• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra e 2 Prillit/ PD përkujton 4 martirët, Berisha: Sot heroizmi i tyre është më frymëzues se kurrë

12:11 : 02/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Si sot, 34 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën, ajo që njihet ndryshe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Protestat kundër regjimit diktatorial të komunistëve enveristë, i morën jetën katër të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në kryeqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për te rrëzuar regjimin.

Protestat masive në Shkodër u morën jetën 4 të rinjëve të pafajshme, Arben Broci, 21 vjeç Bujar Bishanaku, 22 vjeç Nazmi Kryeziu, 22 vjeç dhe Besnik Ceka, 21 vjeç të cilët u bënë martirë të demokracisë për të çuar në vend nderin e kombit. Gjithashtu, mbetën të plagosur edhe 87 qytetarë të Shkodrës.

Disa drejtues të degës së Partisë së Punës dhe zyrtarë të policisë në Shkodër u ndoqën penalisht për atë ngjarje. Të dënuarit ishin: Xhemal Dymylja, sekretari i parë i Partisë në Shkodër; Çapajev Taçi, zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Shkodër; Hajredin Shyti, zëvendësministër i Brendshëm; Dilaver Papare, shefi i policisë në Shkodër; Gjek Celaj, zëvendës shefi i policisë në qytet.

Megjithatë, të gjithë të dënuarit u liruan përmes një amnistie në vitin 1997, duke bërë që rrethanat e vrasjeve të mos hetoheshin më kurrë në mënyrë të plotë dhe zyrtare.

Lexo edhe:

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

Në kohën kur ndodhën vrasjet, ministri i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili mbeti një figurë e rëndësishme politike edhe pas rënies së komunizmit dhe madje shërbeu si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për rreth katër vjet. Një dokument, i cili pretendohet të jetë firmosur nga Ruçi, urdhëronte policinë “t’i godasë fort” protestuesit.

Në lidhje me “Masakrën e 2 Prillit”, Partia Demokratike ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni përkujtimore në nderim të 4 martirëve të demokracisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se më 2 prill 1991, regjimi i Ramiz Alisë përdori dhunën për të shtypur kërkesat e qytetarëve për liri, duke shtruar Shkodrën me gjak. Berisha tha se sakrifica e martirëve pati një jehonë ndërkombëtare dhe shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe votën e lirë.

Berisha: Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë. Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së. Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar. Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie. Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.

Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë. Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj. Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj.

Ne nderojmë sot këtë ditë para një ngjarje që do të ndajë epokat. Sepse përsëri ne nderojmë veprën e tyre të ndritur, sakrificën e tyre sublime në një diktaturë, e cila nuk bazohet më ideoligjinë e ish-komitetit të partisë, por bazohet në ideoliogjinë e Dobraçit, të krimit, të terrorit. Dhe kjo është një diktaturë po aq e shëmtuar sa e para. Bazohet në ideologjinë e një bande, që kërkon të mposhtë një qytet liridashës dhe kjo bandë ka një kryebandit në krye, që quhet Edi Rama. Ndaj dhe sot, sakrifica, heroizmi i martirëve të Shkodrës është më frymëzues se kurrë. Është thirrje për çdo qytetar të këtij qyteti të bekuar, për çdo shqiptar, të kthejmë 11 Majin në ditën e votës së lirë.

Të kthejmë me 11 Maj, dritën e lirisë në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë. 11 Maji është dita që ndan histori dhe epoka, ndan diktaturën e bazuar në drogë, nga shteti i të drejtës, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ndan varfërinë dhe mjerimin në rritje të shqiptarëve nga rruga e mirëqenies, e begatimit të pandalshëm të tyre. Ndan dëshpërimin me shpresën, Ndan zhgënjimin me besimin e madh se Shkodra dhe Shqipëria do të jenë të jetueshme. Do të jenë dinjitoze për qytetarët e saj. Ndan shpopullimin, shkretimin e Shkodrës dhe Shqipërisë nga djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e saj. Nga besimi dhe kthimi i këtij besimi, nga rikthimi i tyre në Shqipëri për të ndërtuar ëndrrën shqiptare. Dhe unë u them ju, nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra shqiptare, nuk ka ëndërr më fisnike se ëndrra shqiptare, nuk ka ëndërr më sublime se ëndrra shqiptare. Nuk ka vend më të pasur dhe më të begatë se kjo tokë që e grabisin dhe plaçkisin.

Etiketa: 2 prillimartiretmasakraPDSali BerishaShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zhupa kundër ligjit për sportin: E ka bërë vetë Fidel Ylli, pa transparencë

15:54 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

10:42 : 26/06/2025
Para

Dhunoi vjehrrën e saj, e pëson 54-vjeçarja në Fier

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com