• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Samiti në Paris, Macron krah Ukrainës: Nuk është koha për t’i hequr sanksionet Rusisë!

17:09 : 27/03/2025
në BOTA

Britania dhe Franca do të dërgojnë një delegacion ushtarak në Ukrainë për të punuar me forcat e armatosura të Kievit në mënyrë që t’i ndihmojnë ata të planifikojnë hapat e së ardhmes. Lajmi u bë i ditur nga presidenti francez, Emmanuel Macron në deklaratat që bëri pas përfundimit të Samitit të Ukrainës.

Samiti në Paris për Ukrainën zgjati tre orë, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky. Synim i samitit ishte formulimi për garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë vendosjen e mundshme të forcave ushtarake evropiane në kontekstin e një marrëveshjeje tjetër hipotetike të paqes në të ardhmen.

Kjo vjen pasi Moska paralajmëroi se Britania e Madhe dhe Franca po rrezikojnë një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Presidenti Macron njofton se një “forcë sigurie” në Ukrainë do të veprojë si një garanci sigurie dhe do të vendoset një ditë pas një marrëveshjeje paqeje. Termi është i ndryshëm nga forca “paqeruajtëse” që është diskutuar deri tani.

Udhëheqësi francez shprehet më tej se disa shtete do të kontribuojnë në forcën, por ajo nuk do të jetë në vijën e kontaktit, përkundrazi do të vendoset në “zona strategjike”.

Lexo edhe:

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

“Ne do të kemi diskutime midis udhëheqësve tanë ushtarakë për të përcaktuar vendndodhjet, numrin e forcave që do të vendosen për ta bërë atë të besueshëm dhe aftësitë që do të ketë. Asgjë nuk është përjashtuar, forcat detare, forcat tokësore dhe forcat ajrore… kjo forcë sigurie nuk duhet të zëvendësojë forcat paqeruajtëse në vijën e kontaktit ose ushtrinë e fortë dhe të fuqishme ukrainase”, tha presidenti francez.

Macron gjithashtu vuri në dukje se në takimin e sotëm “ranë dakord unanimisht” se tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë.

“Nuk mund të ketë heqje të sanksioneve përpara se të vendoset paqja. Koalicioni i vullnetit synon të mbajë presionin ekonomik mbi flotën hije [ruse] dhe disa nga aftësitë e saj industriale, dhe ne do të mbesim të mobilizuar për këtë çështje”, deklaroi ai.

Presidenti francez tha gjithashtu se u vendos që të udhëzohen ministrat e jashtëm të koalicionit që të paraqesin brenda tre javësh propozime se si mund të monitorohet armëpushimi.

Etiketa: macronparisRusisamitisanksione

Lajme të lidhura

BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
Para

E rëndë në Sarandë, 17-vjeçari plagoset me thikë nga bashkëmoshatari

TË GJITHA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

25-vjeçari që vrau babain del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025

Tiranë/ Vodhi në oborr të banesës një makinë në Yrshek, 32-vjeçari kapet bashkë me mjetin e grabitur

09:58 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com