• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Rrëmbyes zemrash, prift, spiun dhe poet/ 300 vjet nga lindja e Casanova-s

14:59 : 05/04/2025
në NDRYSHE

Ai u bë i famshëm për aventurat e tij të dashurisë, por Casanova qe edhe prift, shkrimtar, diplomat dhe spiun. Ai lindi në Venecia para 300 vjetësh – dhe emri i tij njihet ende në gjithë botën.

Giacomo Girolamo Casanova shikon me admirim figurën e tij të gjatë e të hollë në pasqyrën e zbukuruar me ar dhe rregullon disa qime të parukes. Çdo gjë duhet të jetë perfekte, kur të vijë zonja e zemrës së tij. Oxhaku dhe mobiliet e bukura reflektohen në dritën e qirinjve të shumtë, lulet në tapetet e mureve duket sikur kërcejnë në dritën vezulluese. Midhjet, mishi i drerit dhe shampanja janë gati mbi tavolinë. Bukuroshja, që ka pritur Casanova, është e mahnitur nga skena që ai ka përgatitur. Pas darkës mashtruesi e josh atë në dhomën e gjumit, ku ata i jepen lojës së dashurisë mes mëndafshit dhe damaskut.

Pak a shumë kështu mund të imagjinohen takimet e Casanovës me të dashurat e tij, bazuar në memuaret, që ai la pas.

“Meqë e ndjeja veten të lindur për seksin e kundërt, gjithmonë e kam dashur atë dhe e kam lënë që të më dojë, aq fort sa kam mundur”, shkruan Casanova në kujtimet e tij, “Historia e jetës sime”. Aty ai përmend me emër 116 dashnore, megjithëse historianët supozojnë se ai kishte marrëdhënie dashurie me disa mijëra. Këtu përfshiheshin zonja të shtresës së lartë dhe vajza nga familje të mira, por edhe prostituta e madje dy murgesha.

Casanova nuk u martua kurrë

Lexo edhe:

Milani merr zemër nga derbi, fiton me dy gola në transfertën e Venecias

Katër gazetarë rusë dënohen me burg për lidhje të pretenduara me Navalnyn

Në lidhjet e tij të shumta bëjnë pjesë edhe Marie-Louise O’Murphy, e dashura e mbretit francez Louis XV. Apo ajo Henrieta, të cilën ai e ndan nga një oficer hungarez në Itali, dhe që kur i thotë lamtumirë në Gjenevë, ajo gërvisht me një diamant në xhamin e dritares së dhomës së bujtinës fjalët: “Do ta harrosh edhe Henrietën!” Ai shpesh u premtonte martesë zonjave, por nuk u martua kurrë. Dhe megjithëse ato ishin në dijeni për jetën e tij të paqëndrueshme, bien pre e sharmit të tij.

Por Casanovës i bëhet padrejtësi, nëse e sheh atë vetëm si don zhuan, thotë italiani Carlo Parodi, i cili në 2018 hapi në Venecia një muze për bashkatdhetarin e tij të famshëm (muzeu nuk i mbijetoi pandemisë së koronës, shënimi i redaktorit). “Casanova”, thekson ai, “ishte një mendimtar, shkrimtar dhe filozof i madh, i cili padrejtësisht ka hyrë në histori vetëm si një dashnor i madh”.

Fëmijëria dhe vitet e shkollimit

Giacomo Girolamo Casanova lindi më 2 prill 1725 si djali më i madh i një familjeje aktorësh. Duke qenë se prindërit e tij shkojnë shpesh në turne, e lënë atë në kujdesin e gjyshes Mariza. Në moshën 12-vjeçare ai studion drejtësi laike dhe kishtare në universitetin e Padovës dhe në moshën 17-vjeçare doktoron. Karrierën e tij priftërore nuk e përfundon, jo sepse bie i dehur nga foltorja gjatë predikimit, por sepse pas tre vjetësh profesioni nuk e tërheq. Dhe shporta me ndihmat për kishën nuk mbushej aq shumë me monedha sesa me letra pasionante dashurie.

