• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

12:26 : 28/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, nga Gjykata e Beratit për “shpërdorim detyre”, një vendim që u shndërrua në nul nga Gjykata e Tiranës pak ditë më vonë, përbën një rast tipik se si “pavarësia e plotë” e prokurorëve, pavarësisht nivelit të tyre profesional, e trumpetuar me “Reformën në Drejtësi”, mund të sjellë pasoja të rënda dhe, me raste edhe të parikuperueshme mbi individët dhe institucionet.

Rasti është shumë i thjesht dhe banal. Në periudhën Mars-Prill 2025, Sulejmani, në cilësinë e Drejtorit të AMP-së, transferoi tre oficerë të Policisë Gjyqësore në varësi të tij nga dega e Beratit në një degë tjetër.

Kjo lëvizje, brenda kompetencave të tij ligjore, nxiti prokurorin e Beratit, Eni Çulli, që të niste procedim penal për “shpërdorim detyre”. Në argumentat e prokurorit thuhej se, lëvizja e oficerëve të Policisë Gjyqësore ka cënuar hetimet që po zhvillonin këta hetues për llogari të Prokurorisë së Beratit.

Me këtë pretendim, prokurori i drejtohet Gjykatës për caktimin e masës “pezullim nga detyra” për drejtorin e përgjithshëm të AMP-së, Florian Sulejmani. Sipas prokurorit, drejtori Sulejmani nuk ka marrë më parë aprovimin e Komisionit të Policisë Gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme për transferimin e vartësve të tij.

Lexo edhe:

Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit

Kërkesa pranohet nga gjyqtari Ilirian Hysa, në 15 Prill 2025.

Tre ditë më pas, gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurimit, Sulejmani dhe avokati i tij argumentojnë para gjykatës se nuk ka asnjë shkelje, pasi (1) vendimmarrja është në kompetencë e tij ligjore dhe se (2) transferimi i oficerëve të Policisë Gjyqësor nuk ka sjellë asnjë pasojë, pasi është njoftuar Prokuroria e Beratit për caktimin e oficerëve të tjerë për hetimet e tyre penale.

Në foto: Vendimi i gjykatës së Beratit për pezullimin e drejtorit të AMP, Florian Sulejmani

Argumentat e mbrojtjes nuk u pranuan nga gjyqtari Hysa, i cili la në fuqi masën e “pezullimit nga detyra”, por, vendosi ta transferonte rastin pranë Gjykatës së Tiranës, si kompetente për trajtimin e çështjes.

Të shtunën e 26 Prillit, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit për heqjen e pezullimit të drejtorit të AMP-së. Argumenti kryesor i prokurorit Valentin Preçi ishte fare i thjeshtë- vendimi i Drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për transferimin e tre oficerëve të Policisë Gjyqësore nuk kishte sjellë asnjë pasojë për hetimet e Prokurorisë së Beratit, pasi kjo e fundit ishte njoftuar për të ngarkuar punonjës të tjerë të AMP-së së zonës për llogari të procedimeve penale në ndjekje të tyre.

Çfarë tregon ky rast?

Në çdo manual dhe leksion të Juridikut dhe Magjistraturës përcaktohet qartësisht se vepra penale është një veprim që sjell pasoja të dëmshme, të rënda ose të pakthyeshme për individin, institucionet apo shoqërinë.

Këto leksione duhet t’i kenë hasur edhe prokurori i Beratit, Eni Çulli dhe gjyqtari Ilirjan Hysa, dy rishtarë në sistemin e drejtësisë, pjesë e “armatës së emergjencës të magjistratëve”, që po synojnë të mbushin vakumin e thellë të krijuar nga Reforma në Drejtësi.

E, nëse e kanë dëgjuar apo lexuar se “vepra penale”, më së pari kërkon “pasojën”, atëherë të dy kanë dështuar ta kuptojnë, së paku kjo duket nga vendimi për pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, Florian Sulejmani.

Në foto: Gjyqtari i Beratit, Ilirjan Hysa (marrë nga Facebook)

Së dyti, me një sens të theksuar protagonizmi, si prokurori, ashtu edhe gjyqtari i Beratit, kanë trajtuar një rast, të cilin, që në momentin e parë, duhet ta kenë ditur se nuk është kompetencë e tyre.

Sërish duke iu kthyer leksioneve elementare në shkollat e Drejtësisë, kompetente për shqyrtimin e rasteve të dyshuara penale është prokuroria dhe gjykata e vendit ku është kryer vepra e supozuar. Në rastin konkret, ajo që dukej si “shpërdorim detyre” i Drejtorit të AMP-së është kryer në Tiranë, në zyrën e tij, ku ka firmosur urdhërat e transferimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Së treti, Prokuroria e Beratit, kur ka ndërtuar fabulën e shkeljes ligjore nga kreu i AMP-së, nuk rezulton që të ketë marrë mundimin për të pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme, nëse rastet e tre oficerëve të Beratit i janë përcjellë apo jo Komisionit Përkatës.

Nëse do të kryhej ky veprim i thjeshtë administrativo-hetimor, ndoshta do të arrinte të ftillohej më tepër mbi veprimtarinë e drejtorit të AMP-së.

Në një përmbledhje telegrafike, kemi një gjyqtar e një prokuror rishtar, të cilët duket se nuk kanë kuptuar se çfarë përbën “pasojë të veprës penale”, nuk arrijnë të kuptojnë “kompetencën e tyre” dhe kanë shmangur, ndoshta qëllimisht, interesimin pranë Prokurorisë së Përgjithshme për praktikat në raste të tilla.

Në foto: Prokurori i Beratit, Eni Çulli

Gjithçka mund të duket si një sens protagonizimi i dy magjistratëve në gjykatë e prokurori periferike ose edhe një “qokë” që mund t’u kenë bërë oficerëve të Policisë Gjyqësore të AMP-së, së larguar nga Berati.

Gjithësesi, në çdo variant, një rast i tillë është një këmbanë alarmi për cilësinë e magjistravë, gjyqtarë e prokurorë, të cilët po dalin “me lopatë” gjatë viteve të fundit, për të plotësuar vakancat gjigante në sistemin e drejtësisë, pas Vetingut kontravers.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nëse do të ketë angazhimin për shqyrtimin e shkeljeve të kësaj natyre, nuk do të jetë aspak çudi që të kërkojë shtim stafi-ky lloj niveli i ulët profesional, i cili për fat të keq është shpërndarë në pjesën më të madhe të prokurorive e gjykatave lokale, do t’i rrisë ndjeshëm volumin e punës.

 

Etiketa: Agjencia e Mbikëqyrjes PolicoreAMPBeratdrejtoriEni ÇulliFlorian SulejmaniGjykata e Beratitgjykata e tiranesgjyqtarii paligjshemIlirjan Hysapezullimiprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

19:50 : 16/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit

19:31 : 14/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025
Para

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com