• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Gjermania do të futet në borxhe të reja, po pse?

08:25 : 18/03/2025
në BOTA, Lajmet e Dites

Gjermania dëshiron të investojë qindra miliarda euro më shumë në mbrojtjen kombëtare dhe rindërtimin e infrastrukturës së rrënuar. Bundestagu do ta votojë këtë më 18 mars.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Bundestagut gjerman: të martën (18 mars), parlamenti do të votojë një projektligj që do të lejojë futjen e paparë më parë në borxhe për sektorin ushtarak, për infrastrukturën civile dhe për mbrojtjen e klimës në vitet e ardhshme. Përveç kësaj, 16 shtete federale do të mund të marrin hua brenda kufijve të caktuar në të ardhmen. Më parë kjo nuk është lejuar.

Projektligji vjen nga CDU/CSU dhe SPD, të cilët duan të formojnë një qeveri të re federale pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, si dhe Friedrich Merz (CDU), i cili dëshiron të bëhet kancelar. Por për të arritur një shumicë në parlament, këto tri parti kanë nevojë për të Gjelbrit, të cilët do të jenë në opozitë në të ardhmen.

Pasi të katër partitë arritën një marrëveshje në negociatat e vështira, komisioni i buxhetit i Bundestagut vendosi të dielën (16 mars) të rekomandojë që parlamenti të miratojë projektligjin. Kjo është planifikuar në detaje:

Heqja e frenave të borxhit

Lexo edhe:

NATO kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

DW/ Gjermania mbështet Ukrainën për armët me rreze të gjatë

Ligji Themelor (Kushtetuta Gjermane – red.) përcakton se shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa merr. Ndërsa “frena e borxhit” zbatohet rreptësisht për 16 shtetet federale, qeveria federale edhe tani ka mundësi të marrë borxhe brenda një kufiri të caktuar – deri në 0.35 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB), ose prodhimit vjetor ekonomik.

1. “Çfarëdo që është e nevojshme” për shpenzimet ushtarake

Për akordimet e nevojshme për mbrojtjen e vendit praktikisht hiqet frena e borxhit. Në projekt-dokumentin që do të votohet nga Bundestagu thuhet se fondet për Bundeswehr-in, por edhe “shpenzimet federale për mbrojtjen civile dhe mbrojtjen e popullsisë, si dhe për shërbimet e inteligjencës, për mbrojtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe për ndihmën ndaj shteteve të sulmuara në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar” në të ardhmen mund të financohen edhe nëpërmjet kredive.

Këtu përfshihet ndihma ushtarake për Ukrainën, e cila është planifikuar të arrijë në katër miliardë euro për vitin 2025, e të cilës ndoshta së shpejti do t’i shtohen edhe tre miliardë euro të tjera.

Rregullorja e re zbatohet për të gjitha kostot që tejkalojnë një për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Bazuar në prodhimin ekonomik të arritur në vitin 2024, një për qind e PBB-së i përgjigjet një shume prej rreth 43 miliardë euro.

Çdo gjë mbi atë shumë nuk do t’i nënshtrohet më kufijve të kredimarrjes në të ardhmen. Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz e përshkroi rëndësinë e këtij dekreti me fjalët: “Çfarëdo që të nevojitet!”

2. Kredi për landet

Ndalimi i rreptë i huamarrjes nga landet duhet të zbutet dhe të përshtatet me nivelin federal. Të gjitha landet së bashku më pas do të lejohen të marrin hua deri në 0.35 për qind të PBB-së. Shpërndarja e këtyre shumave do të rregullohet nga një ligj federal që ende nuk është hartuar.

Një problem është se landet do të duhet të implementojnë rregullat e reja. Por për këtë ka mosdakordime në parlamentet e landeve. Një mënyrë për të bërë të mundur ndryshimet do të ishte ndryshimi i Kushtetutës, që njëkohësisht do të shfuqizonte aktet e landeve. Por kjo do të ishte një ndërhyrje serioze me federalizmin në Gjermani.

Fondi i Posaçëm i Infrastrukturës

Gjermania ka probleme të mëdha me infrastrukturën. Gjendja në rrugë, ura dhe hekurudha është përkeqësuar për dekada pa i kushtuar vëmendje mirëmbajtjes së tyre. Ekziston edhe nevoja për modernizim në furnizimin me energji dhe ujë, telekomunikacion, shkolla, universitete dhe spitale. Vendi ka mbetur mbrapa edhe sa i përket digjitalizimit. Transformimi dhe zgjerimi i infrastrukturës energjetike neutrale ndaj klimës është larg nga fundi.

