Emisioni “Vetting”
Rindërtimi në Thumanë ka kaluar në një proces shkeljesh të së drejtave themelore për familjet që kanë pasur prona me certifikata pronësie.
Nëse tërmeti i dëmtoj pjesërisht shtëpitë e tyre, shteti ju shembi dhe ju premtoj tua ndërtonte nga e para. Banesat të cilët ishin të dëmtuar pjesërisht, shteti i shembi për të ndërtuar Thumanën dhe strehuar banorët që kishin humbur banesat.
Emisioni “ Vetting” kontaktoi me disa banorë që shtëpitë e tyre ishin të dëmtuara dhe sipas komisionit të rivlerësimit ata duheshin të riparoheshin, por që shteti ju shembi, duke ju garantuar se do ju jepte banesa të reja. Banorët e Thumanës denoncojnë për emisionin “Vetting” padrejtësinë që u është bërë:
“Çfarë borxhi jua kemi ku i kemi mundësit ekonomike neve për t’u përplasur nëpër gjykata, kjo është një e drejtë që po na mohohet ta gjejnë ku të duan pronën që kam patur” sqaron Vera Fifo.
Teksa më tej një tjetër banor shprehet se: “Na i premtuan që do na jepnin sipas nenit 17 germa c, nuk na i kanë dhënë, vetëm mashtrime.”
Si Vera Fifo dhe Sali Gasa janë dhe shumë familje të tjera që kanë përjetuar tragjedinë e tërmetit dhe lënë në një situatë të pasigurt dhe të padrejtë 5 vite më vonë. Pas dëmtimit të banesave të shkallës DS3 pra për rikonstruksion, pallati i tyre sërish u shemb për të rindërtuar Thumanën sot .
Vera Fifo shprehet për Vetting se: “Dëmet tona kanë qenë e dëmtuar DS3, na I kanë shembur për rindërtimin jo se ishte e dëmtuar nga tërmeti. Na i shemben për të na i ridhëne nuk na i kanë dhënë kemi gjithë këto vite që po vuajmë. Ky është dëm ekonomik që ne po e vuajmë prej 5 vitesh”.
Janë ankuar në bashki, por i kanë kthyer përgjigje se në bazë të aktit normativ janë pajisur, por faktikisht banesa e tyre nuk u dëmtua nga tërmeti, por nga vet shteti.
Problem qëndron se për pronën e tyre kanë rezultuar dy akt konstatime, një që i dhanë banorëve dhe një që mbahej në dosjet e njësisë administrative Thumanë. Ajo që “fshihej” në dokumenta e nxirrte pallatin të dëmtuar të shkallës DS5.
Enver Shpati jurist shprehet për Vetting se: “Këshilli bashkiak ka marr vendim që për mua s’bën sens që një këshill bashkiak të marr një vendim, ta prish banesën ta rindërtoj nga një 2 katesh në 5 katesh dhe mos t’u japi banorëve. Familjet nuk kërkojnë më shumë nga çfarë ata kishin.”
Në tokën ku ka qene shtëpia e tyre është ngritur një 5 katësh nga 2 kate që ishte pallati i tyre, por këtyre banorëve nuk ju dha banesë aty ku ishin, por nga 3 banesa që ata zotëronin para tërmetit me certifikata pronësi ju është dhënë vetëm 1 duke ju mohuar për pasojë e drejta e pronës.
Banorja Vera Fifo sqaron se: “Tani ndërtesën e djalit me certifikata pronësie nuk na i ka dhënë ambientin e punës, nuk na i kanë dhënë ka qene ambient pune kemi paguar taksa në me licencë.”
Qytetarët e Thumanës që kanë kontribuar për zhvillimin e komunitetit kanë respektuar ligjet, por tashmë përballen me një realitet ku po vuajnë. Shteti ndërmori shembjen e këtyre shtëpive, me premtimin për ndihmë dhe strehim më të mirë. Por, për shumë qytetarë, si Vera Fifo, kjo ndihmë ka qenë e papërmbushur, duke i lënë ata në një gjendje akoma më të vështirë se para katastrofës.
Ky është një shembull i qartë se si shumë qytetarë, pavarësisht se janë të mbështetur nga ligji dhe kanë pasur të drejta pronësie, janë të detyruar të përballen me një sistem që jo vetëm nuk i mbron, por edhe i trajton me padrejtësi në momentet kur kanë më shumë nevojë.
Më tej, Vera Fifo shprehet se: “Kemi kontribuar për këtë vend këtu ishte dy-katëshe e kanë tjetërsuar e kanë bërë 4 kate, u bë na kanë tjetërsuar vendin nuk marrin parasysh metrat që kishim. Jemi një familje që nuk përfitojmë në kurriz të të tjerëve.”
Vera, një grua që ka kaluar një jetë të tërë duke luftuar për të drejtat e saj, sot ndodhet në një situatë dramatike. Pas 30 vitesh mundimesh, ajo shtron pyetjen e fortë:
“Për çfarë arsye kemi kontribuar kaq shumë për këtë vend, kur asgjë nuk na është kthyer?”
Ajo dhe shumë të tjerë përballen me një sistem që dështoi të ndihmojë ata në kohën e duhur. Ndërsa premtimet për ndihmën dhe dëmshpërblimet mbeten të pabazuara, Vera kërkon për të ardhmen e djalit të saj, që të mos shohë veten të detyruar të largohet nga vendi që ka mundur ta quajë shtëpi. Në një shoqëri ku të drejtat e individëve shpesh injorohen, pyetja që mbetet është:
Ku janë premtimet e bëra dhe kush do të marrë përgjegjësinë për ato që janë lënë pas?
”30 vite mund na janë hedhur poshtë nuk kërkojmë asgjë përveç se aq sa na takon ku janë premtimet ku është e ardhmja e djalit tim, që ta dëboj e të iki rrugëve të botës për çfarë arsye kujt ja kemi borxh neve. Që nuk kam parë as rinin time, as fëmijët e mi për të ikur, të punuar zvarritur rrugëve, për mos t’i renë në qafë, asnjë dua metrat katror siç i kam pasur,” shprehet e indinjuar Vera Fifo.
Pas ankesave të njëpasnjëshme në bashki, në njësinë administrative e vetmja rrugë i mbeti gjykata çështja është hapur dhe po vijon procedurat ka 1 vit.
Vera Fifo shprehet e shqetësuar se shteti i ka kthyer në pikën zero: “Jemi tek Gjykata Administrative, ka një vit pa përgjigje, zvarritje, zvarritje. Kujt ja kërkojmë, ku të vemi nuk duan as njerëz që janë në punë të vetë kë do ky shtete të marrim akte ekstreme.
Kërkoj metrat siç i kam patur, kërkoj ambientin e punës siç e kam patur, asnjë gjë më tepër nuk dua i kam arritur të gjitha nuk kam parë rinin time i kemi vënë krahët shtëpisë që fëmijët tanë mos ta fillonin nga zero dhe ne sot e kësaj dite shikoni vajtëm në këtë pikë.”
Për 90-vjeçarin Sali Gasa, historia është më shumë se një varg fatkeqësish dhe tragjedish. Dita e tërmetit solli edhe më shumë rrethana të dhimbshme, gruaja e tij, pasi mori vesh se në familjen e saj për shkak të tërmetit kishin humbur jetën nipi bashkë me të atin, humbi kujtesën, këto ishin një goditje shumë e madhe për bashkëshorten Drita Gasa.
Shteti merr çdo gjë që i përket, ky 90-vjeçar vazhdon të kërkojë nëpër gjykata dhe zyra, ndërkohë që sfidat dhe problemet rriten çdo ditë e më shumë. Në këtë tragjedi, ku duhet të ishte një rikuperim dhe një ndihmë, ai ka mbetur vetëm në kërkim të asaj që i takon. Çdo shpresë dhe çdo mundësi, sikur janë një mrekulli që i janë hequr, ndërsa ai kërkon drejtësi. Ai ndjen se gjithçka është thjesht një shaka tragjike që luhet mbi shpinën e tij.
