• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

17:04 : 09/03/2025
në BOTA, RAJONI

Vizita e Sekretarit të Pëgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë me ngarkesën e tensioneve të shtuara ndërmjet SHBA dhe Europës.

Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani pasardhësi i tij, Mark Rutte, viziton për herë të parë të dy vendet që nga marrja e detyrës në tetor 2024. Më 10 mars 2025 ai viziton fillimisht në kryeqytetin boshnjak Sarajevë dhe një ditë më vonë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Vizita zhvillohet në atmosferën e një mosmarrëveshjeje transatlantike, që e vendos rendin evropian të sigurisë para sfidave të panjohura – edhe në Ballkanin Perëndimor, transformimi i të cilit dhe integrimi i papërfunduar në BE e bëjnë atë një pikë të lëndueshme të kontinentit.

Në Kosovë forca e NATO-s KFOR siguron paqen dhe kufijtë që nga përfundimi i luftës në 1999. Edhe në Bosnje-Hercegovinë që nga Traktati i Paqes së Dejtonit në 1995 vepron një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga BE që nga viti 2004. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës nuk ka asnjë shenjë të tërheqjes së ushtarëve evropianë, përkundrazi. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, rajoni gjendet përsëri në qendër të vëmendjes, për më tepër pasi situata e tensionuar e sigurisë është përkeqësuar prej ndryshimeve globale gjeopolitike vitet e fundit.

Situata e sigurisë e tensionuar

Lexo edhe:

Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

Që nga Dejtoni, Bosnja dhe Hercegovina është ndarë në dy entitete, që gëzojnë autonomi të gjerë, por qeverisin së bashku në nivel federal: Federata, në të cilën jetojnë kryesisht boshnjakët myslimanë dhe kroatët e Bosnjës, dhe Republika Srpska, me një popullsi me shumicë etnike serbe. Kjo e fundit, nën presidentin e saj Milorad Dodik, i cili prej vitesh ndjek një politikë militante nacionaliste, përpiqet të shkëputet nga shteti i Bosnjës, veprim ky që kritikohet ashpër ndërkombëtarisht.

Dodik është nën sanksionet e SHBA. Ai u dënua në shkurt nga një gjykatë boshnjake në instancën e parë me burg dhe me gjashtë vjet ndalim të mbajtjes së posteve politike. Por ai nuk e njeh vendimin dhe mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Edhe me Kremlinin Dodiku mban marrëdhënie të mira. Më 9 janar 2025, si çdo vit, në Banja Luka u zhvillua parada e forcave të sigurisë së Republikës Srpska me pjesëmarrjen serbe dhe ruse. Me këtë përkujtohet dita e shpalljes së Republikës Srpska në vitin 1992 – shkëputja e saj paligjshme qe në atë kohë një etapë e rëndësishme në rrugën drejt luftës së Bosnjës. 9 janari u ndalua si ditë përkujtimi nga Gjykata e Lartë e Bosnjës.

Tensione në Kosovë

Në Kosovë, qeveria në Prishtinë zbaton përdorimin e simboleve dhe institucioneve të njësuara kombëtare që nga viti 2021. Ish-krahina serbe, e banuar kryesisht me shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën kjo nuk e njeh deri më sot. Si pasojë institucionet qendrore publike si arsimi dhe shëndetësia, veçanërisht në veriun me shumicë etnike serbe, vazhduan të drejtoheshin nga Beogradi dhe të përdoreshin dokumentet e tij si dhe dinari serb në vend të monedhës kombëtare, euro.

Kur qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti filloi t’i jepte fund kësaj praktike, pati në mënyrë të përsëritur revolta dhe bllokada në zonën kufitare, të cilat u mbështetën nga nacionalistët radikalë nga Serbia dhe shteti serb. Në vitin 2022 thuajse të gjithë deputetët serbë të Kosovës dhe nëpunësit civilë në polici dhe gjyqësor dhanë dorëheqje dhe zgjedhjet lokale në provincat veriore u bojkotuan dy herë radhazi. Prandaj në vitin 2023 BE vendosi masa politike dhe ekonomike kundër qeverisë Kurti.