1. Ndryshimi i Ligjit Bazë për Investimet

Neni 143h i Ligjit Bazë u ndryshua për të përcaktuar se 500 miliardë euro borxh mund të krijohen për investime në infrastrukturë gjatë dymbëdhjetë viteve të ardhshme. Shuma do të ndahet: landet do të përdorin 100 miliardë euro për infrastrukturën e tyre, ndërsa qeveria federale ka në dispozicion 300 miliardë euro. 100 miliardë euro të mbetura janë të destinuara për mbrojtjen e klimës. Projektligji flet për “investime shtesë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2045”.

2. Parimi i shtesës

Këto janë para shtesë që duhet të ndahen për investimet tashmë të planifikuara. Për të siguruar këtë, supozohet se në të ardhmen të paktën dhjetë për qind e buxhetit të përgjithshëm në buxhetin e rregullt në nivel federal do të duhet të ndahen për investime. Bazuar në buxhetin e vitit 2024, kjo do të ishte rreth 47 miliardë euro. Vetëm nevojat që tejkalojnë këtë shumë mund të vijnë nga fond special i financuar nga kreditë.

Huamarrja përballet me kritika

Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, dhe Partia e Majtëjanë kundër paketës së borxhit për arsye të ndryshme. Të dy partitë së bashku kanë më shumë se një të tretën e vendeve në Bundestagun e ri. Ndaj kërkohet që këto ndryshime të bëhen tani, në Bundestagun e vjetër.

1. Votimi në Bundestagun e “vjetër”.

Ndryshimet kushtetuese janë të mundshme vetëm nëse të paktën dy të tretat e anëtarëve të Bundestagut janë dakord. AfD dhe e Majta mund të bllokojnë këtë paketë në Bundestagun e ri. Prandaj, CDU/CSU dhe SPD duan që Bundestagu “i vjetër”, në të cilin ata dhe të Gjelbrit ende mbajnë më shumë se dy të tretat e vendeve, të votojë për këtë. Bundestagu i tanishëm ka mandat deri më 25 mars, kur do të konstituohet përbërja e re e Bundestagut. AfD dhe e Majta u përpoqën të pengonin votimin në Bundestagun e vjetër, por paditë e tyre në Gjykatën Kushtetuese Federale ishin të pasuksesshme.

2. Pasojat financiare të huamarrjes

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të rënda për tregjet financiare nëse Gjermania merr borxh të ri të madh në vlerë prej gati një bilion. Lars Feld, një profesor në Institutin Walter Eucken në Freiburg, supozon se borxhi kombëtar gjerman do të rritet nga niveli aktual prej rreth 62 për qind në 90 për qind të prodhimit vjetor ekonomik në dhjetë vjet.

Kjo do të rezultonte në shpenzime shtesë të interesit midis 250 dhe 400 miliardë euro, në varësi të lëvizjes së normave të interesit për obligacionet e qeverisë, tha Feld në një seancë të Komitetit të Buxhetit në Bundestag. Tregjet ndërkombëtare të obligacioneve tashmë janë bërë nervoze.

Veronika Grimm, profesoreshë në Universitetin Teknik të Nurembergut, sheh “një sfidë për stabilitetin në Evropë”. Ajo e tha këtë edhe në mbledhjen e Komisionit për Buxhet. Nëse normat e interesit për obligacionet e qeverisë gjermane rriten, kjo do të bëjë që normat e interesit për vendet tashmë me borxhe të larta si Italia dhe Spanja të rriten në nivele që këto vende mezi mund t’i mbulojnë. Grimm paralajmëroi se kjo do të rriste sërish “vulnerabilitetin në eurozonë”./ DW

Etiketa: borxheDWgjermania

Lajme të lidhura

BOTA

NATO kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

08:45 : 29/05/2025
BOTA

DW/ Gjermania mbështet Ukrainën për armët me rreze të gjatë

18:54 : 28/05/2025
BOTA

Rraketat me rreze të gjata për Ukrainën, Lavrov: Berlini po përfshihet drejtpërdrejt në luftë!

18:38 : 28/05/2025
BOTA

Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

09:42 : 28/05/2025
SPORT

Nagelsmann merr lajmin e keq, Gjermania humb talentin përpara duelit me Portugalinë

21:50 : 27/05/2025
BOTA

Gjermania planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20:40 : 24/05/2025
Para

16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com