A kemi siguri dhe cilësi ushqimore

Lexo edhe:

Në një kohë që duhet të jemi të fokusuar te cilësia ushqimore, konsumatorët shqiptar ende janë në dilemën nëse kanë apo jo ushqime të sigurta, dhe kjo nga skandalet e ditëve të fundit të cilët ngrenë një pikëpyetje të madhe për sigurinë e tyre.

Sipas ekspertes së sigurisë ushqimore, Renata Kongoli, pedadoge dhe në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, garantimi i sigurisë arrihet vetëm me mirëfunksionim të sistemit, zhvillimit të laboratorëve dhe kualifikimit të burimeve njerëzore.

“Çdo subjekt duhet të ketë laboratorin e vetë brenda të autokontrollit, për të kontrolluar jo vetëm pjesën e rrezikut dhe pjesën e cilësisë së produkteve ushqimore sepse ne si konsumatorë blejmë produktin për vlerat ushqyese që ka. Pra nuk e blejmë në qoftë se produkti është i sigurt ose jo. Ajo duhet të jetë e garantuar 100 për qind. Infrastruktura laboratorike ka kosto dhe një pjesë e subjekteve tona që janë kryesisht të mesme dhe të vogla e kanë të pamundur që të realizojnë planin e autokontrollit nga pikëpamja e analizave brenda dhe duhet të detyrohen tek laboratorët zyrtarë të kontrollit. Infrastruktura laboratorike edhe e këtyre laboratorëve zyrtarë nuk është në nivelin që duhet”, shprehet ekspertja e sigurisë ushqimore Renata Kongoli.

Vëmendja më e madhe e inspektimeve duhet të jetë te produktet e mishit sepse ato kanë rrezik më të madh për konsumatorët.

“Produktet me origjinë shtazore janë produkte me risk më të lartë, produktet e detit janë me risk më të lartë. Produktet që përgjithsësisht përmbajnë protein më shumë ato kanë dhe risk më të lartë. Ne importojmë shumë produkte dhe gama e gjerë e produkteve që importohen kërkon njëkohësisht inspektime dhe analiza më të specializuara dhe analiza të ndryshme diversive. Kjo bën që laboratorët që në pikë, në dogana duhet patjetër të jenë, të fuqizohen në mënyrë të vazhduar si dhe burimet njerëzore në sensin që të veprojnë shpejt, të japin informacionin shpejt”, shpjegon Kongoli.

Sipas ekspertes, drejtoritë rajonale bujqësore duhet të jenë më afër fermerëve që ti këshillojnë për llojin e pesticideve që duhet të përdorin.

“Drejtoritë që janë eksesioni apo drejtoritë e bujqësisë, të cilat duhet të jenë afër fermerit, ato duhet të këshillojnë, ato duhet të trajnojnë, edhe për sasinë e pesticidit duhet përdorur, edhe për kohën pas përdorimit në sensin që ky pesticide të mos shpërbëhet dhe të mos jetë risk për konsumatorin”, shtoi më tej ekspertja.

Shtesat në produktet e ushqimit janë një problem tjetër sipas Kongolit.

“Inspektimi i merr të mirëqena që janë shtesa të domosdoshme që shtohen tek një produkt i caktuar. Por se çfarë përbërje kanë këto shtesa dhe ç’efekte anësore kanë, pra kjo situatë nuk është e qartë. Ka një standard që përdoret për rastin e produkteve të bulmetit që sa është përmbajtja e vajit të palmës, në cilat nënprodukte duhet të shtohet dhe si duhet të deklarohet në etiketë”, përfundon Renata Kongoli.

Gjatë muajve të parë të 2025 konsumatorët shqiptar kanë hasur një sër rastesh që cenojë sigurinë ushqimore, duke nisur nga mandarinat, me mishin me salmonelë, luleshtrydhet me pesticide apo dhe specat apo qumështin me vaj palme./ Klan News

Lajme të lidhura

Para