Sali Gasa thekson se këto para janë lekët e burgut. 90-vjeçari ka vuajtur në kohën e komunizmit dhe po ndëshkohet edhe sot në kohën e demokracisë. Me paratë e burgut politik arriti të blejë banesat në Thumanë, 4 hyrje të gjitha me certifikatë pronësie u prishën për të rindërtuar Thumanën.
Por fëmijët e të moshuarit mbetën pa banesa sepse shteti nuk ua siguroi pronën të dhënë me kushtetuese.
Më tej i moshuari Sali Gasa sqaron se: “Pallati nr.42 kam pas 3 hyrje në emrit të fëmijëve dhe djalit. Në pallatin 35, ka qenë një hyrje, 4 shtëpi kemi përfituar për 11 frymë dhe 5 kryefamiljar. Shtëpitë i kemi blerë vet të gjitha të regjistruar në hipoteke në emër të fëmijëve.”
I moshuari ka kaluar një jetë plot vuajtje dhe sakrifica, ende nuk ka mundur të gëzojë pronën e tij. Ai tregon me zemërim se: “Pavarësisht se ato shtëpi i ka blerë vetë, shteti ende nuk ia ka dhënë atij siç i takon”.
Sali Gasa shprehet i pikëlluar se: “Janë shtëpitë tona i kemi blere vet nuk na i ka dhënë shtetësi jemi të përndjekur politik, shteti duhet të na i kishte dhënë falas, jo me na i marrë. Jam liruar në vitin ‘90 nga burgu politik, kam bërë 18 vite e 6 muaj në burg, jam liruar me urdhër të Ramiz Alisë”. 90 vjeçari shprehet me një ton të theksuar pikëllimi dhe shqetësim.
Sipas të moshuarit është shkelur nenit 17, ai sqaron se: “Na kanë kthyer përgjigje do merren shtëpitë në bazë këtij neni këtij akti mashtrime”.
Kërkesa ime është ballafaqim, nëse unë dal fajtor, të jap edhe këtë hyrje që kam këtu.”
Me këto fjalë, Sali Gasa thekson me dhimbje jo vetëm vështirësitë e jetës, por edhe pasigurinë që ka pasur për të ofruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, ndërsa shteti dhe autoritetet duket se e kanë lënë të vetëm në përballje me sfidat e jetës. I moshuari është ankuar dhe ka vënë në dijeni çdo institucion si përfaqësues ligjor, por përveç premtimeve asnjë hap tjetër nuk është marr. Duke u shtrënguar ti drejtohet derës së gjykatës.
Gasa shprehet se: “Jam ankuar dhe kam hapur gjyqet! Në gjyqin e parë zv.kryeministrja, në bazë të aktit normativ na takojnë hyrjet më vete, siç i kemi pasur”
Një tjetër familje përballet me një problem të ngjashëm, që duket se ka të bëjë me një burokraci të pashpjegueshme dhe të pafalshme. Ata kishin dy banesa, por pas tërmetit, vetëm njëra prej tyre iu dha nga institucionet. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata janë ende të mbetur në pritje të asaj që duhet të ishte një zgjidhje e thjeshtë, një ndihmë që ka mbetur vetëm premtim.
Avokati Enver Shpata shprehet se: “Bashkia për sa kohë se e ka përcaktuar me listën e të dëmtuarve dhe ka bërë më pas selektime, që do të thotë se është e kundraligjshme”
Padyshim që ky është një tjetër shembull i administratës që nuk arrin të ofrojë një zgjidhje për ata që kanë vuajtur, e cila nuk është thjesht një histori për t’u treguar, por një realitet të cilin shumë qytetarë të këtij vendi vazhdojnë ta përjetojnë, duke mbetur në pritje të një “miratimi” që duket se nuk vjen kurrë.
Mirela Fifo një tjetër banore e Thumanës për Vetting shprehet se: “Unë kam patur dy hyrje në këtë pallat, por bashkia jonë ma ka refuzuar banesën tjetër.”
