• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vonesa e formimit të Qeverisë së re dëmton Kosovën në aspektin ekonomik

08:28 : 25/02/2025
në RAJONI

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se krijimi i qeverisë do të jetë sfidë institucionale. Rezultati, sipas tyre nuk garanton qeveri stabël. Por, ata thonë se vonesa e formimit të Qeverisë së re po e dëmton Kosovën.

Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti,  ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare  të mbajtura me 9 shkurt në Kosovë. Kjo parti me 40.86 për qind të votave dhe me përfshirjen edhe të votave të diasporës që pritet të numërohen dhe ato me postë dhe me kusht, pritet t’i sigurojë46-48 ulëse në legjislaturën e re të Kosovës.

Pas VV-së, PDK-ja i ka siguruar 25 ulëse, 20 LDK-ja, 9 AAK-ja, etj.

Mirëpo, bazuar në këto statistika asnjë subjekt politik i vetëm nuk do të mund ta formojë Qeverinë e re, duke i detyruar të hyjnë në marrëveshje koalicioni, të cilat marrëveshjet me subjektet politike shqiptare do të rezultojnë shumë të vështirë për partinë e Albin Kurti për shkak të gjuhës së ashpër të tij gjatë fushatës.

Lexo edhe:

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

E vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore do të ketë pasoja për Kosovën si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka folur lidhur me ndikimin në ekonomi nga vonesa e formimit të institucioneve qendrore  pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Shatri thotë se çdo vonesë e tillë do të ndikonte negativisht në ekonominë kosovare.

“Çdo vonesë e formimit të institucioneve ndikon negativisht. Është periudha e operatorëve ekonomik të fillojë, projektet kapitale. Nëse Kurti do të bëhet prapë kryeministër, me këtë Qeveri që e ka pas, ma mirë ekonomia e Kosovës mos me pas qeveri të tillë hiç. Me qeveritë e tjera kish pas efekte pozitive në ekonomi”.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar vonesën e formimit të qeverisë, duke theksuar se kjo po përkeqëson situatën për punëtorët e sektorit privat.

Azemi ka deklaruar se edhe kur institucionet ishin në funksion, ka pasur probleme të mëdha për punëtorët, ndërsa vakumi aktual është duke e rënduar edhe më tej këtë situatë.

“Edhe kur i kemi pasur institucionet në rregull legale dhe legjitime, kemi pasur telashe dhe probleme aq të mëdha, sa që nuk me marrë me mend, sepse nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Sidomos tani edhe ky vakum që shpresojmë që nuk del ashtu siç po mendoj, do të jetë një vakum shumë i gjatë, kjo vetëm sa e rëndon më tepër pozitën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Nëse janë të gatshme qeveria dhe parlamenti që të nisin me u marr me problemet që ne i kemi, ne jemi shumë vonë. Mos të flasim që mund të ndodh që me javë e me muaj nuk kemi mundur të konstituar organet”.

Ai ka kërkuar që punëtorët e sektorit privat, veçanërisht ata që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore, të trajtohen në mënyrë të barabartë me ata të sektorit publik.

“Në mënyrë automatike dhe drejtpërdrejtë dëmtohen punëtorët e sektorit privat të Kosovës, sepse ne kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, kemi problemin parësor që kemi thënë deri më tani. Kërkesa e punëtorëve të sektorit privat sidomos ku ata kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, duhet të barazohen me punëtorët e sektorit publik.

Kemi punëtorë në QKUK, punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik, ku për të njëjtën pozicion punëtorët që paguhen direkt nga buxheti i Kosovës, marrin 50 euro më shumë që do të rritet edhe në qershor 50 euro, kurse në që kryejmë shërbimin në të njëjtën vend, vetëm përmes kompanisë private merr 100 euro më pak dhe kërkesa jona është që duhet të barazohemi”.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa vlerëson se vonesa e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të shkaktojnë pasoja negative në ekonominë e vendit.

“Vonesa e formimit të institucioneve dhe qeverisë shkakton pasoja negative për ekonominë se krijohet një jo stabilitet dhe në imazhin ekonomik të vendit nga aspekti i jashtëm”.

Bellaqa vlerëson se investitorët e jashtëm do të krijojnë opinion negativ për Kosovën pas vonesës së formimit të Qeverisë.

“Krijohet një ambient i papërshtatshëm i të bërit biznes dhe investitorët e jashtëm për shkak të vonesës krijojnë opinion negativ, se s’ka stabilitet politik. Kjo krijon një pasiguri në mos sundimin e ligjit”.

Kurse, analisti Halil Matoshi për mos ndikimin negativ në politik e ekonomi të Kosovës pas vonesës së formimit të Qeverisë e institucioneve ka shprehur një fakt.

Sipas tij, Kosova duhet në Kuvend të votojë një marrëveshje ndërkombëtare me BE për t’i parandaluar humbjen e qindra miliona eurove.

“Kosova duhet ta votojë në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtarë me BE-në për planin e rritjes ku mund të humbin qindra miliona”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë prej të gjitha vendvotimeve në Kosovë, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjektet politike.

Por, KQZ ka bërë të ditur se brenda këtyre ditëve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga diaspora, votat me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.

Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.

Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) parti në pushtet, ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar.

Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku./Fatos Shala, Monitor

Etiketa: ekonomikosoveqeveria e re

Lajme të lidhura

RAJONI

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
RAJONI

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025
BOTA

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025
RAJONI

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025
RAJONI

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025
Para

Shpërthim në afërsi të një pallati në Orikum

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com