• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alban Dokushi pas daljes nga SPAK: Veliajn e kam takuar në burg me autorizim të Prokurorisë

14:27 : 18/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku është marrë në pyetje në lidhje me dosjen e Erion Veliajt.

Pas daljes nga SPAK, në një prononcim të shkurtër për mediat, Dokushi tha se takimet e tij me kryebashkiakun Veliaj kanë qenë të autorizuar nga Prokuroria e Posaçme, duke lënë të kuptohet se ka vepruar brenda kuadrit ligjor.

“Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë.” – tha ai shkurtimisht para gazetarëve.

Alban Dokushi është një nga njerëzit më të afërt të Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Kujtojmë se SPAK i ka hapur një dosje të re Erion Veliajt, aktualisht prej rreth 90 faqesh, e pranuar dhe nga vetë kryebashkiaku, në lidhje me dyshimet se ai ka “orkestruar” nga qelia sulme drejt prokurorëve dhe gjyqtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Lexo edhe:

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

Fillimisht i përgjoi bisedat me të vëllain dhe bashkëshorten nga paraburgimi i Durrësit, të cilat u përdorën për të përforcuar faktet dhe argumentat për ta lënë në qeli edhe pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ndërkohë së fundmi, hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së paraburgimit të Durrësit dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit. SPAK po analizon hyrje-daljet në paraburgimin e Durrësit dhe hetuesit do të identifikojnë dhe do të marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Po ashtu se SPAK do të verifikojë edhe nëse Erion Veliaj ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Pas një hetimi 1 vjeçar të SPAK, mbi Erion Veliajn janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Etiketa: Alban DokushiErion VeliajspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
Para

17-vjeçari nga Kamza godet me thikë bashkëmoshatarin

TË GJITHA

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025

Publikohen emrat e banorëve të “BBV Kosova”, disa prej tyre surprizë

18:56 : 08/11/2025

“I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

18:52 : 08/11/2025

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

18:37 : 08/11/2025

Deklaroi se një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari hidhet në gjyq nga çifti

18:31 : 08/11/2025

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com