• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Sugjerimet janë të ndryshme.

08:38 : 15/04/2025
në BOTA

SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Dhe siguria evropiane varet nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre në masë të madhe – domethënë nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në transportin ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht bëhet fjalë për 50 brigada me gjithsej 300 mijë ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani (me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehrin gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Ursula von der Leyen gjatë një fjalimi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen Fotografi: Virginia Mayo/AP/picture alliance

Evropa me dy shpejtësi?

Presidentja eKomisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të propozojë këtë javë një “zbutje” të rregullave strikte në lidhje me masën maksimale të borxhit kombëtar, që është përcaktuar me Traktati i Mastrihtit. Konkretisht, kjo do të thotë që qeveritë e vendeve anëtare mund të investojnë miliarda euro shtesë në tanke, avionë luftarakë ose municione, pa llogaritur këto investime në deficitin e lejuar të parashikuar nga Traktati i Mastrihtit.

Kancelari Olaf Scholz e mbështet këtë propozim, i cili është në përputhje me qëndrimin e shpallur gjerman se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare.

Lexo edhe:

Hoxha: Shqipërisë i duhet një goditje tektonike nga SHBA për një efekt konkret

“11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet të përpiqen shumë për të arritur në vendime unanime, por në vend të kësaj që ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Në këtë “koalicion të vullnetarëve”, siç thuhet, duhet të përfshihen edhe vendet që aktualisht nuk janë anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia.

Avionët francezëRafale në aeroplanmbajtësen, Charles de Gaulle
Avionët francezëFotografi: PUNIT PARANJPE/AFP/Getty Images

Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi Evropian i Financimit të Sigurisë), dhe me fondet e përbashkëta, siç u tha më tej, mund të arrihet “efekti i levës financiare”. Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Franca,Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane, të cilat do të ndihmonin në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të mbingarkuara. Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së koronavirusit.

Por ministri gjerman i Financave nuk është dakord. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme. Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen. Megjithatë do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat shpenzojnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje, mund t’i afrohen objektivit të shpallur të NATO-s prej 2% të PBB-së në të ardhmen, veçanërisht kur e shikojmë në kontekstin e borxhit të tyre (shumë) të lartë shtetëror?

Boris Pistorius gjatë një fjalimi në Bundestag
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Armët e përbashkëta?

Deri më tani, blerja e përbashkët e armëve ka qenë një përjashtim brenda BE-së. Pasojë e kësaj praktike është fakti se pesë herë më shumë sisteme të ndryshme të armëve përdoren në Evropë sesa në SHBA. Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më mirë të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja, dhe këtë punë t’ia jepte koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe jep ofertën më të mirë. Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket të jetë një ide e mirë ekonomikisht, shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar. Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes ka preferuar blerjen e sistemeve të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve. Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve.

Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët është, pavarësisht gjithë kësaj, diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me kosto të përballueshme.

Takimi i NATO-s në Francë
Takimi i NATO-sFotografi: LUDOVIC MARIN/POOL/AFP/Getty Images

Kredi të favorshme?

Anëtarë të shumtë të BE-së janë të bashkuar në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve. Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet e BEI-së.

Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone. “Zbutja” e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të “furnizohen” me kredi të favorshme./DW

Etiketa: BEmbrojtja ushtarakenatoSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hoxha: Shqipërisë i duhet një goditje tektonike nga SHBA për një efekt konkret

22:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

21:52 : 29/05/2025
AKTUALITET

Reagimi i SHBA/ Shkullaku: S’përshëndeti fituesin, zgjedhjet u fituan nga një i kompromentuar

21:45 : 29/05/2025
RAJONI

Defender Europë 2025/ Presidentja Osmani: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

21:01 : 29/05/2025
AKTUALITET

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

18:25 : 29/05/2025
BOTA

Analiza e BBC: Vendimi për tarifat e ndryshon plotësisht luftën globale tregtare

17:02 : 29/05/2025
Para

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, kush do ta drejtojë dhe çfarë pritet të ndodhë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com