Me fjalët e saj, ajo shpreh një frustrim të thellë ndaj një sistemi që përpiqet t’i japë “zgjidhje”, por në fakt ka bërë më shumë dëm se sa mirë. Kjo është një situatë që pasqyron shumë prej problemeve që përballen qytetarët çdo ditëm premtime të thyera, shkelje të të drejtave dhe një administratë që nuk zgjidh problemin, por që është vet problemi.
Mirela Fifo thekson se: “Pallati është shembur për rindërtim: Sipas tyre jemi të pajisur, ne kemi qenë të shkallës DS3, kemi prit lekët për ta riparuar pallatin dhe me për të hyrë dhe jo për të na i prish e mos të na jepnin fare”.
Denoncuesja shpërthen në ndjenjë zemërimi pasi shtëpia ka qenë me certifikatë pronësie e pajisur që në vitin 2006, por ky sistem nuk ia njohu të drejtën e pronës. Ky është një tregim i një familjeje, që pavarësisht se kanë kaluar një jetë të tërë duke punuar dhe kontribuar në këtë vend, nuk kanë mundur të gëzojnë atë që ligjërisht ju takon.
Më tej Mirela Fifo thotë se: “E kanë prish për projekt në bashki dhe komunë i jemi drejtuar e s’na kanë dhënë zgjidhje i jemi drejtuar gjykatës kërkojmë pronën tonë të fëmijës tim”.
Fifo akuzon dhe zbulon dhe një tjetër fytyrë të së vërtetës, ajo shprehet se ka pas dhe raste abuzimi.
“Ka familjar të tjerë që kanë pasur një plus një dhe kanë marr 3 plus 1 dhe unë që kam pas shtëpinë time me dokumenta, s’ma jep shteti.”
Ndërsa për të plotësuar sa e sa familje ka shteti, dmth ma merr mua ja jep atyre” sqaron zonja Fifo.
Mirela Fifo nuk ka lënë vend pa u ankuar, por të gjithë i tregojnë para fytyrës një VKM të nxjerrë në kohë emergjence që mesa duket “shkel” edhe mbi kushtetutën.
“Kam folur edhe vet me kryetarin dhe s’kam shkuar më se me tha sipas ligjit je e plotësuar.”
Çështjen aktualisht edhe Mirela Fifo e ka depozituar në gjykatë, por një rreze shprese e dhënë nga avokati mban këto familje me sytë nga peshorja e drejtësisë.
Fifo u shpreh se: “Avokati thotë se është pronë me dokumenta, nuk e mohon dot askush. Kërkojmë shtëpinë tonë metrat katrore nuk kërkojmë asgjë tjetër”.
Denoncimet dhe dëmi që shteti i rëndoi individit pas tërmetit vijon të mbetet një sforco.
“Jemi totalisht të zhgënjyer, nuk kemi gjet asnjë të drejtë”- thekson Fifo.
Blerim Myrta pas tërmetit është diskriminuar pasi edhe pse e ndante vetëm një mur nga komshiu i tij. ASHK-ja i refuzon legalizimin e banesës, ndërsa familjes tjetër ia pranon.
Blerim Myrta një tjetër banor i pallatit sqaron se: “Unë objektin e kam pas 187 m2. I kam pas me certifikatë pronësie, ndërsa pjesën tjetër ka qene në proces legalizimi që para tërmetit.
Më datë 10 prill 2020 më ka ardhur përgjigja që objekti është përjashtuar nga procesi I legalizimit. Rrjedhimisht edhe dëmshpërblimi ishte sa çereku i pronës që ai posedonte.
Avokati i çështjes shprehet se ky është një rast i paprecedent pasi në bazë të procedurave ligjore ashk duhet ta kishte regjistruar pronën sipas tij jemi në kushtet e diskriminimi.
Sinkron avokati: “ Për njerëz të barabartë kanë bërë diferencime që për mua nuk janë aspak të ndershme dhe as njerëzore”.
