• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çadër rezistence” në Shushicë/ Banorët bllokojnë projektin e ujësjellësit të Himarës

13:56 : 05/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Banorët e 37 fshatrave përgjatë lumit Shushica janë mobilizuar sërish për të mbrojtur lumin nga ndërhyrjet që, sipas tyre, kërcënojnë jetesën dhe mjedisin në zonë. Ata u mblodhën sot, të shtunën, pranë “Urës së Laskos” për të kërkuar ndërprerjen e punimeve për projektin e ujësjellësit të Himarës.

Në shenjë proteste, ata ngritën një “çadër rezistence”, me synimin për të bllokuar mjetet e ndërtimit dhe për të penguar vijimin e punimeve.

“Mesazhi është që nëse do të duhet të vazhdojnë punimet, do të duhet të kalojnë çadrën,” tha Besjana Guri nga Eco-Albania, e cila tregoi se grupi ka vendosur të qëndrojë me turne për të vijuar qëndresën.

“Çadra u vu pas konsultimit me shumicën e protestuesve, mendojmë që të vazhdojmë deri sa qeveria shqiptare të ulet me protestuesit të diskutojë dhe të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët,” tha Astrit Balilaj, kryetar i fshatit Kuç.

Ky është përshkallëzimi i një proteste që vijon prej më shumë se dy vitesh, e cila tani është shndërruar në një betejë ligjore dhe sociale.

Lexo edhe:

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Seanca e radhës gjyqësore për këtë çështje do të mbahet më 11 prill në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë, pas padisë së ngritur nga banorët dhe organizata “EcoAlbania”. Sipas Balilajt nuk është e drejtë që punimet kanë nisur sërish pa u shprehur ende gjykata. Ai thotë se do të kishte qenë mirë të ishte pritur vendimi i saj.

Nën sloganin “Të shpëtojmë Shushicën”, dhjetëra qytetarë nga rrethinat e Vlorës iu bashkuan protestës për të kundërshtuar projektin, që sipas tyre, nuk respekton të drejtën për ujë të komunitetit lokal.

Banorët nuk janë kategorikisht kundër ndërtimit të ujësjellësit, por kundërshtojnë mënyrën sesi ai po zbatohet: duke marrë ujë nga lumi Shushica dhe duke e mbyllur në tuba, çka do të paralizonte bujqësinë dhe jetën në zonë.

Park Kombëtar në letër, por jo në degët e tij

Më 13 mars 2023, qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa Park Kombëtar, një vendim i përshëndetur ndërkombëtarisht. Megjithatë, mjedisorët vërejnë se kjo nuk i ka garantuar mbrojtje degës së saj të rëndësishme, Shushicës.

Justifikimi zyrtar se leja për projektin është dhënë përpara shpalljes së statusit është kundërshtuar nga organizatat mjedisore, të cilat theksojnë se procesi i diskutimit për mbrojtjen e Vjosës kishte nisur prej vitesh.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrja në rrjedhën e Shushicës do të ndikojë rëndë në biodiversitetin e zonës. Ulrich Eichelmann, drejtues i organizatës Riverwatch, ka deklaruar se “nëse ky projekt finalizohet, Shushica do të thahet dhe nuk do të jetë më pjesë funksionale e një Parku Kombëtar.”

Situata e lumit Shushica nuk është e izoluar. Rasti ngjason me atë të lumit Izvor në Tragjas, i cili synohet të futet gjithashtu në tuba për të furnizuar me ujë zonat turistike të Palasës, Dhërmiut, Draleos dhe Drimadhes.

Një raport i fundit i EcoAlbania i publikuar më 17 mars 2025 thekson se degët e Vjosës – Shushica, Drino dhe Bënça – janë në rrezik nga një sërë faktorësh, përfshirë aktivitetin urban, turizmin, dhe mbi të gjitha, marrjen e ujit për qëllime ekonomike dhe ndërtimore.

Në qershor të vitit të kaluar, 54 banorë të zonës, të mbështetur nga EcoAlbania dhe Res Publica, ngritën padi kundër institucioneve përgjegjëse, përfshirë Këshillin e Basenit Vlorë, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Bashkinë Himarë, duke kërkuar pezullimin e projektit.

Kjo është beteja e dytë për mbrojtjen e Shushicës. Beteja e parë, kundër ndërtimit të katër hidrocentraleve në këtë lumë, u fitua në vitin 2024 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Por tani, kërcënimi ka marrë një tjetër formë – jo më përmes digave, por përmes tubave që largojnë jetën bashkë me ujin.

/Citizens.al

Etiketa: banoretcaderhimarelumiprojektiprotesterezistenceshushiceujesjellesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë

16:13 : 18/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

Protesta për UÇK në Tiranë, qytetarët me pankarta në duar: Gjykatë raciste serbe-ruse

17:24 : 17/10/2025
AKTUALITET

Nga tubimi pro UÇK te maratona e Tiranës, policia publikon planin e masave

13:29 : 17/10/2025
Para

Hakerimi/ Bregu: Skandal i madh dhe goditje publike për SPAK. Duhet dhe hetim administrativ

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com