• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kandidaturat tona të denja jo për një, po për 3 parlamente

20:50 : 12/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë mbrëmje, për të miratuar në parim listën e deputetëve kandidatë.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se PD hyn në këtë fushatë pas një seri betejash herkuliane, por me premisat më të fuqishme për një fitore historike.

Kreu i PD krahasoi kandidaturat për deputetë të PD me ata të PS.

“Pra, në qoftë se kthehemi në krahun tjetër, çfarë do gjeni? Delinkuentë, kriminelë, ministra të veshur me Dolce- Gabbana apo firma shumë më të shtrenjta, por që paratë i kanë nga kriminelët. Si i tha ai Altin Hajri? Merrja masën atij t’i bëjmë dy kostume.
Ky është vetëm një aspekt i tyre. Kështu që kudo që shkojnë Uluzitë, Lubitë, shkojnë me një barrë të rëndë dosjesh krimi në shpinën e tyre“, tha kryedemokrati.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

Ne, theksoj në krye të radhës, nisim betejën e fitores, me një epërsi të madhe morale, epërsi të madhe në kandidaturat tona, epërsi të madhe programore dhe në mbështetjen e madhe të publikut dhe mbështetjen e madhe ndërkombëtare.

Theksoj këto sepse janë premisat më të fuqishme për një fitore historike të PD-së më 11 maj, fitore e cila ka filluar të hetojë, të rezonojë në mbarë botën.

PD hyn në këtë fushatë pasi një seri betejash herkuliane, të papara, jo vetëm i përballoi ato, por bëri edhe opozitën më të fuqishme në kushtet e një narkoshteti.

E them këtu se qëndresa e aktivistëve, militantëve, drejtuesve të PD, deputetëve të saj, ndaj një regjimi diktatorial të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, është një betejë epike në historinë e një kombi për liri.

Me të gjitha format e persekutimit, shantazhit, PD ia doli të vijë në harkun e fitores, e përmbysjes së diktaturës, e shpëtimit të Shqipërisë.

Kurrë ndonjëherë një opozitë në kushte shumë të vështira dhe të veëanta, nuk ia ka dalë t’i bëjë opozitën, kundërshtinë, denoncimin, faktimin, provat një diktature sië ia ka dalë PD-ja këto vite.

Dhe, kjo është në nderin e të gjithë atyre që nuk u dorëzuan, por vendosën të luftojnë dhe luftuan me sukses.

Qytetarë të thjeshtë, militantë të partisë, deputetë të saj, drejtues të saj nuk njohën lodhje nuk njohën tërheqje, nuk njohën dëshpërim, por ecën dhëmb për dhëmb me një regjim të egër, të pamoral, hajdutësh, kriminelësh, trafikantësh dhe vijnë sot të sigurt në fitore.

Në këtë garë, siç jeni dëshmitarë, më e hapura në historinë e këtij vendi, qindra djem, vajza, burra, gra, paraqitën lirshëm, pa asnjë lloj presioni apo ndikimi vullnetin e tyre për të kandiduar për forcën tonë politike.

Këto kandidatura të shkëlqyera do të thosha, ishin të denja për tre parlamente.

Vështirësitë e mëdha ishin për zgjedhjen e të mirëve dhe më të mirëve mes tyre. Por kjo ishte edhe një dëshmi e madhe e besimit ndaj PD dhe një vendosmëri e madhe për të shpëtuar Shqipërinë nga narkodiktatura.

Pra, në qoftë se kthehemi në krahun tjetër, çfarë do gjeni? Delinkuentë, kriminelë, ministra të veshur me Dolce- Gabbana apo firma shumë më të shtrenjta, por që paratë i kanë nga kriminelët.

Si i tha ai Altin Hajri? Merrja masën atij t’i bëjmë dy kostume.
Ky është vetëm një aspekt i tyre. Kështu që kudo që shkojnë Uluzitë, Lubitë, shkojnë me një barrë të rëndë dosjesh krimi në shpinën e tyre.

Kurse përfaqësuesit tuaj janë përfaqësues që vijnë si njerëz të lirë para jush. Shkojnë si njerëz të lirë para qytetarëve dhe ky është një ndryshim madhor, ndryshim si nata me ditën.
Larg të qenurit të përsosur, por dallimi është i jashtëzakonshëm mes përfaqësuesve të tyre.

Shqiptarët e kanë të qartë këtë si rrezja e diellit. Ju e keni parë, ata nisën të parë turin e diasporës. U fik turi i tyre. U shkim, thonë në një shqipe më të hershme. U shua.
Mos na hajdeni se nuk duam t’u shohim, kjo ishte e vërteta. Pastaj u kthyen dhe bënë gjithçka që të votojë sa më pak diaspora.

Jo, jo, ky është viti i diasporës. Viti 2025 do shkruhet me germa të arta në historinë kombëtare si viti i diasporës shqiptare.
Si viti kur diaspora me votën e vet përmbysi diktaturën e drogës, krimit të Edi Ramës.

Ndaj dhe diaspora në mbështetje të PD-së në vitin e saj, diaspora e vendosur të përsërisë revolucionin demokratik të viteve ’90 është bërë tmerri dhe ferri i tyre. Në mënyrën më të papërmbajtur, dy javët e fundit, kur e kuptuan që ua preu biletën diaspora, bënë gjithçka për të mos lejuar votimin e saj.

Por votat janë 250 mijë u regjistruan, 250 mijë të tjerë janë të betuar të vijnë nga ajri, toka, deti për të votuar me 11 maj. Edi Rama është absolutisht i pashpresë.

Etiketa: kandidatetPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
Para

Rama mban me "hatër" 3 deputete, dalin listat e kandidatëve në Durrës dhe Kukës

TË GJITHA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com