Në shtator 2023 pranë manastirit Banjska në veri të Kosovës ndodhi një sulm terrorist nga militantë serbë nga Kosova dhe Serbia, gjatë të cilit u vranë një polic kosovar dhe tre nga sulmuesit. Si rezultat prania e forcave kosovare të sigurisë në veri u rrit masivisht dhe u vendosën postblloqe, importi i mallrave serbe u ndërpre. Si pasojë e këtyre zhvillimeve marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Vuçiç dhe Kurti fajësojnë njëri-tjetrin, ndërsa bllokojnë dialogun mes dy vendeve, të udhëhequr nga BE.

Frika për garancitë amerikane të sigurisë

Përveç këtyre tensioneve Brukseli i frikësohet rrezikut të tërheqjes të SHBA nga Evropa, duke përfshirë kontigjentin e saj prej rreth 600 trupash në KFOR. Edhe pse shtetet evropiane që nga luftërat e Jugosllavisë luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ato kanë qenë gjithmonë të varura nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara. Edhe pse vetë Rutte thotë se nuk sheh arsye për t’u shqetësuar për një tërheqje të shpejtë të trupave, ky skenar nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh retorikën gjithnjë e më të përshkallëzuar të administratës së re amerikane nën presidentin Donald Trump. Përveç kësaj nacionalistët vendas si Dodik ndjehen të inkurajuar nga stili i udhëheqjes së Trump dhe shpresojnë për mbështetje.

Kështu administrata e parë e Trump mbështeti në vitin 2018 planet për një shkëmbim toke mes Kosovës dhe Serbisë. Plani ishte shkëmbimi i zonave të banuara me shumicë serbe në Kosovë me zonat e banuara kryesisht nga shqiptarët në Serbi.

Zyrtarë të qeverisë amerikane dhe të besuar të Trumpit, si i dërguari i posaçëm Richard Grenell, kundërshtojnë Kurtin dhe kërkojnë lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që u padit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë nga vetë prokurori, i cili më vonë shërbeu në SHBA si hetues special për çështjet kundër vetë Trumpit. Zëvendës zëdhënësja e shtypit e Pentagonit, Kingsley Wilson, shkroi së fundmi në X: “Make Kosovo Serbia again”.

Ndërsa fokusi i NATO-snë të dy vendet është kryesisht te konfliktet, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë njëkohësisht qëndrore për arkitekturën e ardhshme evropiane të sigurisë dhe NATO-n. Prandaj në të dy shtetet misionet ndërkombëtare janë përgjegjëse për trajnimin e forcave vendore të sigurisë. Të dy vendet kanë misione diplomatike në NATO në Bruksel dhe synojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Megjithatë Kosova, popullsia e së cilës në masë dërrmuese e mbështet këtë synim, nuk njihet si e pavarur nga katër shtete anëtare të NATO-s. Në Bosnje dhe Hercegovinë bllokon qeveria e Republikës Srpska, e cila refuzon anëtarësimin në NATO. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për qeverinë pro-ruse në Serbi, ndërsa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndërkohë anëtarë të NATO-s. Vizita e Rutte është një sinjal i qartë se NATO i mban sytë nga ky rajon dhe se stabiliteti i tij ka prioritet të lartë për Evropën dhe partnerët e saj.

/DW

Etiketa: ballkanbosnjekosovemark ruttemosmarreveshjenatotensionetransatlantike

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova akuza Serbisë! Bislimi kritikon Petkoviçin për gënjeshtra pas takimit të 10 qershorit në Bruksel

22:28 : 12/06/2025
RAJONI

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

13:31 : 12/06/2025
RAJONI

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

08:13 : 12/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

08:01 : 12/06/2025
AKTUALITET

Murtaja e bagëtive/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga e gjithë Shqipëria

20:36 : 11/06/2025
RAJONI

Arrestimi ish-policit nga Kosova në Serbi, reagon Albin Kurti

16:45 : 11/06/2025
Para

E rëndë në Tiranë/ 21-vjeçarja konsumon medikamente, përfundon në spital

TË GJITHA

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com