• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD kërkon sqarime nga KQZ: 137 votues figurojnë edhe në listat brenda vendit, dhe në ato jashtë

18:35 : 23/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Partia Demokratike bën me dije se nga verfikimet paraprake i ka rezultuar se 137 votues janë regjistruar edhe në listat e zgjedhësve brenda vendit edhe në listat e diasporës që do të votojnë me postë dhe për këtë shkak i është drejtuar me nje shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku kërkon sqarime.

Sipas demokratëve, ky regjistrim i dyfishtë krijon rrezikun real që këta individë të mund të ushtrojnë të drejtën e votës dy herë, çka përbën vepër penale dhe cenon rëndë standardet zgjedhore

PD i drejtohet me një sërë pyetjesh KQZ-së, ku kërkon të dije nëse ky institucion a ka kryer auditim dhe a e ka konstatuar këtë problematikë dhe nëse po, çfarë masash janë marrë për parandalimin e votimit të dyfishtë nga këta shtetas.

Gjithashtu, PD vëren edhe një tjetër problematikë që lidhet me zgjedhësit nga Diaspora, të cilët janë regjistruar përmes procedurës së gjykimit “Online” dhe kanë fituar të drejtën e votës me vendim gjykate.

Sipas demokratëve, pavarësisht se e kanë fituar të drejtën e votimit në gjykatë, një numër prej tyre nuk janë reflektuar në listat përfundimtare të votuesve nga jashtë, çka përbën shkelje të të drejtës së votës dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Lexo edhe:

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

Shkresa e plotë:

Në cilësinë e përfaqësuesit në KQZ të subjektit zgjedhor PD-ASHM, dhe bazuar në detyrimin për të garantuar integritetin dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor, ju njoftojmë se nga verifikimet tona paraprake rezulton se në regjistrat e votuesve ekzistojnë të paktën 137 zgjedhës të cilët figurojnë të regjistruar në të dy listat e zgjedhësve: njëherë në listën e votuesve me banim jashtë vendit (diasporë) dhe njëherë në listën e votuesve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky regjistrim i dyfishtë krijon rrezikun real që këta individë të mund të ushtrojnë të drejtën e votës dy herë, çka përbën vepër penale (sipas nenit 327/a të Kodit Penal) dhe cenon rëndë standardet zgjedhore, duke rrezikuar përllogaritjen e ndarjes së mandatit të fundit për secilin qark ku mund të ketë votues të dubluar, shkelje këto që mund të sjellin pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Nisur nga sa më sipër, kemi disa pyetje për të cilat kërkojmë përgjigje me shkrim nga ana e KQZ:

  1. A janë kryer auditimet e nevojshme dhe a ka rezultuar ky problem gjatë tyre? Nëse po, cili është numri i rasteve të identifikuara në shkallë vendi dhe sipas çdo qarku? Cili është shpjegimi zyrtar për praninë e këtyre 137 rasteve të regjistrimit të dyfishtë?
  2. Çfarë masash janë marrë për eliminimin e dublimeve dhe për parandalimin e votimit të dyfishtë nga këta shtetas? Në rast se është bërë eliminimi i dublimit, në cilën listë do të mbetet zgjedhësi: në listën e votimit nga jashtë (sipas vullnetit të shprehur) apo në listën në RSH, ku është regjistruar në mënyrë pasive?
  1. Duke qenë se afati i finalizimit të listës së votuesve nga jashtë ka qenë më i hershëm sesa ai për listën e votuesve brenda territorit të RSH, cila është arsyeja që këta shtetas nuk janë ç’regjistruar nga lista e gjeneruar nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile?
  2. A keni identifikuar përgjegjësi ligjore për këtëo probleme në institucionet që hartojnë listat përkatëse, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile? Çfarë veprimesh administrative, disiplinore apo ligjore janë marrë, ose parashikohen të merren, për zyrtarët që nuk kanë garantuar saktësinë e regjistrave?

Lidhur me këto shqetësime, kërkojmë të na vihen në dispozicion të gjitha të dhënat dhe evidencat e këtyre rasteve, të ndara sipas qarqeve.

Po ashtu, vërejmë një tjetër problematikë që lidhet me zgjedhësit nga Diaspora, të cilët janë regjistruar përmes procedurës së gjykimit “Online” dhe kanë fituar të drejtën e votës me vendim gjykate. Kjo procedurë është parashikuar në Kodin Zgjedhor, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Komisionit Rregullator të KQZ-së.

Pavarësisht kësaj, një numër prej tyre nuk janë reflektuar në listat përfundimtare të votuesve nga jashtë, çka përbën shkelje të të drejtës së votës dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Kërkojmë përgjigje të qarta mbi sa vijon:

Sa raste të tilla me vendim gjykate, janë regjistruar në total si zgjedhës nga jashtë nga KQZ dhe sa raste keni marrë informacion që nuk kanë gjetur dot emrin në listat e votuesve nga jashtë?

Sa prej tyre janë adresuar dhe përfshirë në listat e votuesve nga jashtë?

Si do të rregullohen rastet ku ende nuk janë nisur fletët e votimit drejt zgjedhësve në Diasporë, por nga ana tjetër, zgjedhësit duhet të jenë ç’regjistruar nga listat e votuesve brenda vendit, në zbatim të vendimeve të gjykatave?

Duke qenë se këto shqetësime përbëjnë shkelje të rënda dhe rrezikojnë të prishin themelin e procesit demokratik të zgjedhjeve, ju lutemi të na siguroni këto sqarime dhe dokumente brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes së kësaj shkrese.

Etiketa: diasporaKQZPDregjistrimvotimi i dyfishtevotueszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025
AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

18:20 : 04/09/2025
AKTUALITET

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

22:27 : 03/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025
Para

Disiplina/ Nuk doli në konferencë pas ndeshjes me Laçin, supergjobë për Ilir Dajën

TË GJITHA

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës, gjendet i shkrumbuar në fshatin Vukatanë motori i autorëve

16:39 : 06/09/2025

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025

“Më zhveshi me zor”/ Dëshmia e 18-vjeçares që u përdhunua nga i riu: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

16:11 : 06/09/2025

Gjendet i vdekur në një hotel një tursit gjerman në Gjirokastër

15:54 : 06/09/2025

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

15:27 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com