Ai provon fatin në profesione të ndryshme: është sekretar, kadet, toger, violinist në orkestër, poet dhe shkrimtar, alkimist, agjent sekret i inkuizicionit, spekullues financiar, diplomat dhe bibliotekar – për të përmendur vetëm disa nga aktivitetet e tij të shumta.

Për Casanovën bota e njerëzve të vegjël, nga e cila vjen, është një tmerr. Ai dëshiron t’u përkasë atyre, që i admiron me verbëri: patricëve. Edhe pse nuk i pëlqen mendjemadhësia i aristokracisë, jetën e tyre komode dhe luksoze e dëshiron shumë. Pasi Casanova ndihmon senatorin e respektuar Matteo Bragadin, në momentin kur ai pëson një goditje cerebrale, ky bëhet mbrojtësi i tij.

„Kushdo që të jesh”, i tha ai atëherë 21-vjeçarit, “nga ti e kam jetën”. Nga ai moment ai përfiton ushqim dhe banim, një shërbëtor, një gondolë, dhjetë dukatë ari në muaj si para xhepi dhe premtimin e patronazhit të tij të përjetshëm. “Kjo”, thotë Casanova, “është e gjithë historia e metamorfozës sime dhe e kohës së lumtur, ku unë nga pozita e një violinisti të varfër u ngrita në atë të një zotërie të nderuar”.

Arratisje spektakolare nga dhomat e plumbit

Casanova shpejt bëhet i preferuari shoqërisë së lartë. Ai ka një formim të shumëanshëm, qoftë në teologji, alkimi, mjekësi apo matematikë, -veneciani është në gjendje të diskutojë për çdo temë. Përveç italishtes, ai flet edhe frëngjisht, greqisht dhe latinisht, dhe është një bashkëbisedues argëtues. Kështu që nuk e ka të vështirë të magjepsë njerëzit. Por ai vazhdimisht shkakton zemërimin e klasës së lartë.

Kështu më 26 korrik 1755 ai burgoset në dhomat famëkeqe të plumbit, një burg në papafingon e Pallatit të Dozhëve venecianë me çati prej plumbi. Ai akuzohet për blasfemi dhe “fyerje të fesë së shenjtë”, për posedim të librave të ndaluar, për praktikim të magjisë dhe për joshje të të rinjve në ateizëm. Gjasat më të mëdha janë, hamendëson Casanova, që inkuizitorin e shtetit Condulmer e ka bërë armik për shkak të dashurisë së një zonje, të cilën vetë Condulmer e dëshiron.

Giacomo vuan nga ethet dhe të dridhurat, pleshtat i thithin gjakun dhe në birucë nuk ka ajër. “I vetmi mendim që më sundonte, ishte arratisja”, shkroi ai më vonë. Deri tani askush nuk ka ikur ndonjëherë nga dhomat e plumbit, por Casanova arrin të shpëtojë. Ai shkon në Paris, ku historia e arratisjes së tij spektakolare është përhapur tashmë dhe ai pritet si hero.

Xhongler financiar

Casanova është një mashtrues i shkëlqyer. Ai vazhdimisht gllabëron shuma të mëdha parash, që shpirtrat naivë, veçanërisht gratë, ia besojnë atij. Për shembull, Madame d’Urfé, një nga aristokratet më të pasura të Francës. Ajo është e fiksuar pas ideve okulte dhe është e etshme për t`u rinuar nga mrekullitë. Casanova mund ta verbojë atë me njohuritë e tij në alkimi dhe meqenëse, siç rrëfen ai në kujtimet e tij, nuk mund ta largojë markezën nga bindja e saj e rremë, preferon t’ia zhvatë asaj paratë nga xhepi.

Një fitim të papritur i solli atij edhe ideja për të themeluar një llotari në Francë në vitin 1757; pozita e drejtorit është jashtëzakonisht fitimprurëse. Arka e tij vazhdon të mbushet. Me porosi të fshehtë të ministrit të jashtëm francez ai kryen transaksione të vështira financiare në bursë jashtë vendit.

