• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA përpjekje për lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi

18:04 : 27/02/2025
në BOTA

Shtetet e Bashkuara dhe Bjellorusia njoftohet se po negociojnë një marrëveshje për lirimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve politikë në Bjellorusi. Në këmbim të lirimit të të burgosurve politikë, Uashingtoni po shqyrton lehtësimin e disa sanksioneve ndaj vendit që është i lidhur ngushtë me Rusinë.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi ditët e fundit se qeveria bjelloruse kishte rënë dakord të lironte tre të burgosur politikë, Andrey Kuznechyk, gazetar në shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë dhe shtetasin amerikan Nikolai Shugayev, 56 vjeç.

Pas lirimit, zyrtari i Departamentit të Shtetit Christopher Smith tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për të siguruar lirimin e më shumë të burgosurve.

Por Kenneth Yalowitz, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bjellorusi, nuk është optimist se lirimi është pjesë e ndonjë ndryshimi të madh në politikën bjelloruse.

“Në një nivel humanitar, është shumë pozitive të shohësh lirimin e disa të burgosurve politikë nga burgjet bjelloruse. Pra, ky është një hap përpara. Por ka mbi një mijë të burgosur politikë në Bjellorusi dhe diktatura vazhdon të jetë e rrënjosur thellë.”

Lexo edhe:

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Ambasadori Yalowitz thotë se vendimet e udhëheqësit autoritar të Bjellorusisë, Presidentit Alexander Lukashenko, janë të lidhura me situatën në Ukrainë. Ai mendon se Bjellorusia po reagon ndaj mundësisë së përfundimit të luftës në Ukrainë dhe një shkrirjeje në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Sipas gazetës New York Times, zyrtarët e administratës së Presidentit Trump janë të hapur për një marrëveshje, e cila do ta lidhte lirimin e të burgosurve me një lehtësim të sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Bjellorusisë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Analisti politik bjellorus Vadim Mojeiko thotë se një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë i përshtatet logjikës së politikës së sanksioneve.

“Besoj se është një shembull i qartë se si funksionojnë sanksionet. Nëse Minsku është i gatshëm të bëjë lëshime, të lirojë të burgosurit politikë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, kjo do të ishte rezultat i trysnisë së suksesshme”, tha ai.

Historiani dhe analisti politik Alexander Friedman pajtohet se sanksionet kanë funksionuar, por gjithashtu dyshon se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara do të mund ta sillte Bjellorusinë më pranë Perëndimit.

“Lukashenko nuk do ta kundërshtonte aspak një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Por sigurisht që ekziston faktori rus. Pra, a do ta lejojë Rusia Lukashenkon të bënte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara?”, thotë ai.

Gazetarja bjelloruse dhe ish e burgosura politike Olga Loiko thotë se ajo i gëzohet lajmit për lirimin e të burgosurve, por ajo e di se çfarë mund të ndodhë më pas.

“Ne të gjithë e dimë se Lukashenko nuk i zbaton në tërësi marrëveshjet. Në fund lirimi i të gjithëve nuk do të ndodhë, shtypja do të vazhdojë dhe asgjë nuk do të ndryshojë”, thotë ajo.

Një grup laureatësh të çmimit Nobel kohët e fundit u bënë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të ndërmarrin “veprime urgjente dhe vendimtare” për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi./ VOA

Etiketa: burgosurperpjekjeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi sëmuret pasi hapën pakon e dyshimtë

14:30 : 07/11/2025
BOTA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025
Para

Rihodhën në treg mandarinat me pesticide, lihen në burg 3 të arrestuarit

TË GJITHA

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

10:37 : 08/11/2025

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com