Të gjithë këta qytetarë, janë në këtë situatë tragjike pikërisht për shkak të menaxhimit të gabuar të tenderave dhe fondeve publike, të cilat shpesh janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore nuk kanë pasur si prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, por përfitimin nga kontratat e dyshimta dhe shpërndarja e fondeve përmes rrugëve të pandershme. Ky sistem ka krijuar një hendek të thellë midis premtimeve dhe realitetit, duke i lënë qytetarët pa të drejtat e tyre, duke e kthyer çdo mundësi për përparim në një iluzion. Kjo është një situatë ku jo vetëm që ata nuk gëzojnë asgjë nga ajo që u takon, por janë të detyruar të luftojnë nëpërmjet procedurave të pafundme ligjore, të cilat nuk sjellin asnjë rezultat konkret.
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa në analizojnë situatën se për shkaka të menaxhimit të gabuar nga autoritet, problemi bije më pas tek banorët: “Pasojat e saj janë të qarta, produkte që kalojnë ndjeshëm për nga pikëpamja e cilësisë së tyre dhe kosto që shpesh herë i kemi parë që janë abuzive”.
Hije skandali me tenderat e Rindërtimit të Thumanës! Firma “PE-VLA-KU” nën sekuestro preventive fitoi tenderin e majm. Eliminoi 17 oferta të tjera!
Si e mori tenderin Kompania për të rindërtuar në pallatin kur ishte e sekuestruar?
Më 4 gusht të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e këtij pallati por edhe të tjerë. Objekti i këtij tenderi është “Minikonkursi Nr.25 (Kontrate ne baze te Marrëveshjes Kuadër me REF-67609-08-03-2020) – “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonën e re për zhvillim Krujë, Paketa A, Objektet A+J, B, C, D+G, E, F+H, I, njësia administrative Krujë, Bashkia Krujë. (Programi i Rindertimit)
Për këtë tender është hapur gara për projektimin dhe kompaninë që do të merrej me këtë shërbim.
“Minikonkursi Nr.19- (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-66894-07-27-2020) – “ “Shërbime projektimi per projektin teknik dhe marrjen e lejes se ndertimit per ndertesat njesi banimi (pallat) ne perputhje me PDYV-ne e zonës Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Kruje. (Programi i Rindërtimit)”. Në garë morën pjesë 22 bashkime subjektesh, fituese rezultoi Erald – G” sh.p.k dhe Transport Highëay Consulting” sh.p.k.
Ndërsa kompania supervizore rezultoi fituese Archi-Space shpk, me ortakët themelues të shoqërisë Luçjano Bojaxhiu me 50% të kapitalit dhe Rais Petrela me 50% të kapitalit. Më 2 shtator 2016, me anë të kontratës së shitjes së pjesëmarrjes së kapitalit, Luçjano Bojaxhiu shet 50% të kuotave të kapitalit në favor të Z. Rais Petrela, kundrejt çmimit 50 lekë.
Kontrata është nënshkruar në bazë të marrëveshjes kuadër, plotë 6.5 miliardë lekë. Paratë u fituan nga kompania “Pe Vla Ku” shpk, e cila do të merrej me ndërtimin e pallatit ku do të strehoheshin banorët e prekur nga tërmeti. Por edhe familjeve që u ishte shembur banesa për shkak të rindërtimit, por jo prej lëkundjeve të tërmetit do të strehoheshin në këto godina.
Romina Radonshiqi eksperte ekonomie thekson se: “Qeveria duhet të strehoj qytetarët e ka detyrim ligjorë nga një akt të tillë”.
Miliarda lekë përfitoi kompania, por sipas analizës së tenderit të dhëna tronditëse dolën në skenë.
Kompania “PE VLA KU” shpk, pas një verifikimi të kryer në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton e bllokuar nga përmbarimi.
Konkretisht në datë 18.12.2017, me anë të urdhrit Nr. 1303 Prot “Për Vendosjen e sekuestros konservative”, lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, u urdhërua vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet që zotëron debitori subjekti “PE – VLA – KU” shpk.
Ky urdhër ka qenë në fuqi deri më 23 tetor 2020, u urdhërua lirimi nga sekuestro konservative i të gjitha aksioneve të zotëruara nga debitori shoqeria “PE – VLA – KU”.
Edhe pse sekuestro është hequr në tetor të vitit 2020 në kohën kur është dhënë tenderi për ndërtimin e pallatit në Thumanë, Kompania ka qenë në sekuestro.
