Po luhen paralelisht 5 sfidat e javës së fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore.
Bylisi ka ndëshkuar Skënderbeun që në minutën e 10-të duke shtangur korçarët.
Pas një goditje këndi, Mustafa me kokë gjen golin e avantazhit. Ndërkohë në Durrës Teuta po barazon 1-1 ndaj Egnatias.
Fillimisht vendasit shënuan me anë të Dejvid Kapllanit në minutën e 12-të falë një 11-metërshi. Reagimi i kampionëve ishte i shpejtë dhe rikthyen baraspeshën falë golit të Mohammed Yahaya.