belinda Balluku,  që i urdhërojnë dhe ata që i zbatojnë do të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë përpjekje për të frikësuar opozitën nuk do të ketë sukses.

I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në  zgjedhje dhe çdo përpjekje për të minuar standardet demokratike në një proces zgjedhor.

Etiketa: Agim Hasajballukubardhibelinda ballukuFierkrim zgjedhorSilva Hasaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit”/ Bardhi: Balluku, është hija e zezë e pushtetit të Ramës

16:48 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Palloshi i gjatë”, Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës

15:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

U mor e pandehur nga SPAK, PD kërkesë për interpelancë urgjente me Belinda Ballukun

14:30 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025
Para

Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK sekuestron pamjet filmike te Blloku i Sigurisë, ja me kë kontaktoi

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)

18:44 : 03/11/2025

Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

18:40 : 03/11/2025

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!

18:38 : 03/11/2025

Tirana vazhdon “dishezën”, regjistron humbjen e tretë rradhazi

18:19 : 03/11/2025

Evazion fiskal 1.29 miliard euro, policia italiane sekuestron aksionet e Camparit

18:05 : 03/11/2025

Mazhoranca refuzoi 2 komisionet hetimore, Berisha: Do të forcojmë aksionin në Parlament

18:04 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com