Dhe urdhri ka qenë në fuqi në momentin e vlerësimit të ofertës dhe në momentin e shpalljes së tenderit nuk ishte hequr ende sekuestro konservative.
Të qenit nën sekuestro e aksioneve të kompanisë “PE VLA KU” për detyrimet që ky subjekt ka pasur ndaj palëve të treta me shumë mundësi, sipas ligjit për përmbarimin privat i jep mundësinë këtij të fundit të nxjerr në ankand çdo pasuri të subjektit qofshin këto makineri e pajisje apo sekuestrim të të ardhurave financiare.
Avokati Shpati sqaron në parim se: “Nga fjala sekuestrim do të thotë se çdo veprimtari është e bllokuar dhe çdo veprim i kryer nga ky subjekt është i jashtëligjshëm. Pra zhvillon aktivitetin në shkelje ligji nuk duhet të marr tender dhe ai që e ka dhënë tenderin është duke shkelur ligjin”.
Kjo situatë krijon risk dhe nuk jep besueshmëri dhe garancinë e duhur Fondit Shqiptar të Zhvillimit se ky subjekt do të realizonte e përfundonte punimet e kontratës. Rrjedhimisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye ligjore për ta marrë vetë përsipër riskun duke ia besuar punët e kontratës një shoqërie që pasuritë e veta ia ka nën sekuestro e që në çdo kohë mund ti dal në ankand.
Sakaq Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk duhet ta kishte kualifikuar në këto kushte, ndërkohë që ka ftuar edhe jo pak, por me shume se 17 subjekte të tjera ne garë. Me qëllim që të garantohej shpallja e shpejt e një fituesi që plotëson kriteret për kualifikim me aftësi dhe kapacitete e duhura si dhe me besueshmërinë për të realizuar me sukses punimet objekt i kontratës.
Në bazë të ligjit të prokurimeve neni 46/1 i cili i jep mundësinë Autoriteti Kontraktor që në fazën e vlerësimit të ofertave të bëj përzgjedhjen si fitues operatorin që ka:
“Kualifikimet e nevojshme teknike profesionale kapacitete organizative makineritë pajisjet asetet te tjera fizike aftësinë organizative besueshmërinë përvojën e duhur si dhe personelin e nevojshëm për të zbatuar kontratën siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”.
Konform këtij ligji operatori “PE-Vla-KU” duhej të s’kualifikohej sepse nuk ofronte besueshmërinë e duhur sipas nenit 46. Por drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk pyeti për këtë ligj duke marr riskun e mos zbatimit apo shtyrjes së afateve në dëm të popullit dhe konkretisht këtyre familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe shteti.
Por si u reflektua realisht në punime ky problem i kompanisë dhe lëshimi i qindra miliona lekëve që i bëri FSHZH-së kompanisë në kurriz të qytetarëve?
Paketa A që përfshinte disa njësi banimi kanë filluar në janar 2021 dhe duhet të përfundonin në qershor të vitit 2021 me mbi 8 njësi kolektive dhe përafërsisht 160 apartamente.
Gazetarët e emisionit “Vetting” zbuluan se kjo kompani për shkak të problemeve me sekuestron, por jo vetëm nuk i ka mbaruar pallatet e kontraktuara në kohë. Por edhe jashtë afateve sipërfaqja e projektuar për të ndërtuar ishte një kantier ndërtimi me vinça, mjete të rënda teksa në pallatet e ndërtuar karabinaja nuk ishin vendosur pllakat, dritare, dyer madje nuk ishin kryer as suvatimet dhe termoizolimi.
Këto kishin mbetur pa përfunduar në fillim të gushtit 2021 ku shtatori përsëri do ta gjente në kantier këtë vend.
Kush mbajti përgjegjësi për tejkalimin e afateve?
Kush mbajti përgjegjësi për parat e shpërdoruara që këta banorë të vazhdonin të paguheshin me bono qiraje sepse firma që kishte fituar padrejtësisht tenderin kishte zvarritur punimet?
