• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: “Euroatlantikët”, përpjekje e Bashës për të qëndruar në politikë! Pa ide të reja dhe vizion

08:44 : 14/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ofron mbështetje për drejtësinë dhe subvencione për familjet, por analistët janë kritikë ndaj programit dhe e shohin atë si përpjekje të Bashës për të qëndruar në skenën politike.

Lulzim Basha ka zhveshur kostumin e dikurshëm partiak dhe po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit me një profil më sportiv dhe retorikë populiste, në një betejë për mbijetesën e tij politike.

Pasi humbi në gjykatë përplasjen me ish-kumbarin e tij politik, Sali Berisha, për siglën dhe vulën e Partisë Demokratike, Basha themeloi “Demokratët Euroatlantikë” së bashku me një grup të vogël deputetësh që i qëndruan atij besnikë.

Ai garon në zgjedhjet e 11 majit si “Koalicioni Euroatlatik”- një nga fraksionet e shkëputura nga trungu i Partisë Demokratike pas konfliktit të brendshëm 4-vjeçar që nisi me vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën nga partia pas shpalljes së tij non- grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dallim nga PD e Berishës, Koalicioni Euroatlantik i Bashës mbështet pa doreza Prokurorinë e Posaçme, SPAK dhe synon që të kapitalizojë vota të djathta në këtë drejtim.

Lexo edhe:

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

“Koalicioni Euroatlantik është i vendosur të mbështesë drejtësinë dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit. Duke luftuar korrupsionin, ne mundësojmë më shumë investime, punësim, mirëqenie dhe shërbime cilësore për qytetarët tanë,” thuhet në përmbledhjen e programit që iu vu në dispozicion BIRN.

Koalicioni prezanton një program të qendrës së djathtë, me taksa të ulëta dhe kthimin e pronës te pronarët, por nga ana tjetër përfshin stimuj socialë për familjet dhe premtime për mbështetje të rritjes së lindshmërisë apo buxhetit për arsimin.

Sa i përket kostove, Koalicioni Euroatlatik premton se paratë do t’i nxjerrë përmes luftës ndaj korrupsionit dhe ngritjes së një strukture të re për konfiskimin e pasurive të grabitura.

Megjithatë, programi i tij nuk i ka bindur analistët politikë se mund të sjellë ndonjë ndryshim në zgjedhjet e 11 majit.

Neritan Sejamini, konsulent strategjish dhe analist politik, e konsideron Koalicionin e Bashës një “projekt personal”, ndërsa programin e prezantuar prej tij si një “seri bulletpoints” (pika referimi), pa ide të reja dhe vizion.

“Modeli i Bashës nuk sjell asgjë të re, por përfaqëson modelin e politikanit shqiptar që nuk pranon të ikë,” thotë Sejamini.

Ndërkohë, gazetari dhe analisti Arion Sulo e sheh programin e Koalicionit Euroatlantik si një përpjekje për të adresuar problematika, por thekson se zgjedhjet nuk do të varen nga programet elektorale.

“Është në letër një përpjekje që adreson problematika të forta, të cilat rrezikojnë ta kthejnë vendin në një azil të moshuarish”, tha Sulo.

“Zgjedhjet tek ne nuk varen nga programi që ke, por nga fuqia financiare, faktorët elektoralë të ligjshëm e të paligjshëm, klientelizimi që është pothuaj i gjithi me partinë në pushtet dhe mediat që e mbështesin”, theksoi ai.

Kritikat për programin

Lulzim Basha ka tashmë një përvojë 20 vjeçare në politikë, i angazhuar fillimisht si drejtues i KOP-it, një nismë e Partisë Demokratike për të afruar figurat e reja në vitin 2005. Gjatë dy mandateve të qeverisjes së Berishës [2005-2011], Basha mbajti portofole të rëndësishme qeveritare, duke u projektuar si pasardhësi i Berishës në PD.

Në vitin 2011, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës përballë Edi Ramës në një garë të kontestuar ashpër. Pas dorëheqjes së Berishës nga drejtimi i partisë në vitin 2013, Basha u zgjodh kryetar me mbështetjen e tij dhe e drejtoi Partinë Demokratike në 4 fushata elektorale kombëtare, tre nga të cilat i humbi dhe në njërën prej tyre (zgjedhjet lokale 2019) nuk mori pjesë.

Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2021, Basha e gjeti veten në një përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin tentoi ta mënjanonte nga politika aktive për shkak të shpalljes non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Si rezultat, Basha u detyrua të largohej nga Partia Demokratike dhe bashkë me mbështetësit e tij, u grupuan te Koalicionin Euroatlantik, duke pretenduar të qëndrojnë njëherazi kundër Ramës dhe Berishës.

Në rast fitoreje, Koalicioni Euroatlantik premton heqje vizash me SHBA-të brenda mandatit të parë dhe mbështetje me 20 mijë euro për familjet që sjellin në jetë fëmijën e tretë. Në ato që quhen zotimet kryesore të programit parashikohet subvencionim i familjeve të reja dhe ofrimi i ushqimit në shkolla për fëmijët, subvencion direkt dhe indirekt me 150 milionë euro në vit për fermerët, pensione të posaçme për ish-të përndjekurit politikë dhe krijimi i një force të re policore të pagëzuar si “xhandarmëri”.

Në ndryshim nga PD-ja zyrtare, Euroatlantikët e kanë bazuar fushatën në akuzat dhe dënimet ndaj figurave të rëndësishme të mazhorancës. Në një seri replikash në distancë me kryeministrin Edi Rama, batutat e Bashës “Rama ku i ke shokët” dhe “7 X 7 baraz 313” u bënë virale në rrjet të shoqëruara edhe me këngë rap.

Gjithashtu, partia premton zgjerim të mbështetjes për drejtësinë dhe ngritje të institucioneve të reja për rikuperimin e pasurive të vjedhura.

Por Arion Sulo e sheh të zbehtë programin e Koalicionit Euroatlantik, ashtu sikurse edhe të partive të tjera opozitare, të cilat nuk adresojnë sipas tij problemin themelor të një sistemi autokratik në Shqipëri.

“Çfarë qasje kanë për oligarkinë ekonomike, kriminale dhe mediatike? Pa zgjidhur ndryshimin e modelit dhe sistemit që është vendosur prej 10 vitesh, programet elektorale janë pa vlerë”, tha Sulo.

Duke arsyetuar se teknikalitetet në programe nuk do i bindin votuesit, Sulo thotë se Basha duhej të kishte synuar një koalicion më të madh të së djathtës.

“Basha minimumi duhet të ishte pjesë e një koalicioni të gjerë të partive opozitare, qoftë dhe pa PD-në e Berishës. Një bashkim me Lapaj, Shabanin, Alibeaj, Topin, Shehin etj do të kishte një kuptim politik dhe numerik dhe nuk do të digjte mijëra vota të së djathtës, që do të shkojnë për PS dhe Ramën në 11 maj,” shtoi ai.

Për Neritan Sejaminin, pikat e prezantuara nga Koalicioni Euroatlantik nuk mund të shihen si program elektoral, pasi premtimet janë të shkëputura nga çdo analizë apo mekanizëm zbatimi dhe nuk përmbajnë asnjë kosto reale.

“Nuk ka programe fare, të gjitha këto janë një tufë premtimesh në nivelin primitiv,” tha ai, duke iu referuar edhe partive të tjera. “Takojnë një njeri, ai u thotë një problem dhe këta i premtojnë që do ta zgjidhin,” shtoi më tej Sejamini.

Në aspektin elektoral, Sejamini është skeptik për suksesin e koalicionit jashtë Tiranës për shkak të sistemit zgjedhor, ku “dy partitë e mëdha dominojnë krejtësisht.” Ai thotë se edhe në kryeqytet, Basha duhet të provohet për herë të parë si lider i një force politike.

Përtej partisë së Bashës, Sejamini thotë se fushatës për zgjedhjet e 11 majit i mungojnë emocionet dhe nuk sheh se si ajo do të prekë votuesin.

“E gjithë kjo fushatë, nga të gjitha partitë politike, janë e njëjta gjë si gjithmonë, fushata amatore, kritiko-kritiko, pa krijuar një lidhje emocionale me votuesit, pa krijuar një imazh që i prek votuesit në nivel emocional,” tha Sejamini, ndërsa shtoi: “votuesi nuk analizon programe në mënyrë teknike”.

/BIRN

Etiketa: drejtesiaEuroatlantikideKoalicioni EuoroatlantikLulzim Bashaperpjekjepolitikeprogramiskena politikespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
Para

Këngëtari zbulon detajet për të shkuarën e Jozit: Ka bërë burg në Zvicër, është agresiv!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com