Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës një punonjëse të OSHEE.
Policia bën me dije se punonjësja e OSHEE ka shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon.
37-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.
Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.