Kush mbajti përgjegjësi për ato familje që jetuan në banesa me qira dhe e paguan nga xhepi se ju ndërpre bonusi? Një zinxhir i gjatë ku çdo hallkë pasohej me dëm. Për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa problemi nis në procedurat e tenderave në përgjithësi: “Tenderat janë dhënë me vlertë gati 100%, në këto kushte procesi nuk ka integritetin e duhur”.
Por kush është kompania “Pe-Vla-Ku”?
Kjo kompani ka si aksioner, Vladimir Pjetërgjokaj me 53% të aksioneve dhe Kujtim Arifaj me 47% të aksioneve. Kjo kompani ka një shifër të lartë tenderash, të cilën e ka përfituar nga buxheti i shtetit. Deri më tani numërohen 18 gara të finalizuara në 7 institucione tenderues që kapin vlera mbi 6 miliard lekë pa TVSH.
E themeluar në 04 tetor 2005 kompania ka një grafik ku bie në sy xhiro mjaft e lartë, ndërsa fitimet dalin në disa raste edhe me minus për vite me radhë sipas të dhënave nga “Opencorporates.al”.
Kompania “Pe VLA KU” probleme me dokumentacionin
Në investigimin që gazetarët e emisionit “Vetting” kanë kryer kanë vërejtur në dokumentin ligjor-teknik se kompania “PE VLA KU” shpk ka mospërputhje të drejtuesit ligjor sipas QKR-së me drejtuesin ligjor të licencës në kundërshtim me përcaktimet e pika 2 kreu 1 VKM nr.42 datë 16.01.2008.
“Për miratimin e Rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit klasifikim dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtarinë ndërtimi.” Pra si drejtues ligjor paraqitet administrator Vladimir Pjetërgjoka, kurse në bazë të një tjetër dokumentacioni, licencës drejtues ligjor është vetëm Kujtim Arifaj.
Teksa në kreun 1: “Qëllimi fusha e veprimit të rregullores dhe përkufizimit pika 2 të VKM nr. 42 parashikohet se “Drejtuesi ligjor- personi fizik administrator për shpk drejtor president për sh.a. personi fizik të përcaktuar si të tillë nga vendimi i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të regjistrit ose në gjykatë, në kreun III “kategorizimi dhe klasifikimi i lecencës elementet e saj , kushtet, kriteret.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit më sipër, referuar praktikës së vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik për rastet e mospërputhjes së drejtuesit ligjor të licencës me administratorin sipas QKR-së. Por edhe praktikës së vlerësimeve të kryera në raste të ngjashme, licenca e lëshuar për shoqërinë Pe VLA KU shpk megjithëse është lëshuar nga institucione t përgjegjëse konkretisht nga Ministria e Punëve Publike dhe transportit shfaq mangësi dhe nuk përmbush të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara nga akti normativ.
Ekspertja Radonshiqi sqaron se: “Kjo garë duhet të jetë transparente e ndershme e paanshme nga ana tjetër duhet të jetë konkurruese, nëse i referohemi këtyre 3 parimeve shpesh here në Shqipëri janë shkelur.”
Në tenderin e marr nën shqyrtim nga gazetarët investigativ të emisionit “Vetting” ka zbuluar dy degët e kompanisë “PE VLA KU” në Kosovë. Edhe në një tender në Gjakovë sipas medias vendase kjo kompani ka çaluar.
Konkretisht sipas gazetës online Insajder, kompania është futur në listën e zezë.
OSHP ose Gjykata e Tenderave Kosovë ka marrë vendim për të penalizuar kompaninë “PE VLA Ku” dega Kosovë dhe kjo masë u morr pas mosrespektimit të kushteve të përshtatshmërisë në një tender për rindërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Në vendimin e lëshuar më 17 tetor 2024, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar pjesërisht kërkesën e Komunës së Gjakovës për diskualifikimin e operatorit ekonomik “PE VLA KU” dhe të tjerë, për përfshirje në aktivitete të papërputhshme me dispozitat ligjore të tenderimit.
Kjo kompani ka shfaqur mungesa serioze në dokumentat e depozituara duke u përjashtuar për një afat 6 mujor për të marr pjesë në tenderat e Kosovës.
