• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së i heq dënimin me burg ish-kryebashkiakes së Libohovës

13:13 : 19/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin për ish kryetaren e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, e cila ishte dënuar nga shkalla e parë e GJKKO-së me 1 vit burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulej në 8 muaj burgim.

Burime për mediat bëjnë me dije se Apeli e ka lënë të pandryshuar dënimin e saj me 1 vit burgim dhe shpalljen fajtore për “shpërdorim detyre”, por ka marrë vendimin shtesë ku dënimin me 8 muaj burgim nga gjykimi i shkurtuar, ia ka konvertuar në shërbim prove për një periudhë kohore prej 1 viti e 4 muajsh.

Ndaj ish-kryebashkiakes së Libohovës, SPAK nisi hetimet bazuar në një kallëzim të depozituar nga një qyetar, që pretendoi se pronat e tij ishin dëmtuar gjatë zbatimit të një projekti të njësisë vendore për zgjerimin e një rruge. Megjithëse qytetarit i ishte premtuar se dëmtimi do të riparohej dhe prona do të kthehej në gjendjen fillestare, kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe pas kërkesave të tij në bashki.

Nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme u konstatua se pretendimet e denoncuesit për dëm ekonomik të shkaktuar ndaj tij qëndronin, paligjshmëri për të cilën u gjet përgjegjëse ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi.

Në një reagim të mëhershëm, pas vendimit nga Shkalla e Parë, Luiza Mandi sqaronte çeshtjen për të cilën u dënua dhe pretendonte se kërkonin t’i njollosnin emrin.

Lexo edhe:

Salianji flet për ditët e kaluara në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

Ervin Salianji përfundon detyrimet me shërbimin e provës: Do ta vijoj çështjen në Strasburg

“Bëhet fjalë për një padi të ngritur kundër meje nga një pronar toke në qytetin e Libohovës. Nëpërmjet këtij postimi nuk dua të kundërshtoj apo të komentoj vendimin e kësaj gjykate, por si e votuara juaj për dy mandate, kam detyrimin që të ndaj me ju, si para Zotit, të vërtetën e këtij sulmi nga njerëz që duan të njollosin emrin tim. Para jush unë do të jap llogari, njësoj sikur të isha në detyrë.

Gjatë zbatimit të projektit për restaurimin e qendrës së qytetit Libohovë, në vitin 2016, lindi nevoja për zgjerimin e rrugës dytësore, bypass-it të qytetit. Zgjerimi do të “cënonte” edhe pronën në bashkëpronesi nga 10 pronarë, ku vetëm 15.8 metra katror i takonin paditësit. Duke qenë një sipërfaqe kaq e vogël, asnjëri nga bashkëpronarët, perfshi edhe paditësin, nuk kërkuan asnjë dëmshpërblim për këtë, por vetëm disa punime sistemimi në bahçen e shtëpisë së tyre, të cilat ju plotësuan. Punimet për sistemimin e rrugës zgjatën disa muaj, por në asnjë rast, bashkëpronarët apo paditësi, nuk kanë patur asnjë ankesë për zaptim prone, në Bashkinë Libohovë apo në ndonjë instutucion tjetër lokal. Vlera totale e pronës, sipas vlerësimit, qenkërka 3 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra) dhe vlera që paditësit “i takon” është 360 mijë lekë (të vjetra).” – shkruante ish-kryebashkiakja pas vendimit të GJKKO-së më 13 Qershor të vitit të kaluar.

Etiketa: apeliBurgdenimiGJKKkryebashkiakeLuiza Mandisherbim prove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji flet për ditët e kaluara në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

21:40 : 26/09/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji përfundon detyrimet me shërbimin e provës: Do ta vijoj çështjen në Strasburg

11:50 : 26/09/2025
BOTA

Gjykata e dënoi me 5 vjet burg, Sarkozy: Do të fle në qeli, por me kokën lart!

15:56 : 25/09/2025
BOTA

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

13:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Nga tentativat e arratisjes te vetë*rasja, kush është Bledar Selmanaj, i dënuar për v*asjen e shokut të tij

10:59 : 25/09/2025
AKTUALITET

FOTO/ Vangjush Dako me telefon në qeli

11:45 : 24/09/2025
Para

"Do të të vras"/ Rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Dibër (EMRI)

TË GJITHA

Horoskopi, 27 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 26/09/2025

EMRI/ Kush e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

22:59 : 26/09/2025

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com