• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Bëj marrëveshjen ose je vetëm”/ Trump-Zelenskyn: Pa mua je askushi! Po luan bixhoz me …

19:57 : 28/02/2025
në BOTA

Nuk ka qenë aspak me tone të ulëta takimi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të cilët janë përplasur për luftën në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, i pranishëm në takim ishte edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance.

Trump i tha liderit ukrainas se ai “ka folur shumë” dhe se “po luan bixhoz me luftën e tretë botërore”. Ai shtoi gjithashtu se pa Presidentin amerikan dhe SHBA-të, Zelensky është askushi.

Mes vizitës së Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, Vance tha se një rrugë për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës ishte përmes angazhimit të SHBA-së në diplomaci, duke përfshirë bisedën me presidentin rus Vladimir Putin, sipas shënimeve të takimit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ne nënshkruam një marrëveshje me Putin. Ai nuk e mbajti atë, për çfarë lloj diplomacie po flisni?”- i tha Zelensky-Trump.

“Shumë mungesë respekti,” tha Vance për komentin e Zelenskyy, ndërsa Trump vuri në dukje se Ukraina “nuk është në një pozicion të mirë” dhe luan kumar me Luftën e Tretë Botërore.

Lexo edhe:

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

“A keni thënë faleminderit një herë?”, e pyeti Vance-Zelenskyn, shkruan A2 CNN. “Ke folur shumë”, i tha Trump Zelenskyy-t.

Zelenskyy udhëtoi për në SHBA të premten për t’u takuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi ky I fundit tha të enjten se një negociatë paqeje për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë është në fazat e fundit.

Administrata Trump po punon gjithashtu për të nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën që do t’i lejonte SHBA-së akses në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes që SHBA-ja i ka ofruar Kievit që nga shpërthimi i luftës në 2022, si pjesë e marrëveshjes së paqes.

Trump gjithashtu vuri në dukje gjatë komenteve të tij për mediat se një takim trepalësh midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe SHBA-së, nuk do të ishte “ndeshje dashurie” dhe ka të ngjarë të jetë i vështirë.

“Ata nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, mund t’ju them se nuk është një ndeshje dashurie”, tha Trump për mediat kur u pyet se si e parashikon një takim trepalësh midis SHBA-Rusi-Ukrainë.

Raportohet se liderët amerikanë kanë lëshuar një sulm frontal ndaj presidenti ukrainas, duke e vënë atë me “shpatulla pas murit” dhe e gjetën të papërgatitur saqë nuk i vinin fjalët në anglisht dhe të përgjigjej.

Presioni ishte që Zelensky të pranojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi me Rusinë dhe më pas të kërkojë një garanci për sigurinë, pasi në këtë momente sipas presidentit amerikan, ai nuk është në pozita të vendosë kushte.

Duket se qejfmbetja me Zelenskyn i ka rrënjët më të thella, pasi J.D. Vance nuk harroi t’i kujtonte presidentit ukrainas se në muajin tetor ai kishte bërë fushatë për rivalët e tyre në presidenciale.

“Pa ne nuk ke asnjë letër. Sjellja e tij duhet të ndryshojë. Duhet të jesh mirënjohës. Duhet të bësh një marrëveshje ose ne do t’iu braktisim dhe nëse ne ju braktisim ne atëherë do të shohësh në të vërtetë se sa i fortë je. Nuk ke letrat. Po nënshkruam marrëveshjen do të jesh në pozitë më të mirë”, ishin disa nga fjalët e Trump drejtuar Zelenskyt në këtë takim.

“Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t’ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari”, thotë Trump .

Zelensky-“Sigurisht që dua të ndaloj luftën -”

Trump: “Ti thua se nuk dëshiron armëpushim”.

Zelensky: Dua një marrëveshje armëpushimi me garanci.

Presidenti amerikan nuk la pa përmendur dhe paratë që Ukraina ka marrë nga paarardhësi i tij për këtë luftë, të cilit iu referua dhe me fjalë fyese.

“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”.

Etiketa: LuftaShtepia e BardhetakimiTrumpukrainaZelensky

Lajme të lidhura

RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
BOTA

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

18:44 : 05/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
Para

Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

TË GJITHA

Hetimet për ‘Llogaranë’/ Qyno zbërthen strategjinë e SPAK-ut: Si iu komunikua akuza Ballukut

21:37 : 06/11/2025

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

21:30 : 06/11/2025

Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

21:19 : 06/11/2025

Pikëpyetjet e vrasjes së bujshme të Egli Progës, kush i fshiu kamerat? Kush qëlloi dhe sa persona morën pjesë?

21:11 : 06/11/2025

E moshuara me probleme të shëndetit mendor pa asnjë kujdes, pensioni i bllokohet në postë

21:08 : 06/11/2025

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com