• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plagosja me thikë në Berat/ Autori është administratori i bizneseve të Klod Allajbeut

21:09 : 25/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias” të Beratit. 37-vjeçari Asllan Fetiu plagosi me me thikë në bark 85-vjeçarin Todi Biçaku.

Pas krimit, autori u largua në drejtim të paditur dhe ende nuk është kapur, ndërsa i moshuari u dërgua për mjekim në spitalin e Beratit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Asllan Fetiu ka hyrë në lokal duke kërkuar një person të quajtur Fatjon Azizolli, një person me precedent të mëparshëm penal, por nuk dihet për çfarë motivi. Pasi i kanë thënë se nuk ndodhej aty, 37-vjeçari ka nisur të shajë klientët dhe t’i ngrejë zërin personelit të lokalit.

I moshuari Todi Biçaku, klient i rastësisht në lokal, gjithashtu ka ndërhyrë për të shuar situatën dhe i ka kërkuar që të dilte jashtë, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë.

Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të biznesit, si dhe të bizneseve për rreth për të zbardhur ngjarjen, por mbetet për t’u parë se sa do të dalë para drejtësisë autori, kjo për shkakun se ai është njeriu i besuar i një biznesmeni të fuqishëm në vendin tonë. Bëhet fjalë për Klodian Allajbeun, pronari i “Spitalit Amerikan”.

Lexo edhe:

Plagosi me armë zjarri një 32-vjeçar, shpallet në kërkim autori në Bulqizë

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

Asllan Fetiu rezulton si administrator i disa prej bizneseve me pronar Klodian Allajbeun. Siç shihet edhe në dokumentet e mëposhte, bëhet fjalë për “ANAMARK”, EKMA ose Tregu Agro-Ushqimor në Tiranë. Ndërkohë, “ANAMARK”, zotëron 85% të kapitalit tek një tjetër biznes i Allajbeut, “Equos Resort” në Mullet.

Po ashtu, Asllan Fetiu rezulton si administrator edhe tek kompania “MEDICAL RECYCLING”, me pronar 100 % Klodian Allajbeun. Kjo kompani ka si veprimtari “në fushën e trajtimit, riciklimit dhe përpunimit të mbetjeve spitalore, hapja dhe menaxhimi i qëndrave të përpunimit të mbetjeve spitalore. Import-Export, tregti me shumicë dhe pakice i makinerive për trajtimin e mbetjeve.”

Ndërkohë, nga dokumenti i mëposhtëm rezulton se Asllan Fetiu ka qenë dhe pronar i kompanisë “FOREVER CONSTRUCTION”. Kjo kompani ka si veprimtari “Investime në fushën e ndërtimit, ndërtime të objekteve qytetare, industriale dhe qëndra multifunksionale, punime dheu, sistemime, ndërtime pallatesh civile, ekonomike, tregtare, kulturore, sportive, të objekteve sociale, hoteleve, fshatrave turistike, etj.”.

Ndërkohë, në Prill të vitit 2020, këtë kompani Asllan Fetiu e ka shitur tek Kloldian Allajbeu, i cili më vonë sërish e ka shitur tek persona të tjerë, por kalimi nga Fetiu tek Allajbeu, nisur nga faktet e mësipërme, duket se kemi të bëjmë me një shitje fiktive.

 

Ndërkohë, pavarësisht se rezulton si administrator i bizneseve të Klodian Allajbet, mediat raportojnë se 37-vjeçari punonte si shofer i biznesmenit.

Kujtojmë se Klodian Allajbeu është një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri, teksa pak kohë më parë u paraqit për t’u marrë në pyetje edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dëshmuar për rreth dy orë.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt, ku kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Kinës, ku prokurorët nuk kanë marrë edhe përgjigje se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim.

Gjithashtu, Klodian Allajbeu është nën hetim edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Etiketa: administratorAsllan FetiuBeratKlodian AllajbeuplagosjeTodi Bicaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi me armë zjarri një 32-vjeçar, shpallet në kërkim autori në Bulqizë

12:31 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

21:06 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit

10:55 : 12/11/2025
AKTUALITET

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

08:46 : 12/11/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
Para

Gjermani, 66-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e dhjetë

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com