Sipas dokumentit të OSHP-së, ky vendim vjen pas shqyrtimit të një kërkese nga Komuna e Gjakovës, e cila kishte konstatuar se disa anëtarë të grupit të operatorëve ekonomikë që kishin marrë pjesë në tender nuk i kishin përmbushur kriteret e përshtatshmërisë të kërkuara.
Raporti i hetimit ka vërtetuar se një nga anëtarët kryesorë të grupit, kompania “PE VLA KU” kishte dështuar të ofronte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kishte përmbushur kriteret e përcaktuara për kualifikim.
Vendimi përfshin diskualifikimin e kompanisë “PE VLA KU” për një periudhë gjashtëmujore nga pjesëmarrja në tenderë publikë në Kosovë.
Ekspertët e OSHP-së theksuan se kompania kishte shfaqur mungesë serioziteti në ofrimin e garancisë për ofertën, duke përfshirë zgjatjen e validitetit dhe të sigurimit të ofertës. Ky rast i futjes në listën e zezë vjen si rezultat i përpjekjeve të OSHP-së për të zbatuar në mënyrë rigoroze dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, i cili kërkon që operatorët ekonomikë të jenë të përputhshëm me të gjitha kriteret e përshtatshmërisë në aktivitetet e prokurimit publik.
Përjashtimi nga TVSH
Rreth 780 biznese që kanë kryer apo po kryejnë punime në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 2019-ës nuk do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.
Qeveria i ka përjashtuar nga taksa ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar autorizimin që konfirmon se sipërmarrja nuk ka detyrim të paguaj TVSH nëse aktiviteti, malli apo shërbimi është produkt i Programit të Rindërtimit.
Të dhënat janë përpunuar nga Open Data Albania. Ata që përfitojnë nuk janë vetëm kontraktorë që kanë fituar tendera nga autoritetet. TVSH nuk do të paguajnë gjithashtu dhe nënkontraktorë apo furnitorë të tyre të angazhuar në zbatim të kontratës.
Programi i Rindërtimit po financohet me fonde të Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të huaj. Ndërkohë mbështetje financiare nga qeveria do të përfitojnë dhe kompanitë që aktualisht kanë kontrata publike në sektorin e ndërtimit.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimi tregoi se ato do të kompensohen me 30% të vlerës së kontratës aktuale, subvencion ky që do të miratohet pas analizimit të faturave.
Pas shumë kritikave nga Bashkimi Europian, por edhe problemet e shumta me tërmetet dhe zjarret, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë Natyrore për periudhën 2023-2030.
Sipas raportit të “Ëorld Risk Report” të Universitetit të Kombeve të Bashkuara, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cënueshmërinë, përballimin dhe aftësinë përshtatëse, vendi ynë është renditur si vendi më i rrezikuar në Europë për periudhën 2013-2021. Europa është i vetmi kontinent që renditet në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren globale në të gjitha fushat e Rrezikut nga Fatkeqësitë Naturore. Megjithatë, ka ndryshime të dukshme midis vendeve brenda Europës.
Sipas raportit më të fundit nga “World Risk Report”, dobësitë e Europës Lindore dhe Jugore janë deri në dy herë më të larta se ato në veri të Europës. Ky ndryshim rrjedh nga fakti se një e treta e vendeve të Europës Jugore – Italia, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria janë në dy vendet më të larta klasat e ekspozimit.
Por teksa këto vende kanë infrastrukturë dhe burime njerëzore për tiu kundërpërgjigjur rreziqeve natyrore, Shqipëria ka probleme në asete, burime njerëzore. Më e keqja është se fatkeqësitë në vendin tonë janë një mundësi e artë për zyrtarët e korruptuar për të përfituar nga rrëmuja dhe kaosi që përfshin institicionet për të grabitur ata që ngelen pa strehë dhe nën hijen e skamjes, të pafuqishëm për të kërkuar të drejtën e tyre pasi ata që duhet ti ndihmojnë, janë ata që nxjerrin kapital nga fatkeqësia e tyre.