• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katalogu i pronave të bllokuara, Agjencia e Konfiskimeve mbulon dështimin me foto me ngjyra

15:11 : 05/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Dy katalogje të publikuar nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (APSK) me foto plot ngjyra të pasurive të paluajtshme të bllokuara ose të kaluara në favor të shtetit ka shërbyer për të ngjallur së fundmi kërshëri publike, por nga ana tjetër tregon për një dështim spektakolar të organizatës shtetërore për vendosjen e tyre në shërbim të publikut.

Në 18 Shkurt dhe 28 Mars 2025, APSK, një agjenci në varësinë e Ministrisë së Financave, ka publikuar përkatësisht “Katalogun e Pasurive të Konfiskuara” dhe “Katalogun e Pasurive të Konfiskuara”, në një operacion që dallohet mirëfillti propagandistik.

Për rastësi gati perfekte, këto dy katalogje publikohen në periudhë fushate elektorale dhe media pranë qeverisë i ka shfrytëzuar këto dokumente për të evidentuar hetimet ndaj kundërshtarëve apo ish-bashkëpunëtorëve të kryeministrit Edi Rama, njeriut që e ka shndërruar aktivitetin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme në një “kurorë suksesi” mbi kokën e tij.

Ka disa arsye se përse katalogjet e APSK-së, më shumë se sa prezantim i aktivitetit institucional, janë pjesë e fushatës elektorale të qeverisë:

Lexo edhe:

Gjyqi me biznesmenin e fotovoltaikëve, Braçe del nga GJKKO: Tjetërsimi i pronave duhet të ndëshkohet

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë kthen dosjen për rigjykim

  1. “Mburje” me punën e gjyqësorit

Ndërkohë që pamjet nga pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara të krimit të organizuar ngjallin kërshëri në opinionin publik, aq më tepër që një iniciativë ndërmerret për herë të parë, ajo që vihet re në “katalogjet” e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara është një lloj ndjenje euforie dhe vetëkënaqësie.

Në foto: Katalogu i “pasurive të paluajtshme të konfiskuara”

Në fakt, Agjencia është thjesht një administratore e pasurive, të cilat janë sekuestruar apo konfiskuar me vendime të sistemit gjyqësor, përfshirë edhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe atyre të juridikisionit të përgjithshëm.

  1. Mungesa e rëndësishme

Në katalogjet e Agjencisë janë paraqitur prona të ndryshme, por nuk është e qartë nëse janë të gjitha. “Boldnews.al” nuk arriti të gjejë në publikimet e APSK-së pronat (trojet) që i përkasin kompanisë koncesionare të Sharrës, të sekuestruara me Vendimin Nr. 95, datë 28.07.2023, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe që menaxhohen nga Agjencia.

  1. A lejohet ekspozimi i pronave të sekuestruara?

Ndërkohë që pronat e konfiskuara të elementëve kriminalë apo të korruptuar kanë me vendim të Gjykatës së Apelit konsiderohen pronë shtetërore dhe ekspozimi i tyre ndaj publikut është një situatë normale, shfaqja e pronave të sekuestruara, të cilat formalisht janë në pronësi private, ngre shqetësime për shkelje të rëndë të privatësisë.

Në legjislacionin penal shqiptar, si edhe në atë ndërkombëtar, sekuestrimi është një masë parandaluese mbi pasuritë e personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale të caktuara.

Në foto: Katalogu i pasurive të paluajtshme të sekuestruara

Në praktikën e gjyqësorit shqiptar, përfshirë edhe atë të Gjykatës së Posaçme, si edhe në atë të vendeve të huaja, ndodh shpesh që një pjesë ose të gjithë pasuritë e sekuestruara mund t’i kthehen pronarit të ligjshëm, pasi është vërtetuar se nuk janë rrjedhojë e veprimtarisë kriminale.

Për këtë arsye, ekspozimi i pronave të sekuestruara, aq më tepër në mënyrë të detajuar me vendndodhje të saktë e me fotografi nga ambjente të brendshme e të jashtme, mund të shndërrohet në një problem madhor në të ardhmen për pronarët e ligjshëm.

  1. Dështimi me menaxhimin e pronave

Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka për qëllim miradministrimin dhe përdorimin sa më efiçent, efektiv dhe ekonomik të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë.

Por, a e ka përmbushur këtë qëllim Agjencia? Të dhënat e publikuara prej vetë saj në “Katalogjet” tregojnë se një numër minimal i pasurive të konfiskuara është dhënë me qera apo ka krijuar të ardhura.

Referuar Buletinëve të Agjencisë së Prokurimeve Publike rezulton se, në shumicë absolute të procedurave të ankandeve të zhvilluar nga ASPK-u për shitjen e pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar ose korrupsionit, kanë dështuar.

Gjithashtu, shumë prona “shtetërore” të administruara nga ASPK-u nuk janë vënë në shërbim të agjencive publike, pasi nga të dhënat e Thesarit të Shtetit tregohet se institucione të ndryshme shtetërore vijojnë të paguajnë qera për prona private.

Pra, deri më tani, Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara duket se i ka përdorur pasuritë e paluajtshme vetëm për katalogjet, ndërkohë që qëllimi final i ligjit është kalimi i tyre në shërbimin publik.

Etiketa: Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe KonfiskuaraAgjencia e KonfiskimeveAPSKKatalogukonfiskuarame ngjyraPronatsekuestruara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi me biznesmenin e fotovoltaikëve, Braçe del nga GJKKO: Tjetërsimi i pronave duhet të ndëshkohet

11:09 : 20/05/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë kthen dosjen për rigjykim

11:55 : 08/04/2026
AKTUALITET

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrojtimi me bankat: Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

10:03 : 29/05/2025
AKTUALITET

Ky është 34-vjeçari që u vra me pushkë në Has, motra e tij rrahu prindërit e autorit

19:07 : 07/05/2025
Para

EMRI/ I dënuar për plagosje me armë zjarri, shqiptari i shpëton ekstradimit nga Londra

TË GJITHA

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom