• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Fëmijët vazhdojnë të lypin në rrugë/ Tandili e ‘ASHMDF’ bën seminare dhe përplaset me gazetarët

22:17 : 14/03/2025
në Lajmet e Dites

Kushdo nga ne sapo del në mëngjes, apo kur kthehet në darkë në shtëpi, përballet me pamje të tilla kur fëmijë të pashoqëruar kërkojnë lëmoshë, pastrojnë xhama makinash apo shesin facoleta, fara, kikirikë dhe lule.

Janë fëmijë të familjeve në nevojë të cilët shpesh detyrohen nga prindërit të bëjnë diçka jashtë dëshirës së tyre, edhe me koston e humbjes së vitit shkollor.

Në raportin e fundit të publikuar nga Agjensia Shtetërore për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për vitin 2023 janë raportuar 1027 raste reja të fëmijëve në situatë rruge…

Ndërkohë për vitin 2024, nuk janë bërë ende publike shifrat zyrtare.

Po çfarë ndodh çdo ditë në rrugët e Tiranës? Piranja Luela Gaxhja kreu një investigim rrugëve të kryeqytetit, ku fëmijë të grupmoshave të ndryshme dalin rrugëve të makinave duke kërkuar lëmoshe.

Lexo edhe:

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Barcelonë/ Prindërit “braktisin” fëmijën 10-vjeçar në aeroport dhe ikin me pushime

Sapo I afrohemi njëres prej tyre, ajo sheh kamerën dhe nuk jep asnjë përgjigje, por fakti që në orën 8 të mëngjesit është aty, tregon qartë se as ky fëmijë nuk shkon në shkollë, ashtu si bashkëmoshatarët e saj të intervistuar më përpara. Po cilat janë autoritetet që duhet të kujdesen për këtë kategori fëmijësh të cilët në vend që të shkojnë në shkollë kërkojnë lëmoshë rrugëve të Tiranës?

Në majë të piramidës për gjithë këto detyra në mbrojtje të fëmijëve, është një institucion i veçantë që quhet Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen dhe Të Drejtat e Fëmijëve.

Por sa realisht funksionon ky zinxhir institucionesh me në krye Agjensinë Shtetërorë Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve?

Telefonata e parë me operatorët linjës kombëtare të këshillimit për fëmijë na rezulton e pasuksesshme, por siç thonë këmbëngulja paguhet.

Por ky vetëm fillimi i punës. Pasi operatorët e linjës së këshillimit, marrin telefonatën, detyra e tyre është të raportojnë tek skuadrat e terrenit në njësitë e mbrojtjes së fëmijëve pranë bashkisë. Dhe këtu vjen pjesa e vështirë, ajo e largimit të fëmijëve nga rruga.

Për këtë do vijnë punonjëset e bashkisë… Të paktën kështu shpresuam…

Pasi pritëm rreth 45 minuta askush nuk erdhi. Duket se skuadrat e terrenit kanë shumë punë për të bërë, po ashtu edhe supervizorët e tyre në Agjensinë Kombëtarë të Mbrojtjes së Fëmijëve të cilët me sa duket se kanë aspak idenë e kësaj indiference institucionale.

Por le të vazhdojmë, sepse kjo kategori fëmijësh që braktisin shkollën dhe kalojnë gjithë paraditen duke lypur rrugëve të Tiranës, në darkë zëvendësohën nga një tjetër grupim… Shitësit e qendrës.

Një grup i madh fëmijësh mblidhen çdo mbrëmjë në sheshin Skenderbej, nga ku më pas shpërndahen nëpër lokalet e zonës.

Por ka edhe nga ata që janë rritur para kohe, dhe kanë nisur veset e para.

Si këto dy 10 vjeçarë të cilët po kërkojnë të djegin çdo etapë të jetës.

Fëmijë të pjekur përpara kohë, të cilët dalin çdo ditë në punë, njëlloj si të rriturit.

Pjesa më e madhe e tyre kanë këtë orar pune. Imagjinoni pak, fëmijë që po rriten por që mjaftohen me 6 orë gjumë. Është e kuptueshme që një shumë e tillë prej 30 apo 50 mijë lekësh në natë, është tepër e lakmueshme për një familje në nevojë, por a mund të përfitohet kjo me çmimin e humbjes së shkollës dhe të ardhmes të fëmijës?

Është momenti të telefonojmë edhe njëherë Alo 116-tën me shpresën se kësaj radhe skuadrat e terrenit nuk do të jenë aq të zëna sa paradite.

Se kush janë skuadrat e terrenit nuk e kemi aspak idene, por ajo që dimë është që i ndoqëm këta dy fëmijë për më shumë se një orë rrugëve të Bllokut, dhe asnjë skuadër nuk u pa përreth.

Prandaj provojmë të telefonojmë sërish 116-tën por kësaj radhe me sa duket orari për ta ka përfunduar.

Numri është përkohësisht jashtë shërbimit.

Gjithsesi në këtë situatë të papreçedent të nxjerrjes në rrugë dhe shfrytëzimit të fëmijëve, është dikush që ka përgjegjësinë kryesore, dhe që ne e thamë më lart. Agjensia e Mbrojtjes së të

Drejtave të Fëmijëve, është pjesa e fshehur e një aisbergu që i duket vetëm maja.

Dhe për këtë vendosim të takojmë drejtoreshën e agjencisë shtetërore për mbrojtjen dhe të drejtat e Fëmijëve , Zonjën Alma Tandili. Kjo e fundit në përballjen me ne shprehet se janë duke bashkëpunuar me instancat e tjera si Policia dhe Prokuroria për identifikimin e këtyre fëmijëve. Ndërsa për sa i përket situatës së evidentuar nga ne, kjo e fundit duket e painformuar.

Për të dalë nga situate zonja Tandili përpiqet t’I hedh fajin qytetarëve për lëmoshen e dhënë e jo të marrë masa për institucionet që duhej të kujdesej vetë.

Dhe kjo ndoshta e ka një arsye, që lidhet me mosprezencën saj në institucionin që duhet të drejtojë.

Drejtoresha me gjithë këto punë, me netë pa gjumë, me kosto shëndetësore dhe me fansa që i vijnë në mbrojtje, vazhdoi deri në fund të mos na sqaronte për pyetjen tonë të thjeshtë:

Pse cep më cep shqipërisë ka me qindra fëmijë të cilët jo vetëm që kalojnë 365 ditë të vitit në rrugë, duke lypur, të keqyshqyer dhe të keqveshur, por mbi të gjitha, kanë braktisur përfundimisht shkollën, duke shtuar armatën e analfabetëve në këtë vend.

Tekst: Por ky refuzim i përgjigjes e ka një pse. Fundja drejtoresha e shumë sukseseve brenda dhe jashtë vendit, e cila organizon takime e seminare duke furnizuar mediat me statistika, duket se nuk pranon t’i thuhen disa gjëra që nuk i shkojnë për shtat dhe për këtë tregon dhëmbët në formën më agresive, duke akuzuar gazetarët për situata për të cilat është vetë përgjegjëse.

Etiketa: fëmijëlypjapiranjeTandili‘ASHMDF’

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

16:49 : 11/08/2025
BOTA

Barcelonë/ Prindërit “braktisin” fëmijën 10-vjeçar në aeroport dhe ikin me pushime

17:39 : 03/08/2025
BOTA

E pazakontë në SHBA/ Embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

16:17 : 01/08/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

10:46 : 01/08/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Makina përplas 12-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset me urgjencë në spital

20:33 : 29/07/2025
BOTA

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025
Para

E rëndë në Vlorë/ Nëna "katile" përplas disa herë në trotuar foshnjën e saj 5 muajshe

TË GJITHA

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025

Romë, shqiptari kapet duke vjedhur restorantin me karrocë verash

20:28 : 13/08/2025

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

20:23 : 13/08/2025

“Situata është shumë e rëndë ”, banori i Nartës: Gjithçka po digjet

20:18 : 13/08/2025

Lech Poznań “ia hedh” me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

20:11 : 13/08/2025

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com