• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kundërshtari politik i Erdogan, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, lëshohen mbi 100 urdhër-arreste

08:15 : 19/03/2025
në BOTA

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, kundërshtari kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është arrestuar nga autoritetet turke si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me korrupsionin dhe terrorizmin.

Mediat turke raportojnë se Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për kryebashkiakun e Stambollit dhe rreth 100 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i İmamoğlu, Murat Ongun, si dhe disa gazetarë dhe biznesmenë.

Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Kritikët thonë se goditja vjen pas humbjeve të konsiderueshme nga partia në pushtet e Erdoganit në zgjedhjet lokale në mars, mes thirrjeve në rritje për zgjedhje të parakohshme kombëtare. Ekrem İmamoğlu është arrestuar në banesën e tij.

Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoğlu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK”.

Lexo edhe:

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën 36-vjeçari shqiptar në Turqi

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

Arrestimi i Ekrem İmamoğlu erdhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit anuloi diplomën e tij, me pretendimin se është false. Sipas universitetit, diploma përmban “gabime të dukshme”. Diploma nga Universiteti Amerikan Girne (GAU) në Qipron Veriore e lejoi atë të regjistrohej në Universitetin e Stambollit në vitin 1990, por që mund të mos konsiderohet e vlefshme në Turqi.

Marrja e diplomës universitare është një nga kërkesat për të kandiduar për president të Republikës  dhe Imamoglu kishte shpallur tashmë synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Kryebashkiaku i Stambollit e quajti të paligjshëm vendimin e universitetit, duke argumentuar se bordi drejtues nuk kishte të drejtë të anulonte diplomën dhe një vendim i tillë i takonte vetëm  “Bordit të Drejtorëve të Administrimit të Biznesit”, fakultetit ku ai studionte.

Dyshohet se anulimi i diplomës është bërë me urdhër politik që Ekrem İmamoğlu ta kishte të pamundur për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.

Etiketa: arrestohetEkrem Imamoğlukryebashkiakukundershtari politikRecep Tayyip ErdoganStambolliTurqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën 36-vjeçari shqiptar në Turqi

18:10 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025
BOTA

Prokuroria turke kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu

15:45 : 11/11/2025
BOTA

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025
BOTA

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025
Para

Këmbimi valutor 19 mars/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com