Por megjithë të ardhurat e tij marramendëse Casanova është vazhdimisht i falimentuar, sepse shpenzon para me të dyja duart dhe është i varur nga bixhozi. Por për shkak të sjelljes absolutisht të sigurt në vetvete – pas vitit 1758 ai prezantohet me guxim me titullin aristokratik të vetëshpallur “Chevalier de Seingalt” – gjenden vazhdimisht njerëz të rangut të lartë, që hyjnë për të garant me letra rekomandimi lavdëruese. Megjithatë gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë për bon vivantin: ai përfundon në burg gjashtë herë gjatë jetës së tij dhe dëbohet nga po aq vende.

Në udhëtim pa pushim

Gjatë gjithë jetës së tij Casanova udhëton nga një oborr mbretëror në tjetrin në të gjithë Evropën. Talenti i tij, për të lëvizur gjithmonë në rrethet më të larta, i krijon atij kontakte të shkëlqyera. Ai takon Mozartin dhe Volterin dhe në Romë takohet me papa Klementin XIII, i cili e shpall kalorës të spurit të artë. Frederiku i Madh i ofron atij një pozicion si mësues në shkollën e junkerëve në Pomerani, të cilin ai e refuzon. Mbretëresha e Rusisë  Katerina e Madhe e priti dy herë radhazi.

Vështirë se ndonjë nga bashkëkohësit e Casanovës mund të ketë udhëtuar aq shumë sa veneciani: historianët kanë llogaritur se gjatë jetës së tij ai ka përshkuar një distancë të barabartë me perimetrin e tokës. Me mjetet e transportit të asaj kohe, mbi kalë, në karrocë apo me anije, kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Kur u kthye në Venecia në vitin 1774 pas 17 vjetësh në mërgim, ai ishte i rraskapitur fizikisht; Vendlindja e tij, dikur skenë për orgjitë e tij të shumta, nuk e tërheq më.

Ajo që lë pas

Casanova ishte 60 vjeç, i vetmuar dhe i hidhëruar, kur u punësua si bibliotekar i kontit Waldstein në kështjellën Dux të Bohemisë në vitin 1785. Pesë vjet më vonë ai filloi të shkruante kujtimet e tij. Ai qëndron deri në nëntë orë në ditë mbi dorëshkrim, dhe shkruan 3700 faqe. Më 4 qershor 1798 Casanova vdes në moshën 73 vjeçare si pasojë e sifilizit apo sëmundjes së fshikëzës urinare, nuk dihet me siguri. Ai bie në harresë.

Kujtimet e tij mbahen të fshehta deri në shekullin e 20-të, censuruesit nuk i tolerojnë përshkrimet e lira të aventurave të tij seksuale. Vepra shitet fshehurazi nën dorë. Por kur më në fund ajo publikohet, e bën atë të pavdekshëm. Ajo ofron një pasqyrë unike të jetës dhe shoqërisë së asaj kohe dhe përkthehet në 20 gjuhë. Në të njëjtën kohë ai është dorëshkrimi më i shtrenjtë i shkruar me dorë në botë: në vitin 2010 shteti francez e blen atë për shtatë milionë euro.

Vendndodhja e varrit të Casanovës sot nuk dihet më, por motoja e jetës së tij është: “I kam dashur gratë deri në çmenduri”, por “gjithmonë e kam dashur më shumë lirinë time”.

/DW

Etiketa: CasanovadiplomatGiacomo Girolamo CasanovapoetpriftRrëmbyes zemrashshkrimtarspiunVenecia

Lajme të lidhura

SPORT

Milani merr zemër nga derbi, fiton me dy gola në transfertën e Venecias

14:55 : 27/04/2025
BOTA

Katër gazetarë rusë dënohen me burg për lidhje të pretenduara me Navalnyn

22:04 : 15/04/2025
AKTUALITET

Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, kompanitë celulare të tregojnë ç’po ndodh me DPI

17:38 : 29/03/2025
SPORT

Serie A/ Hap fals për titullin, Napoli ndalet në barazim ndaj Venecias

15:16 : 16/03/2025
SPORT

Seria A/ Lacio barazon me Venecian, Cristian Chivu debuton me fitore te Parma

17:54 : 22/02/2025
BOTA

Djali i Trump gjuan rosat në një zonë të mbrojtur, çështja shkon në Parlamentin italian

11:21 : 04/02/2025
Para

Katalogu i pronave të bllokuara, Agjencia e Konfiskimeve mbulon dështimin me foto me ngjyra

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com