• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U sekuestruan mln euro/ Nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

18:05 : 09/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në pasuri të paluajtshme, automjete e bizhuteri… duke përdorur shqiptarë e shtetas të huaj kryesisht në Ishujt Kajman e Afrikën e Veriut, vitin e shkuar u identifikuan 13 skema të pastrimit të parave.

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare të përmbledhura në raportin e vitit të shkuar tregojnë se gjatë 2024-s u bllokuan e më pas u sekuestruan 10,4 milionë euro. Vlera e parave që grupet kriminale u përpoqën të pastronin vjet, por që u kapën nga Inteligjenca Financiare është 10-fish më e lartë se gjatë 2023-shit.

Brikena Kasmi, ish-zëvendësministre e Drejtësisë, u shpreh: “Të dhënat tregojnë se pavarësisht se ne kemi dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ky fenomen mbetet prezent dhe në formë shqetësuese”.

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare tregojnë se vitin e shkuar, më shumë se gjysma e skemave të identifikuara të pastrimit të parave përfshiu edhe bizneset. Të përfshirë në skemat e pastrimit të parave nuk ishin vetëm shqiptarët. Tre shtetas të huaj hapën tre biznese në vend dhe përmes tyre përfitojnë 3 milionë euro, transferta që vinin kryesisht nga Singapori, Rumania e Kolumbia, dhe fshiheshin nën petkun e “shërbimit të konsulencës”.

Edison Zaçaj, pedagog dhe ekspert ekonomie, shprehet: “Përdoren kryesisht bizneset në fushën e shërbimeve. Ato janë më të vështirat për t’u gjurmuar”.

Lexo edhe:

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Ndërsa Brikena Kasmi, ish-zëvendësministre e Drejtësisë, thotë: “Tre elementët kryesorë të pastrimit të parave janë vendosja (placement), shtresëzimi dhe integrimi. Të tre këto elementë nuk kanë ndryshuar”.

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare për bankat, pikat e këmbimit valutor apo noterët vitin e shkuar pati gati për pastrim parash. Në raport me vitet e mëhershme, “Raporti i aktivitetit të dyshimtë” pësoi rritje. Kryesisht në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK, “Inteligjenca Financiare” përcolli 234 raste të dyshuara të pastrimit të parave, 14 raste më tepër se në vitin 2023.

“Në mendimin tim ka shumë më shumë raste për t’u shqyrtuar dhe shumë më shumë vepra ende të paregjistruara. Këto janë vlera të parave të kapura, por fenomeni është shumë më shumë i gjerë”, thekson Zaçaj.

Të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës Financiare tregojnë se vitin e shkuar me vendim të Prokurorisë apo Gjykatës u sekuestrua 97 për qind e vlerës së parave të bllokuara. Ky raport ka mbetur thuajse i pandryshuar në 6 vitet e fundit. / A2 CNN

Etiketa: afrikeIshujt Kajmankrimiparashpastrimpastrim parashsekuestrimeskema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Duam para nga sekuestrimi i të ardhurave të krimit”, Belgjika-Shqipërisë: Merrni të burgosurit tuaj në burgjet tona

12:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është pronari i ‘Lamborghini Urus’ me të shkuar kriminale

11:13 : 01/10/2025
AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Del nga përgjimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mount of Tirana”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025
Para

Gjermani/ Merz siguron marrëveshje koalicioni me SPD: Do të kemi një qeveri efektive

TË GJITHA

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri, mbi një milion euro për person

18:49 : 20/10/2025

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025

Vesa publikon FOTOT nga momentet intime me Mirlind Dakun

18:10 : 20/10/2025

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com