• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fermerëve iu jepen shifra qesharake”/ Berisha nga Devolli: Ne do 5-fishojmë subvencionet

15:26 : 27/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Pas takimit me diasporën shqiptare në Selanik, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një me banorë në qytetin e Bilishtit.

Berisha tha se fermrëve iu jepen shifra qesharake, ndërsa premtoi me ardhjen e PD-së në pushtet subvencionet do të 5-fishohen.

“Nga 8 miliardë, qeveria e këtij burreci 2 metra të gjatë, ndau për ju, për fermerët shqiptarë, që punësojnë 500 mijë shqiptarë, që japin 20% të PBB, ndahet për ju gjithsej 57 milionë euro, dhe nga këto 32 milionë euro, sepse të tjerat i marrin rroga dhe i bëjnë rrush e kumbulla administrata.

Pra, për 880 mijë fermerë, u ndanë 32 milionë euro. Qesharake”, tha Berisha.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Zjarr në Devoll, shkrumbohet një kasolle dhe sipërfaqe toke

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

Një falënderim të zjarrtë për këtë pritje vëllazërore. Po vij nga Selaniku, ku së bashku me Bledin, me shumë përfaqësues të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë, u takuam me emigrantët tanë në Selanik dhe ju sjell përshëndetjet më të përzemërta, frymën e tyre.

Një entuziazëm të madh ka shpërthyer në të katërta anët e vendit dhe kudo jetojnë shqiptarët. Ky entuziazëm shpërtheu fillimisht në diasporë, por erdhi edhe në Shqipëri dhe ne sot, kemi fushatën elektorale më bukur, fushatën elektorale të shpresës, të fitores.

Sot, shqiptarët çdo ditë e më shumë përqafojnë programin e PD. Një program, miqtë e mi, që ka dy synime më kryesore.

Së pari, t’ju rikthejmë paratë tuaja, që aktualisht i vjedh qeveria.

Së dyti, një mundësi e re për secilin prej jush, për çdo fermer, për çdo biznesmen, për çdo qytetar, banor të Devollit dhe të gjithë Shqipërisë, që pas datës 11 maj të 2025, të mund të çelë një kapitull të ri në jetën e tij.

Miqtë e mi, sot ju shihni dy fushata. Një fushatë, e cila vjen tek ju projekte konkrete, vjen tek ju me projektet, me të cilat kërkon të adresojë çdo vështirësi. Ju keni jetën tuaj të përditshme. Kërkoni që fermat tuaja të jenë ferma suksesi. Kërkoni që, bizneset tuaja të jenë biznese suksesi.

Kërkoni që, të rinjtë tanë të mos largohen nga Devolli, Korça dhe Shqipëria, por të qëndrojnë këtu dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.

Kërkoni pra, që të gjitha potencialet e mëdha të Devollit dhe të Shqipërisë t’i shndërroni në rroga, mirëqenie, punësim për banorët e Devollit dhe të Shqipërisë.

Ne, këtë projekt e quajmë, projekti i Devollit Madhështor.

Po ku e bazojmë ne këtë?

Para së gjithash dhe mbi të gjitha, ne e bazojmë Devollin, tek shpirti juaj i pamposhtur, punëtorë.

Unë ju garantoj ju që, vështirë të gjenden njerëz punëtorë, të zotë, të aftë, si këtu në Devoll.

E bazojmë në traditën tuaj. Ju, e keni shndërruar këtë tokë në një parajsë tokësore me djersën tuaj, me mundin tuaj.

E bazojmë, sepse ne, do t’u shndërrojmë ju, nga fermerë të braktisur në fermerë të mbështetur fuqimisht dhe të mbrojtur fuqimisht nga shteti.

Çfarë do bëjmë konkretisht?

Do të pesëfishojmë në mënyrë absolute, vendimi i 100 ditëve të para do të jetë 5-fishimi i çdo subvencioni për ju. Pse kjo? Sepse, fermerët e Maqedonisë së Veriut, që i keni këtu fqinjë, subvencionohen 5 herë më shumë se ju. Sepse, fermerët në Kosovë subvencionohen 4 herë më shumë se sa ju.

Sepse fermerët në Serbi subvencionohen 6 herë më shumë se sa ju.

Atëherë, që ju t’i dilni zot garës, që ju të konkurroni në treg, duhet të keni gjithë këtë mbështetje.

Dhe unë, ju jap fjalën që ne do t’ju mbështesim.

Me buxhetin e këtij viti, që kaloi në parlament, 8 miliardë ishte buxheti. 8 miliardë, të tëra taksa të marra nga ju, biznesmenë, punëtorë, të gjithë qytetarët shqiptarë.

Nga 8 miliardë, qeveria e këtij burreci 2 metra të gjatë, ndau për ju, për fermerët shqiptarë, që punësojnë 500 mijë shqiptarë, që japin 20% të PBB, ndahet për ju gjithsej 57 milionë euro, dhe nga këto 32 milionë euro, sepse të tjerat i marrin rroga dhe i bëjnë rrush e kumbulla administrata.

Pra, për 880 mijë fermerë, u ndanë 32 milionë euro. Qesharake!

Çfarë do bëjmë ne?

Ne do 5-fishojmë për ju subvencionet për ju. Nga 32, do jepen 230 milionë euro vetëm subvencione.

Do subvencionojmë për çdo njësi prodhimi. Për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti. Hiqet çdo kriter teokratik, se duhet të kesh 10 lopë, se duhet të kesh 100 dele, se duhet kesh kaq dhe aq hektarë.

Jo! Për çdo krerë bagëti do marrësh subvencione. Për çdo fidan që të mbjellë, do marrësh subvencione. Për çdo prodhim do marrësh subvencione.

Dhe ky, është vetëm njëri aspekt.

Etiketa: Berishadevollsubvencione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në Devoll, shkrumbohet një kasolle dhe sipërfaqe toke

16:52 : 07/08/2025
AKTUALITET

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

15:42 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

20:14 : 04/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksident tragjik në Devoll! Zetori përmbyset në rrugë, vdes drejtuesi

11:37 : 04/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
AKTUALITET

Emërimi i Perlat Çullhajt në MB, Berisha: Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë

13:22 : 31/07/2025
Para

Inter-Roma/ Dëshpërim në “San Siro”, miqtë ndëshkojnë zikaltërit

TË GJITHA

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari shpall moskompetencën

11:06 : 08/08/2025

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com