• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpëtojeni Ramën!

14:32 : 05/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Irma Marku

Kanë kaluar muaj që Edi Rama është tretur në pyllin e frikës së vet. Nuk është më një lider politik – është kthyer në një siluetë të deformuar, që endet nëpër kënetën që vetë ka hapur. Çdo dalje publike është një shpërthim paniku, një tjetër provë se njeriu që dikur manipulonte me fjalën, sot nuk arrin të kontrollojë dot as mendimet e veta.

Prej kohësh, në fjalorin e tij zhurmëfolës janë futur një familje fjalësh që të kujtojnë halucinacione frojdiane: kënetë, bataqe, llumra, zhaba, zhapinj, minj, buburrecë, ameba, paramecë. Është si të shohësh një shpirt të fundosur, që kërkon të marrë frymë nëpërmjet përfytyrimeve të tmerrit. Ata që e kanë ndjekur nga afër, e kuptojnë: organet e tij politike vitale janë shkatërruar. E vetmja gjë që funksionon është e folura – por edhe ajo është kthyer në të vjella verbale që mbulojnë dynjanë.

Shpëtojeni Ramën!

Sepse nuk po ia del më të mashtrojë as veten.

Lexo edhe:

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Sepse nuk i beson më askujt – as pasqyrës.

Sepse po flet me hijet dhe lufton me përbindësha që i ka shpikur vetë.

Shpëtojeni, sepse është vetëm. Më i vetmuar se kurrë.

Dhe, të vetmit që i kanë mbetur janë burokratët e korruptuar, mercenarët e propagandës dhe vartësit që i druhen ditës kur ai do të shembet.

Shpëtojeni Ramën!

Sepse ky vend nuk mund të drejtohet më nga një njeri që qeveris në panik.

Sepse çdo ditë që ai rri në pushtet, Shqipëria zvarritet më thellë në llumin që ai e quan art.

Sepse ai ka nevojë për një pushim të gjatë nga pushteti – ndoshta për të parë një psikiatër, ndoshta për të përballuar vetminë, ndoshta thjesht për të heshtur.

Shpëtojeni Ramën!

Jo më nga populli, por nga vetja.

Shpëtojeni nga barra e rëndë e detyrës që nuk e mban dot më.

Shpëtojeni nga titulli që e mbyt, nga pushteti që po e çmend, nga fjalët që nuk e ndjekin më.

Shpëtimi vjen përmes shkarkimit.

Që të dalë nga llumi thithës i kënetës që hapi vetë, ai duhet të shkarkohet me VOTË.

Vetëm vota e lirë mund ta çlirojë Shqipërinë nga ky teatër delirant. Vetëm vota e lirë mund ta shpëtojë Ramën.

Shpëtimi vjen përmes shkarkimit.

Ky njeri nuk do të ikë vetë – As do të përmirësohet – As do të ndalet. Çdo ditë që ai rri në karrige, e thellon edhe më shumë krizën mendore të pushtetit dhe krizën morale të shtetit.

Për të dalë nga llumi thithës që e hapi vetë, Rama duhet të shkarkohet me VOTË.

Me një votë që nuk është më vetëm akt qytetar, por mjet shpëtimi kombëtar.

Shpëtojeni Ramën shqiptarë – duke e larguar!

Me votë! Me guxim! Me vetëdije!

Sepse Shqipëria nuk ka më kohë për të pritur fundin e delirit të tij. Ajo ka nevojë për fillimin e lirisë së saj.

Etiketa: Edi RamaIrma MarkuRamaramënShpetojenivotezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Nesër votohet në pesë bashki, baza materiale gati nëpër KZAZ

20:00 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
Para

"Ku***, do të shkër***..."/ Adriatik Alimadhi: Policët më dhunuan në fugon, mendoja se po bënin shaka

TË GJITHA

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com