• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës në vendnumëro/ REL: A po shkohet drejt krizës institucionale?

10:19 : 16/04/2025
në RAJONI

Vazhdimi eventual i mbajtjes së qëndrimeve të kundërta dhe të ngurta politike të Lëvizja Vetëvendosje në njërën anë, si dhe të tri partive që deri tani kanë qenë në opozitë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK) në anën tjetër, mund ta bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, thonë njohësit zhvillimeve politike në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës, të martën ka dështuar të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë.

Neni 26 i këtij ligji përcakton që anëtarët e ekzekutivit, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga postet në ekzekutiv një ditë para certifikimit të tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo edhe:

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Baza e grupit ishte në Burrel, pistoletat shiteshin deri në 2500 €

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet, më 15 prill i ka dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca, një letër me njoftimin për dorëheqje, e cila sipas tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e ka njoftuar KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

KQZ-ja certifikoi rezultatin zgjedhor më 27 mars.

A po shkohet drejt krizës institucionale?

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se reagimi i partive që deri më tani kanë qenë në opozitë ishte legjitim, sepse deputetët e zgjedhur, të cilët ishin anëtarë të ekzekutivit, nuk kanë dhënë dorëheqje sipas ligjit.

“Shtrohet pyetja se në çfarë cilësie kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës, duke e ditur që mandati i deputetit, sipas ligjit në fuqi në Kosovë, fillon nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, thekson Bugaqku, duke shtuar se të gjithë ata deputetë të zgjedhur është dashur me kohë të ofrojnë dorëheqjet publike nga postet ekzekutive.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

Bugaqku thotë se vazhdimi i mbledhjes konstituive pritet brenda këtij afati dhe mbetet të shihet nëse partitë politike do ta kalojnë fazën e verifikimit të mandateve, për të arritur te betimi i deputetëve ose në të kundërtën, do të mbeten në pozicionet aktuale.

“Atëherë lirisht mund të konstatojmë shkojmë drejt një lloj krize, për arsye se nëse nuk kalon në këtë fazë raporti i Komisionit për verifikim të mandateve, nuk do të arrijmë as deri te dita e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, e që paraprakisht nuk do të jemi as në situatën e dhënies së betimit të deputetëve”, thekson Bugaqku.

Ai shton se KDI-ja u ka bërë thirrje deputetëve të partive politike, në veçanti atyre të partisë më të madhe parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje, që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike, thekson për Radion Evropa e Lirë se mungesa e vullneti nga deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, që ishin pjesë e ekzekutivit, që t’i përmbushin kërkesat ligjore, por edhe mungesa e vullnetit të partive, që deri më tani ishin në opozitë, për të ecur para me procedurat teknike, e kanë sjellë procesin e konstituimit të Kuvendit në vendnumëro.

“Pra, tashmë kemi hyrë në një proces që ka rrezik të zgjasë me disa javë të tëra, pasi që fatkeqësisht as Kushtetuta dhe as ligji nuk i saktësojnë në detaje procedurat që duhet të ndiqen, në rast se këto afate ceremoniale [jo më shumë se 48 orë ndërprerje të seancës] nuk përmbushen. Nuk ka një kufizim se sa [afate] 48 orë janë. Hipotetikisht, do të ishte e pafundme”, thekson Gërgi.

Sipas tij, partitë parlamentare duhet të sigurojnë një mirëkuptim politik, për të arritur te përfundimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

Rehati për përllogaritje politike

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po ashtu ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka paralajmëruar krizë institucionale.

Në një paraqitje në televizionin vendor, TëVë1, Gërvalla ka theksuar se përsëritja e votimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, nuk parashihet me dokumente dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe se tashmë procedurat janë ndërlikuar.

“Kemi arritur në një pikë ku mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij Kuvendi”, ka thënë Gërvalla.

Por, Gërgi shpreh mendimin se vendnumërimi në procesin e konstituimit të Kuvendit, u krijon një rehati edhe Lëvizja Vetëvendosje, por edhe partive që deri më tani kanë qenë në opozitë, që të përllogarisin mundësitë për krijimin e shumicës parlamentare.

Aktualisht, sipas tij, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as partitë, që deri më tani ishin në opozitë nuk e kanë këtë shumicë, e cila do të hapte rrugë jo vetëm për konstiuimin e Kuvendit, por edhe për formimin e Qeverisë së re.

“Është saktësisht blerje kohe nga të dyja palët, sepse në qoftë se do të themelohej legjislativi, atëherë kronometri do të fillonte të numëronte dhe do të kishte 15 ditë për Lëvizjen Vetëvendosje për të themeluar një qeveri”, thekson Gërgi.

Ai shton se edhe partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po blejnë kohë për të përllogaritur opsionet e mundshme ndërmjet tyre, për formimin e shumicës parlamentare.

Kjo për faktin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë Qeverinë brenda 15 ditësh, atëherë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mund ta mandatojë partinë e dytë me më së shumti vota – në këtë rast PDK-në – për të siguruar bashkë me partitë tjera, 61 deputetë për të votuar formimin e Qeverisë së re.

Por, Bugaqku konsideron se shtegdalja e vetme për të shmangur bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit është që anëtarët e Qeverisë aktuale, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit, t’i prezantojnë publikisht, por edhe para drejtuesit të seancës konstituive të Kuvendit, dorëheqjet nga postet ekzekutive.

“Atëherë kthehemi në seancë dhe aty gjithçka mund të shkojë sipas procedurave të rregullta, sepse nuk do të ketë dilemë apo dyshime nëse ndonjë deputet është duke i ushtruar në mënyrë të dyfishtë edhe mandatin e anëtarit të Qeverisë, por edhe të anëtarit të Kuvendit të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme, përndryshe ngecim në këtë situatë”, thotë Bugaqku.

Ai shton se në rast se ngecja në procesin e konstituimin e Kuvendit, nuk krijon asnjë hapësirë tjetër për veprim politik të subjekteve politike, e madje as për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Vazhdimi i seancës konstituive të legjislativit, sipas Rregullores së Kuvendit, duhet të bëhet më së largu të mërkurën, kur skadon afati prej 48 orë i ndërprerjes./REL

Etiketa: albin kurtikosovekrize institucionaleKuvendiLDKlvvPDKqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

12:34 : 30/05/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Baza e grupit ishte në Burrel, pistoletat shiteshin deri në 2500 €

10:10 : 30/05/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar e dy në kërkim

09:26 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ben Qimja ndihmoi Zegjinenë”/ Berisha: Suel Çela vendosi Sara Milen në Elbasan, Policia në fushatë

21:39 : 29/05/2025
Para

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari

TË GJITHA

‘Treni bullgar’ në Peqin? Celibashi rrëzon PD: Nuk është evidentuar asnjë rast

16:48 : 30/05/2025

Macron: Përplasja SHBA-Kinë, rreziku më i madh për botën

16:44 : 30/05/2025

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025

Fermerët e Korçës ankohen për subvencionet: Nuk mjaftojnë!

16:28 : 30/05/2025

Kultivoi drogë në Krujë, vihet në pranga 48-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

16:23 : 30/05/2025

“Plas” në KAS! Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin/ Logu kërkon përjashtimin e tij

16:16 : 30/05/2025

Elbasan/ Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

16:15 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com