• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft”

13:22 : 23/04/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një tender me fond mbi 10 milion euro i Këshillit të Lartë Gjyqësor për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve ka shkuar për kompanitë “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, të dyja të lidhura ngushtë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Shoqëria “Soft & Sulution” është në pronësi të Ermal Beqirit, një biznesmen që është shndërruar në lojtarin kryesor të tenderave qeveritarë, kryesisht në procedurat e zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndërsa kompania tjetër fituese, “Kreatx”, e krijuar në vitin 2011, ka pranuar vetëm pak muaj më parë si ortak biznesmenin Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit dhe aktualisht deputetit të Partisë Socialiste, Panajot Gjiknuri.

Ekstrakti i QKB-së për “Kreatx” shpk

Tenderi me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” u shpall nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në 21 shkurt të këtij viti dhe fondi limit për këtë procedurë u caktua 1.025.905.001 lekë të reja (mbi 10 milionë euro).

Lexo edhe:

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

Bazuar në të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al”, rezulton se në tender kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë. Bashkimi i kompanive “Soft & Solution” dhe “Kreatx” kanë paraqitur ofertë ekonomike në vlerë 924.375.000 lekë të reja.

Kjo ofertë nuk është më e ulta. Ofertuesi me vlerë më të ulët, dhe jo pak, por rreth 1 milionë euro më pak (818.800.000 lekë të reja), është bashkimi i operatorëve “Advanced Bussines Solution”, për të cilat janë hedhur shpesh dyshime publike se fsheh interesat e Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit Edi Rama, si edhe kompania “Data Log”.

Rezultatet e tenderit 10 mln euro të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Në një vështrim të shifrave, logjika ekonomike do të shkonte në favor të ofertuesit më të ulët, pavarësisht ngarkesave publike që mund të ketë për kompaninë “ABS”.

Por, ky konkurent është skualifikuar dhe shkaqet e përjashtimit janë aq flagrante, sa ngrihet dyshimi se është përfshirë fiktivisht në këtë procedurë.

Më konkretisht, sipas asaj që ka konstatuar komisioni tenderues i KLGJ-së, rezulton se bashkimi i operatorëve “ABS” dhe “Data Log” kanë bërë gabime trashanike.

Kështu, dy kompanitë kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi, referuar një ligji të vitit 2006, ndërkohë që ai ligj ka ndryshuar në vitin 2020.

Në këtë kuadër, një kontratë që mbështetet në një bazë ligjore të shfuqizuar sjellë si pasojë pavlefshmërinë e saj absolute.

Po ashtu, ky bashkim operatorësh ka aplikuar për këtë tender, duke iu referuar si autoritet kontraktor Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe jo Këshillit të Lartë Gjyqësor, siç ishte në realitet.

Në vijim, komisioni tenderues ka gjetur mangësi të shumta nga bashkimi i operatorëve të skualifikuar “ABS-Data Log” edhe në kriteret teknike dhe ekonomike.

Moria e problemeve në ofertën e kompanive me vlerë më të ulët krijon dyshimin se ato mund të jenë përfshirë në garë “në momentin e fundit” dhe nuk kanë pasur si qëllim fitimin e tenderit, pavarësisht se kanë paraqitur vlerën më të ulët.

Etiketa: akshiDamian GjiknuriErmal BeqiriKreatxqkbSoft and Solutiontendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
AKTUALITET

Universitet dhe Akademia e Shkencave çerdhe hajdutësh, pezullohen dhjetra punonjës për abuzime me tenderat

18:08 : 15/09/2025
AKTUALITET

Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

10:22 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
Para

Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

TË GJITHA

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com