• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi me VIDEO: Landfilli i Bushatit ndot lumin Drin, rrezik për gjallesat dhe banorët

16:26 : 24/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Banorët e fshatrave të Shkodrës dhe Lezhës kërkojnë mbylljen e landfillit në Bushat për shkak të pasojave të rënda mjedisore që po shkakton.

Sipas tyre, në një denoncim për JOQ shprehen se ky landfill ndikon drejtpërdrejt në lumin Drin, që buron në fshatin Shelqet dhe derdhet në Lezhë, duke përkeqësuar cilësinë e ujit dhe duke kërcënuar shëndetin e banorëve që jetojnë përgjatë tij, veçanërisht në fshatin Barbullush dhe Tale.

Pasojat që po shkakton ky landfill janë të dukshme dhe shqetësuese. Uji i lumit ka filluar të ndotet, duke rritur rrezikun për sëmundje dhe duke kërcënuar bujqësinë dhe jetën e egër në këtë zonë. Banorët dhe aktivistët kërkojnë që të mbyllet ky landfill, duke theksuar se përgjegjësia për këtë dëm mjedisor bie mbi ata që kanë lejuar funksionimin e tij pa marrë parasysh pasojat afatgjata për mjedisin dhe shëndetin publik.

Ata kërkojnë që autoritetet lokale dhe qendrore të merren me këtë çështje dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme, duke vendosur në plan të parë mbrojtjen e mjedisit dhe interesat e qytetarëve. Ata theksojnë se landfilli i Bushatit ka krijuar një situatë alarmante dhe kërkojnë veprime të menjëhershme për mbylljen e tij dhe pastrimin e ndotjes që ka shkaktuar.

Kujtojmë se landfilli i Bushatit, i cili mbledh, sistemon dhe riciklon mbetjet urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës, i është dhënë kompanisë “Becker Albania” për t’a menaxhuar për 25 vjet.

Lexo edhe:

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

Pronarë të kompanisë “Becker Albania” janë Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Kjo e fundit është mbesa e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Denoncimi i qytetarit:

“Shikoni pasojat që sjell landfilli i Bushatit! Këto janë pasojat dhe përgjegjësit, përfshirë ata që ishin në qeveri. Lumi i Drinit, që buron në fshatin Shelqet dhe derdhet në Lezhë, është i ndikuar rëndë. Unë po protestoj për mbylljen e këtij landfilli. Pasojat që shkakton landfilli i Bushatit janë të rënda për lumin që kalon përmes fshatit Barbullush dhe derdhet në fshatin Tale të Lezhës. Ne kërkojmë që kjo të bëhet një problem i madh dhe të kërkohet mbyllja e landfillit në Bushat të Shkodrës” – shkruan qytetari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Landfilli i Bushatit “dhuratë” për mbesën e Manjës/ PD: A është pronari faktit vetë ministri?

Fituese ‘Becker Albania’/ Qeveria i bën dhuratë mbesës së Ulsi Manjës Landfillin e Bushatit

Etiketa: banoretbushatdrinlandfillilezheluminndotrrezik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025
AKTUALITET

E lënë në “harresë” nga ARRSH/ Ura e Rubikut, rrezik i përditshëm mbi lumin Fan

20:06 : 24/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

16:40 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen në flagrancë me drogë dhe armë të ftohtë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

16:23 : 21/10/2025
AKTUALITET

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

09:35 : 18/10/2025
Para

Bashkëshortja e JD Vance do të vizitojë Groenlandën, pakënaqësi në ishull

TË GJITHA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com