• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EUROSTAT: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë

10:50 : 13/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025. Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. Ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro. Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme. Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

Lexo edhe:

“Balluku i nxorri dhëmbët Ramës”, Berisha zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen pa media në Grupin e PS

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

Europa

Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg. Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme.

Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.

Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.
Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci. Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./Monitor

Etiketa: Edi RamaekonomiEurostatpagapune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku i nxorri dhëmbët Ramës”, Berisha zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen pa media në Grupin e PS

13:32 : 12/11/2025
AKTUALITET

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

11:24 : 12/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

08:30 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore

10:06 : 11/11/2025
Para

Dëmtohet në një moment vendimtar të sezonit, Balde do t'i mungojë 3 javë Barcelonës

TË GJITHA

LAJMI I FUNDIT/ Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

14:37 : 12/11/2025

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025

REL: Migrantët kinezë zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën e Ballkanit për të arritur në BE

14:21 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com