• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Makinat kineze, çfarë fshihet nën sipërfaqe

09:32 : 16/03/2025
në AKTUALITET, BOTA

Me rastin e ekspozitës dyvjeçare të shfaqjes së motorëve në Gjermani, të quajtur IAA Mobility, e cila përfundoi më 10 shtator, pavijonet e përkohshme në qendër të qytetit të Mynihut shfaqën modelet më të fundit të markave të makinave si BMW, Mercedes-Benz dhe Volkswagen, shkruan The Economist.

Fuqia e automobilave gjermane ishte më pak e dukshme në sallat e një ekspozite disa milje më larg, ku automjetet elektrike kineze që po depërtojnë në Europë, garuan për vëmendje dhe hapësirë.

Frika nga një vërshim i makinave kineze të bëra mirë dhe me çmim të lirë, duke tejkaluar prodhuesit e njohur të makinave në Europë, tani i ka shtyrë ligjvënësit e BE-së të hidhen në veprim.

Lexo edhe:

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

Duke dyshuar për lojëra të padrejta, më 13 shtator, Komisioni Europian njoftoi se do të kryhej një “hetim kundër subvencioneve” ndaj kompanive kineze të makinave. Ata që shpallen fajtorë mund të goditen me tarifa shumë më të larta se 10%, shifra që është vendosur tani për importet kineze.

Këto importe janë të vogla, por po rriten me shpejtësi. Në shtatë muajt e parë të vitit 2023, në Europë u shitën 189,000 makina kineze, një shifër e barasvlefshme me 2.8% të të gjitha shitjeve të makinave.

Por makinat kineze me bateri, përbënin gati 8% të shitjeve për këtë lloj automjeti, llogarit firma e konsulencës Schmidt Automotive Research (shih grafikun).

Këto shitje janë trefishuar në dy vitet e fundit, me në krye Polestar dhe MG. Janë në shitje edhe marka si Aiways, BYD, Nio, Ora dhe Xpeng.

Të tjera, si Leapmotor janë gati t’u bashkohen atyre. Banka UBS mendon se pjesa që zë Kina në të gjitha makinat e shitura në Europë mund të arrijë në 20% deri në vitin 2030. Të gjitha do të jenë elektrike.

Përparimi i Kinës është pjesërisht rezultat i dëshirës së qeverisë për ta bërë vendin fuqi globale në prodhimin e makinave. Ngadalësimi i shitjeve të makinave në vend teksa ekonomia po dobësohet dhe kapaciteti i madh, i kanë nxitur prodhuesit kinezë të bëjnë tentativa jashtë vendit.

Duke qenë se tregu i Amerikës është i mbrojtur nga tarifat dhe subvencionet më të larta të cilat favorizojnë prodhuesit vendas të makinave, ata i kanë kthyer sytë nga Europa. Për më tepër, modelet kineze më kompakte janë edhe më të përshtatshme për shijet europiane.

Pa dyshim që prodhuesit kinezë të makinave kanë përfituar nga bujaria e qeverisë si kreditë e lira.

Por ligjet kundër importeve të huaja me çmime të lira nuk janë domosdoshmërisht të drejta ndaj Kinës. Ankesat nga një industri europiane që ka qenë prej kohësh e lidhur me mbështetjen shtetërore, duken hipokrite.

Më e rëndësishmja, siç vë në dukje edhe Banka UBS, përparësia e një kostoje 25% më të lirë në krahasim me rivalët europianë, siç është rasti i makinës kineze BYD Seal, e cila do të kushtojë vetëm 45,000 € (48,000 dollarë), është kryesisht rezultat i shkallës së lartë të integrimit vertikal të firmës dhe zinxhirit kinez të furnizimit me kosto të ulët, jo dhurimeve qeveritare.

Prodhuesit europianë të makinave janë të ndarë në lidhje me lëvizjen e komisionit. Në majë të tregut, ku besnikëria ndaj markave është e fortë, firmat kineze si Nio nuk ka gjasa të sfidojnë marka si Mercedes dhe BMW, qoftë me ose pa subvencione.

Por nëse zemëron qeverinë në Pekin, ky hetim rrezikon fitimet kineze të kompanive europiane. Gjysma e fitimeve neto të firmave gjermane të makinave vijnë pikërisht nga Kina, sipas firmës Bernstein.

Në të kundërt, marka si Renault, të cilat nuk mbështeten te Kina, por që përballen me një sfidë të madhe në tregun masiv, me siguri do ta përgëzojnë veprimin e komisionit.

Rritja e tarifave ndaj Kinës mund të bëjë që firma si Renault të mos kenë nevojë të ulin kostot për të konkurruar me një fluks kinez.

Ata që do të vuajnë, do të jenë blerësit europianë të makinave, të cilëve ndoshta nuk u intereson nëse qeveria e Kinës kishte gisht në uljen e çmimit të automjeteve elektrike./Monitor

Etiketa: kinemakina

Lajme të lidhura

BOTA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026
RAJONI

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

12:05 : 19/06/2026
BOTA

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

17:59 : 17/06/2026
BOTA

Analiza e “Le Monde”: Si po e ‘përpin’ Kina Evropën

17:24 : 16/06/2026
AKTUALITET

Çmontohet ‘banda e makinave’ në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

21:33 : 15/06/2026
Lajmet e Dites

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup, reagon Bullgaria: U rrezikuan diplomatët tanë

18:32 : 15/06/2026
Para

Tornado shkatërrimtare në SHBA, 34 viktima dhe shtëpi të rrafshuara

TË GJITHA

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş