• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grotesku i ramistëve të konvertuar në anti-trumpisë

Nuk ka gjë më qesharake se të jesh pro ramist lokalisht dhe anti trampist globalisht

17:31 : 04/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ashtu siç ndodh rëndom, atëherë kur përplasjet në sferat e larta të perandorisë, shndërohen në sherre qesharake në provincë edhe këtu në Tiranë ka plasur një valë reagimesh anti Trump. Po ti vëzhgosh me kujdes autorët e tyre, dallon se pjesa dërrmuese, janë mbështetës publikë të Edi Ramës dhe partisë që qeveris për më shumë se një dekadë vendin.

Të konvertuar nga shërbëtorë lokalë, në individë me shqetësime globale, ata kanë vënë alarmin për kahjen që po merr bota, për rrezikun e humbjes së Ukrainës, për padrejtësinë që po projektohet në Gaza, për rikthimin në arenë të ariut rus, për prapësimin e demokracisë në SHBA, për bllokimin e fondeve të USAID dhe lufën që po bëhet ndaj Sorosit.

Për të qenë të qartë deri në fund, era e ndryshimit që po fryn në Uashington nuk është gjëja më e mirë që mund ti ndodhte globit. Por, nëse SHBA po korr atë që ka mbjellë, së paku në tre dekadat e fundit, që pas përfundimit të luftës së ftohtë, në kritikat që i bëhen miliarderit ballukeartë, ka, në rastin më të mirë, shumë hipoktizi.

Lexo edhe:

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

Trump mund të jetë vërtet, një politikan që i përbuz regullat demokratike, që sfidon njësoj si shkencën edhe rendin botëror, që i përçmon mediat po aq sa dhe ata që mendojnë ndryshe, që perferon forcën para moralit dhe pazarin më tepër sesa të drejtën, por pranuar të gjitha këto, duhet thënë se kritika e mundshme ndaj tij, mund të bëhet vetëm prej atyre që kanë mbrojtur prej kohësh vlera të ndryshme nga të tijat.

Me propogandistët pro ramistë ndodh krejt e kundërta.

Ata skandalizohen për idenë e spastrimit të Gazës, që presidenti i SHBA-veve e kopjoi nga dhëndërri i tij, ndërkohë që duartrokasin për mënyrën se si Jared Kushneri, do të bëhet pronar i Sazanit.

Ata vënë kujën për mundësinë e humbjes së territoreve rusofone të Ukrainës, ndërkohë që kanë mbështetur faljen e Veriut të Kosovës.

Ata denoncojnë afrimin e liderit të botës së lirë me një diktator si Putini, ndërkohë që nuk shqetësohen kur shohin se si në shtëpinë e tyre manipulohen zgjedhjet dhe burgosen kundërshtarët politikë.

Ata rrudhin buzët për brutalitetin që Trump shfaq ndaj mediave të establishmentit si CNN dhe New York Times, por, gati gati, kalojnë në orgazëm kur lideri i tyre ia përplas në fytyrë gazetarëve që i bëjnë ndonjë pyetje pa leje.

Ata shtiren sikur nuk e pranojnë dot një një ekonomi liberale të udhëhequr nga miliarderët e GAFAM, por janë në paqe me surrogaton e kapitalizmit shqiptar të reduktuar në leje rokaqiejsh dhe koncesione monopoliste.

Ata “përdorin logjikën” për të kritikuar kthesën perandorake që po merr SHBA-ja, ndërkohë që deri më dje çirreshin, se gjithçka që vjen përtej oqeanit duhet pranuar pa kushte, përfshirë edhe idiotësitë që lëshonin nga goja Escobar, Palmer apo Yuri Kim.

Për të gjitha këto arsye por dhe për shumë të tjera, nuk ka gjë më qesharake se të jesh pro ramist lokalisht dhe anti trampist globalisht.

Fatkeqësisht shumë prej opinioneve, deklaratave apo artikujve të muajit të fundit, që pas betimit të presidentit të 47 të Shteteve të Bashkuara, nuk kanë lidhje as me vlerat që mbrojnë, as me bindjet që kanë firmosësit e tyre. Përpara se të jenë të yshtura nga fati i ardhshëm botës ato ngjajnë të motivuara nga interesa të vogla provinciale. Në vend që të ngrihen mbi ruajtjen e parimeve, ato ngjajnë të panikuara nga humbja e përfitimeve.

Nuk është çudi, që kjo qasje e beftë globale të jetë thjeshtë e lidhur me frikën se mos në selinë e rrugës së Elbasanit dërgohet ndonjë ambasador kaubojs që përndjek me metoda makartise, të gjithë ata që kanë pasur lidhje me rrjetin e vjetër të OJF-ve dhe diplomatëve sorosistë. Nuk është gjithashtu e pamundur, që e gjitha të vijë si pasojë e panikut se mos Amerika vendos të zhbëjë ndonjë “non grata”, në ngulitjen e së cilës kanë shpenzuar aq shumë frymë dhe bojë të zezë.

Më groteskja do të ishte që, kjo valë e papritur anti Trump, të qe thjeshtë një kundërreagim, ndaj armiqve të përhershëm berishistë, që edhe ata në mënyrë qesharake, janë kapur si i mbyturi tek fija e barit, pas ndryshimit drastik që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë. Nëse opozita po e përshkruan në mënyrë të sforcuar “revolucionin” MAGA si një rreze shprese që do të shpëtojë edhe Shqipërinë, rivalëve të saj s’u mbetet veçse ta vizatojnë atë si një fatkeqësi për botën.

Pavarësisht se cila prej këtyre hipotezave mund të jetë më pranë së vërtetës, një gjë është e qartë, se në batarenë e qëndrimeve kritike të ramistëve të konvertuar në antitrumpistë, nuk ka asgjë të lidhur me bindjet apo parimet. Qasja e tyre është thjeshtë një meskinitet provincial, nga i cili do të duhej të hiqinin dorë sa më shpejt. Sepse, nëse ngjan mrekullia dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror e gjen sërish rrugën drejt pushtetit të ri në Uashington,  do detyroheshin të lëpinin -, ashtu siç i’u ka ndodhur shpesh-, atë që pështynë gjatë këtij muaji./Lapsi.al

Etiketa: donald trumpEdi RamaGEORGE SOROS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Rama i frikësuar”, zv.president i PE: Nuk keni pse duroni diktaturën! Mjaft me korrupsion

22:11 : 29/06/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja Christina Guarda – Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart

21:47 : 29/06/2026
AKTUALITET

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

21:43 : 29/06/2026
Para

JD Vance: Europianët thonë gjëra të ndryshme në publik dhe privatisht

TË GJITHA

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio