• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kilovati”/ Kush janë zyrtarët e OSHEE që u arrestuan në Gjirokastër, zbardhen skema e abuzimit

14:42 : 19/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin e ndërmarrë në institucionin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Gjirokastër, ku në total janë lëshuar 16 masa sigurie.

Autoritetet raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Kilovati” janë lëshuar 4 masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe 6 masa sigurie “Arrest në shtëpi” për punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar;

Gjithashtu, për 6 qytetarë janë caktuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, pasi akuzohen se vidhnin energji elektrike, nëpërmjet matësve që instalonin zyrtarët e OSHEE.

Më konkretisht, “Arrest në burg” është caktuar për shtetasit:

  •  Sotir Kaci, 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
  • Reiz Gjoleka, 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
  • Rasho Bizhga, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
  • Ignadjo Basha, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

”Arrest në shtëpi” është caktuar për shtetasit:

Lexo edhe:

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

Skandal/ I mituri në gjendje të rëndë dhe me aftësi ndryshe, mjekja Ana Llukani refuzon ta trajtojë

  • Xhemal Bistri, 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
  • Ermal Xhavara, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
  • Roland Skëndo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
  • Seit Rondo, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
  • Sazan Braja, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
  • Taulant Beqiri, 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

“Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.” – raporton Policia, duke zbardhur skemën e abuzimit.

Bëhet me dije se në banesën e ish-punonjësit të OSHEE-së Ignadjo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Po ashtu, në banesën e tij është konstatuar dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Policia thotë se ka sekuestruar dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

Ndërkohë, raportohet se një ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i akuzuar për të njëjtën veprimtari kriminale është shpallur në kërkim.

Hetimi për abuzimin nga punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër bëhet me dije se po kryhej prej disa muajsh nga Prokuroria mbi një kallëzim të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Etiketa: abuzimiGjirokasteroshee

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

21:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

Skandal/ I mituri në gjendje të rëndë dhe me aftësi ndryshe, mjekja Ana Llukani refuzon ta trajtojë

20:57 : 20/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

12:22 : 16/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
Para

Pas sherrit në Zyrën Ovale, Trump dhe Zelensky do të flasin për herë të parë në telefon

TË GJITHA

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

12:07 : 21/10/2025

Pse nuk u ndalua bojkoti i seancave pas lirimit të Ulian Bajramit? Reagon kreu i Dhomës së Avokatisë

12:07 : 21/10/2025

Tabaku: Mazhoranca po cënon integritetin e Gjykatës Kushtetuese për të kontrolluar pushtetin

11:58 : 21/10/2025

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, inspektorët e ILD shkojnë në Elbasan, nisin verifikimet

11:54 : 21/10/2025

Përplasi 5 automjete në gjendje të dehur, arrestohet polici në Pogradec/ EMRI

11:47 : 21/10/2025

Sadushi “pranon” dështimin në Reformën e Drejtësisë: Procesi është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit

11:41 : 21/10/2025

“Zgjedhjet, sëmundje autoimune për sistemin shqiptar”, Bylykbashi: Jemi kthyer në pacientë të Venecias

11:37 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com