• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e stacionit të parë meteorologjik në territorin shqiptar

21:54 : 13/04/2025
në AKTUALITET

Në vitin e largët 1868, konsulli i Austrisë në Durrës instaloi stacionin e parë meteorologjik në territorin shqiptar që në atë kohë kontrollohej nga Perandoria Osmane.

Bujar Bala vazhdon të punojë si dispeçer në portin e peshkimit të Durrësit që prej 45 vitesh. Bashkë me hyrje-daljet e motopeshkatoreve në basenin portual, ai njofton edhe mbi kushtet detare dhe ato të motit. Por burimet për të dhënat meteorologjike kanë ndryshuar prej kohësh.

“Disa dekada me radhë, megjithëse ishim të izoluar, ne i kemi marrë të dhënat edhe nga stacionet hidrometeorologjike në Romë,” kujton Bujari.

Nga dritarja e studios së tij, burri i moshuar monitoron lundrimin e anijeve të peshkimit. Aparaturat me programe kompjuterike ndjekin edhe trafikun e anijeve pranë brigjeve tona.

Sipas Bujarit, të dhënat detare dhe ato të motit janë ofruar për disa kohë edhe nga Kapiteneria e Portit, ndërsa tani peshkatoret furnizohen me njoftime edhe nga pika të tjera bregdetare, si dhe nga portet e Italisë fqinje.

Lexo edhe:

Problem me Bashkimin Europian

Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Bala tregon se përmes valëve telefonike, ai mund të ndjekë dhe të komunikojë me peshkatarët edhe nga banesa e tij familjare në Shijak.

Dispeçeri i peshkimit ka mësuar kohët e fundit se në Durrës, gati 170 vjet më parë, është instaluar stacioni i parë meteorologjik në shkallë vendi.

Në vitin e largët 1868, gjithçka ka ndodhur në një banesë të ruajtur mirë edhe sot, disa qindra metra larg Bashkisë së qytetit dhe kishës katolike “Shën Luçia”.

Zef Tedeschini, pasardhës i familjes, tha për BIRN se, bashkë me dokumentet në gjuhën shqipe, ai ka grumbulluar edhe të dhënat nga Instituti i Hidrometeorologjisë, Akademia Austriake, si dhe disa gazeta të njohura të Vjenës në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

“Vincenzo Ballarini, një intelektual i lindur në Shkodër dhe me prejardhje nga Kroacia, ishte emëruar konsull i Austrisë dhe banonte në shtëpinë e Tedeschinëve, ku ishte dhëndër i familjes,” shpjegon Zefi.

Në javën e parë të tetorit 1868, specialistët sollën nga Austria një listë të plotë inventari me barometra, matës shiu me cilindër, termometra, aerometra për të tërhequr mostrat detare të ujit.

“Ato u instaluan kryesisht në oborrin e kësaj banese,” shprehet pinjolli i Tedeschinëve.

Një oborr që ka ruajtur nurin e shekullit të kaluar, ky i familjes, dhe ku prej rreth 100 vitesh konservohet çisterna e ujit të shiut, që furnizon edhe sot pusin me qemer të lartë.

Bujar Bala dispeçer i peshkimit

“Flugerin, për drejtimin e erës, e montuan mbi shtizën e flamurit, që ndodhej në konsullatën franceze të Durrësit,” thotë Zefi.

Inventari i pajisjeve që investoi konsulli Ballarini i dha shumë shpejt rezultatet.

Të dhënat që mblidheshin mëngjesin dhe mbrëmjen e çdo dite, transferoheshin në Vjenë brenda 24 orëve, ndërsa gazetat qendrore të kryeqytetit austriak i publikonin ato, bashkë me tabelat nga shtetet e tjera të Evropës.

Durrësi në vitin 1843 kishte vetëm 1,200 banorë.

Por falë stacionit të qytetit bregdetar, Shqipëria kishte faqen e saj me të dhëna në hapësirën austro-hungareze, megjithëse në hartën e Evropës ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Konsulli Ballarini, çdo muaj nga vendmatjet e Durrësit, ofronte të dhënat për temperaturat, presionin atmosferik, lagështinë relative, mbulesën me mjegull dhe re, si dhe reshjet.

“Të dhënat e fundit që janë ruajtur nga stacioni i Durrësit i përkasin vitit 1877, disa vite pas vdekjes së konsullit Vincenzo Ballarini,” shprehet Zef Tedeschini, ndërsa thekson se stacioni i parë meteorologjik në Shqipëri funksionoi vetëm 9 vjet.

“Në të njëjtën periudhë filluan të ngrihen edhe stacionet e Vlorës dhe të Shkodrës,” shtoi ai.

Pas viteve ’90, një pjesë e vendmatjeve hidrometeorologjike u dëmtuan, ndërsa janë ruajtur mirë stacionet nën kujdesin e forcave të armatosura, veçanërisht atyre detare.

Zef Tedeschini në banesën e tij

Kapiteni i rangut të parë Artur Meçollari thotë për BIRN se ato janë përqendruar në zonën e Plepave, pranë Durrësit, si dhe në qytete të ndryshme të vendit.

“Katër stacione të specializuara monitorojnë fenomenin e baticë-zbaticave në bregdetin shqiptar,” tha Meçollari. “Të gjitha bashkë, ato ofrojnë njoftime të motit edhe për publikun shqiptar,” shtoi ai.

Banesa e Tedeschinëve në qendër të Durrësit vazhdon të tërheqë vizitorë, dhe veçanërisht artistë. Vitet e fundit, në oborrin e gjelbëruar të saj, aktorja dhe shkrimtarja Anisa Markarian ka promovuar një nga vëllimet e saj poetike, ndërsa artistët e familjes Vlashi e kanë gjetur si strehë të disa prej koncerteve të Bienales muzikore.

“Duam ta ruajmë këtë traditë mikpritjeje, duke i shtuar edhe elementet e stacionit meteorologjik që u ngrit këtu, në vitin e largët 1868,” përfundon Zef Tedeschini.

/BIRN

Etiketa: Austriahistoriai paremeteorologjikstacioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Problem me Bashkimin Europian

09:30 : 28/04/2025
BOTA

Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij

20:27 : 03/04/2025
AKTUALITET

Jeton në kushte çnjerëzore, njihuni me historinë e trishtë të 80-vjeçarit nga Laçi

22:56 : 14/03/2025
BOTA

Austria do të blejë 12 avionë luftarakë nga Italia

17:08 : 29/12/2024
AKTUALITET

Familjet e vjetra të Durrësit mbajnë gjallë historinë e shekujve të shkuar

16:47 : 30/11/2024
SPORT

Liga e Kombeve/ Austria bën detyrën ndaj Kazakistanit, fiton dhe merr kreun e grupit

21:05 : 14/11/2024
Para

Takim BE- Ballkani Perëndimor, Gërvalla: Kosova e përkushtuar për t’i zbatuar marrëveshjet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com