• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e parë pro PD, vjen nga Edi Rama

19:25 : 03/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ervin Salianji

Kur jemi pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, me gjasë do të nisin siç ka ndodhur shpesh, deklarimi haptazi i votës. Kuptohet se për Opozitën ka ndrojtje për ta shpallur, duke qenë se njihet sa malinje, hakmarrëse e represive është qeveria.

Por, për habinë e të gjithëve, vota e parë që u manifestua pro PD, erdhi nga ai që pritej më pak. Nga Edi Rama.

Ai jo vetëm është dakort me programin e demokratëve, por do të bënte dhe ai të njëjtën gjë.

Lexo edhe:

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

Ra ky raport e u pamë!

Paraqiti autokratuci si ide të tijat, fije për pe, propozimet e Opozitës.

Pra ai është tërësisht dakort me minimumin jetik 200 euro, me rritjen e pensioneve mbi këtë bazë, me pagën minimale 500 euro, me pagën mesatare 1200 euro.

A mund të gjente PD e Sali Berisha zëdhënës më të mirë për platformën e tij se dikë që ka aksesin e Edi Ramës në media?

Vështirë se mund ta gjente.

Shefi i Rilindjes u ka thënë atyre të radhëve të tij, që ta përkrahin programin e PD.

*

Dikush që ka udhëhequr për 12 vjet qeverisjen më të korruptuar në kontinent, sigurisht që nuk i ka qelizat për t’u skuqur për një plagjiaturë, a vjedhje programi. Nëse po tenton t’i bëjë qesharake ato propozime, duke i nxjerrë nga goja e tij, sërish nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Projekti i PD është totalisht i realizueshëm. Edhe më skeptikët edhe të majtët e dinë mirë se nëse është fjala për të bërë këtë permbysje në paga e pensione, në zhdukjen e varfërisë, do t’i besonin jo atij që e solli këtë gjendje deri këtu, e që pati 3 mandate kohë për ta korigjuar e kurrë nuk e bëri, por do t’i besonin atij që edhe në të shkuarën e ka jetësuar këtë transformim.

Me shpalljen e gjasme programit, Edi Rama shtoi dhe një metër në fasadën e tij, asgjë më shumë. Pasi në realitet, ai po e tregon çdo ditë se modeli i tij janë kullat, kullat, dhe kullat.

Këto ngrehina, pasurojnë një grusht njerëzish edhe më shumë, fusin para të pisëta në kate të larta, por nuk sjellin asgjë për njerëzit, për ekonominë.

Pensionet e pagat nuk rriten me grataçela, as me resorte.

Ato rriten me rritjen e ekonomisë, me çlirimin e tregut, me hapjen e garës, me taksën e sheshtë, me thjeshtimin e burokracisë.

Nuk ka dyshim se disa prej këtyre projekteve me rrokaqiej, me resorte janë interesante. Po ato nuk reflektojnë pulsin real të trupit të rrëgjuar, të mpakur të shoqërisë tonë, të vendit tonë. Kur një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mbyllin dot muajin, çfarë u thonë atyre lajmet për vezullime të reja të luksit të betonit e qelqit.

Edi Rama po tregon se ai është i vendosur të ndjekë këtë korsi. Se ai ka interes atë grusht klientësh rreth tij. Për të, nuk ekziston pjesa tjetër. Po me 11 Maj janë pikërisht të harruarit, të shtypurit, të braktisurit që do ta thonë fjalën e tyre. Dikush mund të ketë marrë truall publik, leje të re, resort të ri, po ai ka vetëm 1 votë. Eshtë shumë pak për ta mbajtur në pushtet një maskaradë të tillë.

E diela e dytë e Majit do ta tregojë.

Etiketa: Edi RamaErvin SalianjiPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025
AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025
Para

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse, arrestohet mësuesi në Itali

TË GJITHA

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025

Alternime vranësirash e reshje shiu, parshikimi i motit për këtë të shtunë

08:04 : 25/10/2025

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com