• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dinamika e aksidentit me 4 viktima/ Tre të arrestuar, në kërkim administratori i firmës

15:30 : 20/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si përgjegjës për aksidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Vorë – Fushë Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Në pranga është vënë drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Policia raporton se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Blutë e kryeqytetit raportojnë se në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Sipas Policisë, dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren. Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

Viktimat

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Lexo edhe:

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

Michele D’Angelo del nga burgu, kthehet në Itali pasi u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

“Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja.” – njofton Policia.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga është vënë dhe i afërmi i shoferit të betonieres, shtetasi Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, Policia njofton edhe arrestimin e shtetasit Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njofton Policia.

Po ashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç, teksa Policia thotë se po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: aksidentiAleksandër KrrashiDanjel KoxhaValentin Krrashiviktima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025
AKTUALITET

Michele D’Angelo del nga burgu, kthehet në Itali pasi u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

13:53 : 24/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
BOTA

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025
BOTA

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

08:53 : 18/10/2025
Para

“Buzëqesh” Japonia, kombëtarja e parë që siguron një biletë për në Botëror

TË GJITHA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com