• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Qyno për objektin e padisë

15:27 : 19/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Kushtetuese pranoi gjatë një seance të shkurtër kërkesën e avokatit të gazetarit Elton Qyno për të ndryshuar objektin e padisë, duke shtuar kërkesën për fshirje të kopjeve virtuale të telefonave që ishin sekuestruar. Si palë e interesuar, SPAK kërkoi kohë për të argumentuar mbi ndryshimin.

Gjykata Kushtetuese pranoi gjatë një seance të shkurtër të mërkurën kërkesën e avokatit Dorian Matlija që përfaqëson gazetarin e Ora News, Elton Qyno për të ndryshuar objektin e padisë, duke shtuar kërkesën për fshirje të kopjeve virtuale të telefonave që ishin sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme në dhjetor të vitit 2023.

Qyno ka paditur në Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Avokati Matlija tha se mbajtja në sekuestro e mjeteve elektronike dhe kopjeve virtuale të tyre cënonte lirinë e gazetarit dhe rrezikonte ekspozimin e burimeve. Në seancë, Matlija paraqiti kërkesën për ndryshim të objektit duke shtuar se pasi ishin vënë në dijeni të ekzistencës së kopjeve virtuale të të dhënave në telefona kërkohej edhe shkatërrimi i tyre.

Gjykata pas një ndërprerje të shkurtër e pranoi këtë kërkesë, duke e cilësuar të lidhur me kërkesat e mëhershme për shfuqizim të vendimeve gjyqësore që sollën sekuestron.

Lexo edhe:

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti dhe Olsi Dado kërkuan kohë për t’iu përgjigjur kërkimit të ri. Gjykata pranoi kërkesën dhe shtyu seancën për në datën 2 prill, ndërsa u dha kohë palëve për të paraqitur përgjigje me shkrim deri në datën 26 mars.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë./BIRN

Etiketa: Elton QynoGjykata KushtetueseKushtetuesepadispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
Para

Gjesti akuzon produksionin, i drejtohet Eglit: Bëhu me ta dhe ejani më njollosni

TË GJITHA

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com