• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hekurudha Tiranë – Durrës, nga Enver Hoxha te Edi Rama

19:32 : 14/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Në vitin 1948, me një kapelë të rëndë, një pallto të gjatë dhe një fjalim edhe me të gjatë, Enver Hoxha nisi ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë, pas të parës linjë Durrës -Kavajë.

Brenda 10 muajsh, pa aplikacione, pa tenderë, pa konsultime me komunitetin, pa inspektime dhe pa “projekt të përditësuar”, Shqipëria kishte një linjë funksionale treni. Me kazmë, lopatë dhe shumë tam-tame ideologjike, por me rezultat konkret.

Sot, më shumë se 75 vjet më vonë, Shqipëria demokratike dhe e digjitalizuar, me drone, hartografi satelitore, me Satelitët Albania 1 dhe Albania 2, “smart city” në gojë, dhe me Inteligjencën Artificiale në mendje, nuk ka një station treni në kryeqytet, siç kanë kryeqytetet e botës kudo dhe ende nuk ka arritur të përfundojë të njëjtën linjë hekurudhore Tiranë-Durrës.

Projekti i planifikuar të mbaronte në 2023 u shty për në 2024, dhe së fundmi në 2025. Ndoshta kanë dashur t’i bëjnë homazh vitit 1949, kohë kur treni nisi të funksiononte!

Lexo edhe:

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Dikur rininë e mobilizonte Partia, sot e motivon “Axhenda Digjitale e Ballkanit”. Rezultati? Atëherë – tren. Sot, projekt 3D në PowerPoint.

Në vitin 1949, 4000 të rinj vullnetarë ngritën një hekurudhë me kazma dhe entuziazëm kolektiv.

Sot, kemi një zyrë projekti, tre konsulentë ndërkombëtarë, katër vendime për shtesë fondesh dhe konferenca shtypi e inspektime çdo muaj, ku thuhet: “Punimet vazhdojnë me ritme të larta… Vetëm përpara ”.

Kostoja? Nga 69 milionë Euro fluturoi në 91.7 milionë Euro. Jo për trenin, por për pritjen disa vjeçare. Qytetarët shpresojnë të udhëtojnë për 22 minuta nga Tirana në Durrës, ndërkohë që ka 22 vjet që presin për të hipur në tren.

Europa po mbushet me trena me shpejtësi 300 km në orë dhe këtu nuk ribëjnë dot një linjë 30 km!

Shqipëria e 2025-ës mund të mos ketë hekurudhë funksionale, por do të ketë një aplikacion që do tregojë se ku mund të ishte treni, nëse projekti do kishte përfunduar.

Sepse në këtë vend, treni vonon, por premtimi dhe propaganda jo, ato janë gjithmonë në kohë.

Etiketa: enver hoxhaHekurudha Tiranë-Durrëskorrupsionlutfi dervishiqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

18:35 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
Para

S’ka informacion për projektin e rrugës, Hotolishti paralajmëron protestë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com