• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një në pesë kilovatorë në rrjet vijon të humbasë, një dekadë pas “reformës”

08:53 : 06/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në shkurt të vitit 2015, qeveria e kryeministrit Edi Rama miratoi një plan pune të quajtur “Plani i Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë Elektrike”. Një dekadë më vonë, premtimi për reduktimin e humbjeve nuk është materializuar, ndërsa gjendja financiare e sektorit është e panjohur për shkak të mungesës së transparencës.

Një dekadë më parë, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama nisi një fushatë të gjerë raprezaljesh që sollën arrestimin e dhjetra vetëve, shumë prej të cilëve u hetuan nën masën e sigurisë arrest me burg. Synimi i fushatës së raprezaljeve ishte që të përmirësohej situata financiare e sektorit të energjisë elektrike, pasi vjedhjet dhe humbjet teknike ishin në nivele të larta.

Plani i Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë Elektrike, [Link] i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 25 shkurt 2015, pra një dekadë më parë, parashikonte që luftimi i vjedhjeve do të mund të krijonte të ardhura, të cilat, duke u investuar në rinovimin e infrastrukturës energjetike të vendit, do të sillte reduktimin e humbjeve teknike në nivele të pranueshme.

Në faqen 13, parashikonte që humbjet teknike, të cilat pasqyrojnë humbjet në rrjet kryesisht për shkak të amortizimit dhe moszëvendësimit në kohë të linjave dhe transformatorëve, të uleshin nga 21% që ishin në vitin 2015, në 6 për qind në vitin 2020. Dhe humbjet joteknike, eufemizma e përdorur për të treguar vjedhjet e energjisë, do të duhej të uleshin, nga 11% në vitin 2015, në 2% në vitin 2020. Të dyja kategoritë e humbjeve për rrjedhojë do të duhej të ishin jo më shumë se 8% e energjisë së hedhur në rrjet.

Plani parashikonte gjithashtu krijimin e institucioneve të pavarura mbikëqyrëse si Enti Rregullator i Energjisë,  i cili duhej të mbikëqyrte tregun në mbrojtje të konsumatorëve.

Lexo edhe:

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi të dhënat mbi bilancin e sektorit të energjisë elektrike në vend për vitin 2024. Humbjet teknike, të cilat do të duhej të ishin reduktuar në 6% në vitin 2020, janë aktualisht 12.2% ndërsa vjedhjet, të cilat duhej të ishin ulur në 2% në vitin 2020, janë sot në masën 5.1% të totalit të energjisë së hedhur në rrjet.

Në vitin 2024, Shqipëria konsumoi 8.2 miliardë kilovatorë nga të cilat, 6.6 miliardë iu faturuan familjeve apo bizneseve ndërsa 1.6 miliardë “humbën”. Në total, humbjet ishin 19.7% të të gjithë energjisë së hedhur në rrjet ndërsa, nëse qeveria do të kishte qenë e suksesshme në zbatimin e objektivave që ajo vetë i ngarkoi vetes, humbjet duhej të ishin në vitin 2024, jo 1.6 miliardë kWh, por 653 milionë. Çdo kilovat i humbur kushton në Shqipëri aktualisht rreth 12 lekë dhe dëmi total vjetor i humbjeve të pajustifikueshme arrin në 120 milionë euro. Kjo shifër është e barabartë me rritjen vjetore të pensioneve me 4 për qind.

Sektori i energjisë elektrike është vendi ku shqiptarët kanë paguar gjatë dekadës së fundit nga 50 miliardë lekë në vitin 2015 në 77 miliardë në vitin 2024 apo 82 miliardë në vitin 2022. Në total, përgjatë këtyre viteve, shqiptarët kanë paguar mbi 5 miliardë euro, shifër kjo e mjaftueshme për të zëvendësuar asetet e sistemit disa herë.

Gjendja financiare e kompanive që operojnë në treg, OSHEE Group, e cila është kompania përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë, OST, e cila merret me transmetimin dhe KESH, e cila menaxhon hidrocentralet mbi lumin Drin, është e vështirë të kuptohet për shkak të mungesës së transparencës. Për shembull, OSHEE Group nuk ka publikuar rregullisht bilancet e saj sipas detyrimit ligjor përgjatë të gjithë periudhës. Në janar të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania dorëzoi bilancin e vitit 2022, ndërkohë që afati ligjor i dorëzimit të këtij bilanci ka qenë 31 korriku i vitit 2023. Bilanci i vitit 2023, i cili duhej të dorëzohej brenda 31 korrikut të vitit 2024, nuk është publikuar as edhe sot.

Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, OSHEE Group pati të ardhura në masën 78 miliardë lekë dhe fitime neto në masën 10.6 miliardë lekë. Kompania vijon të ketë humbje të akumuluara në masën 35 miliardë lekë, shifër kjo e barabartë me nivelin e humbjeve të trashëguara nga koha e CEZ Shpërndarje.

/BIRN

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramaenergjiahumbjekilovatereformavjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

12:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Grabitën 10 biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet një prej autorëve, tjetri nën hetim

11:52 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Abilekaj: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë

18:55 : 25/06/2025
Para

“Ke pirë shishen e verës me vlerë 33 mijë euro”/ Rama i kthehet komentuesit: Shpifje! Ke prova?

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com