• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD depoziton padi në Kushtetuese për mandatin e Vullnet Sinajt

15:29 : 05/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj, i cili akuzohet se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nëpërmjet biznesit të tij.

Padia mësohet se është firmosur nga 14 deputetë të PD-së, teksa është depozituar në Kushtetuese, vetëm pak ditë para tejkalimit të afatit.

Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se “kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.

Mandati i deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrohet nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.

Vullnet Sinaj më 30 Janar u mbrojt nga socialistët në Kuvend, të cilët votuan kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të kolegut të tyre.

Lexo edhe:

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

Në një sallë gjysëm të boshatisur, mazhoranca e rrëzoi me 61 vota kundër dhe 12 abstenim projektvendimin “Për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtushmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj“. Në mesin e votave kundër ishte dhe ajo e deputetit të PD-së, Bujar Leskaj.

Në mocionin e saj, opozita pretendoi se çështja e Vullnet Sinajt paraqet një rast të pastër të konfliktit të interesit krahasuar me rastet e tjera që janë shqyrtuar më herët  nga gjykata.

Provat e sjella në mocion ishin disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë të reja (36 milion lekë të vjetra).

Gjatë seancave dëgjimore në Këshillin e Mandateve Sinaj nuk i pranoi akuzat duke i quajtur këto blerje rastësore, ndërsa avokatja e tij  cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.

Fakte dhe analiza/ Për disa miliona lekë, pse deputeti Vullnet Sinaj rrezikon mandatin

Etiketa: big marketgjykate kushtetuesekonflikt interesipadiPDvullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
Para

Përballje për kreun e Superiores, mësoni formacionet zyrtare të Egnatias dhe Dinamos

TË GJITHA

Trump dhe Xi takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar glob

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e foshnjës, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

18:06 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com