Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti” në qendër të qytetit të Lezhës.
Nga shpërthim janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.
Fran Gjoni është vëllai i ish gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F. Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.