• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata, situatë alarmante

21:47 : 28/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

 3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar I Urgjencës… Kështu deklaroi pak ditë më parë  Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë e infermier të këtij shërbimi. Duke u përpjekur të bëjë dallimin e Urgjencës Kombëtare para dhe pas qeverisjes socialiste.

A ka hyrë ndonjeherë Kryeministri në Urgjencën e QSUT, në një ditë të zakonshme pune, dhe pa lajmëruar se do të shkojë? Për këtë dyshojmë shumë…  Ndaj për ta informuar sa më mire Zotin Kryeministwr, bëmë një vëzhgim disa ditor, duke u përpjekur të sjellim sadopak fragmente të asaj se ccfarë ndodh brenda atyre mureve.

Sapo afrohemi, përvecc një numri të madh personash, brenda dhe jashtë ambienteve të urgjencës, gjëra e parë që arrijmë të dokumentojmë, është ky zotëri, që mbi kokë ka një infermiere dhe një mjeke, qe cila po e viziton mbi krevatin me rrota te nxjerrë nga autoambulanca mu në mes të kooridorit.Sepse me shumë gjasë, nuk ka vende të lira për ta sistemuar në një dhomë.

Ndërkohë në një tjetër korridor janë pozicionuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është duke bërë serum, ndërsa i është vendosur një kateter i improvizuar me një bidon uji, ndërsa dy të tjerët po qëndrojnë ulur në pritje të marrë asistencë nga personeli.

Në të njëjtin kooridor qëndron një tjetër I moshuar në karrocë, I shoqëruar nga një e afërme, edhe ai në pritje të mjekut. Sidoqoftë nuk jemi aty vetëm për të verifikuar praninë e pacientëve që kanë mbushur korridorin, por për të kuptuar edhe se si janë proccedurat për regjistrimin dhe më pas përkujdesjen ndaj tyre. Gjë që duhej të ishte normale, njëlloj si ccdo urgjencë në të gjithë botën.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Për këtë kemi vendosur të asistojmë një të sëmurë dhe bashkë me të nisim të kërkojmë mjekun nëper kooridore me shpresën se mes gjithë atyre njerzve do ta dallonim se cili ishte i duhuri për ne. Infermierja na orienton, por ndërsa ne presim të takojmë mjekun, ajo na dorëzon në duart e një kolegeje tjetër.

Një lloj stafete brenda korridoreve të urgjencës, ndërkohë që as këtë herë mjekun nuk e pamë. Infermierja e dytë na fut në një ambient ku më pas mësuam se kryhet EKG e zemrës. Krahas nesh, aty ka një numër të konsiderueshëm personash që presin në radhë. Një dhomë ekzaminimi në të cilën qëndrojnë të gjithë së bashku, pacientë dhe të afërm, pa minimumin e privatësisë. Dhe më keqja është që mungojnë dhe mjetet e punës…

Ikja e infermieres ka bërë që të gjithë të qëndrojnë me sy nga dera duke pritur rikthimin e saj. Kohë e mjaftueshme edhe për tu njohur me njëri tjetrin. Pasi kemi pritur rreth 15 minuta, më në fund pajisja erdhi, dhe infermierja iu fut menjëherë punës në prani të të gjithë pacientëve që janë aty në pritje… Ekzaminimi u bë vetëm për një paciente, dhe spina e EKG u hoq për tu marrë sërish nga infermierja, ndërkohë që në rradhë ishin edhe 5 pacientë të tjerë në pritje të këtij shërbimi. Sepse EKG-ja ka prioritete.

Pavarësisht këmbënguljes tonë, infermierja nuk na kushton aspak vëmendje dhe largohet bashkë me pajisjen e EKG duke na lënë në pritje edhe për 15 minuta të tjera…. Sepse më në fund arritëm të kuptojmë që në Urgjencën e QSUT, nuk mjafton vetëm mungesa e EKG që shëtit sa andej e këtej, por u dashka të kesh pas vetes një infermiere të dedikuar, sepse përndryshe nuk të merr askush përsipër.

Gjithsesi meqë e kemi detyrim të gjejmë një infermiere, dalim sërisht nëpër kooridore për ta kërkuar…Por në vend të saj, përballemi sërish me pacientët që pamë të shtrirë në kooridore, të cilët marrin shërbim në korridoret e spitalit. Një punonjës i urgjencës na pohon se në këtë repart, nuk ka EKG dhe se në funksion është vetëm 1 e tillë. Diskutimin e prishjes së aparaturave për të favorizuar klinikat private e kemi dëgjuar me dhjetra here, por kur e thotë dikush nga personeli i QSUT, atëherë gjërat bëhen më të besueshme.

Por ccfarë mbetet është fakti se urgjenca me e madhe në vend e cila pret me qindra pacientë në ditë, prej 3 muajsh ka në funksion vetëm 1 EKG, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e pajisjeve nuk punon. A është gjithë kjo që pamë panorama e vërtetë e asaj ccfarë ndodh në urgjencën e QSUT? Për fat të keq jo, sepse ajo që do ju tregojmë i kalon kufijtë e ccdo imagjinate… dhe ka për protagonist stafin e këtij sektori, aq të vlerësuar nga kryeministri.

Është mbrëmja e 30 Janarit të këtij viti. Në hyrjen e urgjencës paraqiten dy të moshuar. Burri duket se ka probleme serioze shëndetësore, dhe gruaja e merakosur e cila e ndihmon për të ecur me vështirësi. Pasi qëndrojnë për disa minuta përballë recepsionit pa ia hedhur sytë askush, dy të moshuarit, marrin guximin t’i afrohen një grupi mjekësh dhe infermierësh. Por këta të fundit vijojnë bisedën të pashqetësuar, edhe pse janë vetëm gjysem metri distancë.

Por me sa duket, prania e ciftit të moshuar vetëm sa i jep bezdi atyre, dhe pas pak ccastesh largohen një nga një pa marrë mundimin t’i pyesin se ccfarë problemi kanë. Sorollatja e cciftit nëpër korridore zgjati për më shumë se një orë, deri kur më në fund dikush u kujtua që t’i sqaronte. Kaq e vështirë ishte që dikush t’i sqaronte që në fillim dhe t’i përcillte për tek hyrja, në vend që të silleshin sa majtas djathtas korridoreve të spitalit? Ndaj për këtë situatë kërkuam shpjegim pranë këtij reparti , ku shefja e observimit në Urgjencën e QSUNT, shprehu me shqetësim mungesën e kapaciteteve për të pritur pacientët dhe pranoi mungesën e pajisjeve mjeksore./ Emisioni “Piranjat”

Etiketa: Albana KoçiuaparataturaqsutradhëRamashendetesiasituatë alarmantete prishuraurgjenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Evakuimet nga tërmeti, foshnja lind në mes të rrugës në Bangkok

TË GJITHA

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com