• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: SPAK futi afera seksuale në dosje për të denigruar Veliajn! I dënuar të bëjë propagandë

22:02 : 10/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ka folur për procesin e Erion Veliajt, në lidhje me vendimin e Apelit, ku pjesë e saj janë edhe përgjimet në burg.

Bushati ngriti pikëpyetje se SPAK ka futur qëllimisht aludime seksuale në dosje për të denigruar figurën e Veliajt. Sipas analistit, SPAK është i dënuar të bëjë propagandë, pasi i çalojnë provat.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju thoni Bushat se SPAK bën propagandë. Ndonjëherë më marrin në telefon dhe më  thonë njerëzit, ky Bushati, edhe sikur SPAK të marrë Ramën, do bëhet me Ramën. Pra sikur ky do të marrë përsipër të “vrasë” SPAK-un…

Andi Bushati: Nuk kam asnjë dilemë. Nëqoftëse Ramën e kapin me këto metoda, si kanë kapur Belerin, Metën, Berishën, padyshim do them po i hani hakun. Ai duhet të shkojë për krimet që ka bërë, jo kur të bjerë nga pushteti, me fakte. Pse mu duk propagandistike?
Mu duk, sepse kemi qenë në këtë studio, e kam shkruar te Lapsi edhe unë, që është kapur Veliaj me përgjime, këto përgjime e fundosën, me këto nuk del më nga burgu. Asnjë nuk i kishte lexuar përgjimet dhe i komentonin. Çfarë doli? Asgjë. Asgjë më shumë se ato që ishte lënë në herën e parë në burg.  Duke bërë këtë krahasim thashë, pse i duhet SPAK gjithë kjo propagandë që shpërndan? Përgjimet, 3-4 raste ai e dinte që përgjohej, nuk mund të inkriminonte veten. Përgatitet një tullumbace e madhe, që njeriut ti bëhet gjyqi publik, në mënyrë që kur nuk ka fakte, të groposet me gjyq publik.
U thellova në këtë më tej. Thashë, po këtë njeri SPAK, për hetimin ta dojë në burg, dhe mendoj se duhet të jetë. Por c’duhet në përgjime aludimet seksuale për gruan e Veliajt? I shërbjenë hetimit, apo ka të bëjë me denigrimin? Pashë episodin tjetër, që paskan kundër edhe ambasadën amerikane. Erioni i thotë Ajolës mos shko te ambasada. Pse duhet futur kjo? Për të thënë se e kanë shitur amerikanët? Apo për të thënë duhet denigruar se ja hoqën vizën edhe amerikanët. Kemi makineri propagandistike që nuk ka lidhje me hetimin dhe kërkimin shkencor të provës. Kemi dhënien ushqim për studio televizive, që këtij i p*** edhe gruaja, ja kanë hequr vizën edhe amerikanët. Pra bëjani mutin këtij. Këto nuk i shërbejnë hetimit. Qenka edhe familje e degjeneruar….

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

Ola Xama: Atëherë s’kemi pse i përmendim këto. Nuk kemi pse bëjmë të njëjtin gabim.

Andi Bushati: Fakti që i hyhet në marrëdhënie intime, është skandaloze. Kam pyetur avokat, ç’pune ka kjo e ambasadës amerikane veçse për të lëshuar sinjale që nuk është më i amerikanëvë. Kemi përgjime për degradimin e personit, që bëhen publike për të degraduar, apo përgjime që i shërbejnë hetimin?

Ylli Rakipi: Nëse Erion Veliaj përdor mediat e veta, për të sulmuar prokurorët dhe për të ndikuar opinionin publik, pse nuk duhet edhe SPAK të aplikojë strategjitë e veta, madje të përdorë median për të ndikuar perceptimin publik? Bëhet fjalë për një çështje me rëndësi dhe interes të lartë, për sa kohë nuk shkelet ligji, a nuk është e drejtë që SPAK të përdor taktika të tilla?

Andi Bushati: Kam lexuar për këtë gjë. Ka shumë prokurorë edhe në vende perëndimore që bëjnë edhe një betejë publike krahas betejës në sallën e gjyqit. Se ndonjëherë trysnia e opinionit ndikon mbi procesin. E pranoj në një rast ekstrem këtë. Por kur kjo bëhet në të gjithë proceset e bujshme, SPAK është sjellë në këtë mënyrë. Po e them për Veliajn, por kam ngritur të njëjtat gjëra për Belerin. Kur diskutonim Belerin, nuk thuheshin faktet, por që ka djegur flamurin. Bëhet bymeja e madhe kur nuk ka fakte. SPAK e dua për provat shkencore. Fakti që është i dënuar të bëjë propagandë, do të thotë se i çalojnë provat.

Etiketa: Andi BushatiErion Veliajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
Para

"Rama po gënjen"/ Sejamini: Negociatat nuk kanë asnjë shans të hapen

TË GJITHA

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025

“Më bëri përshtypje gjesti i Tares”, Luka Modriç zbulon pse zgjodhi Milanin

21:45 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com