• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump pret Macron në Shtëpinë e Bardhë, ja çfarë diskutuan dy presidentët

15:47 : 24/02/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump do të presë për bisedime të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron.

Takimi vjen në një moment pasigurie të thellë mbi të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, ndërsa Presidenti Trump ka transformuar politikën e jashtme amerikane, duke lënë jashtë udhëheqësit evropianë nga përpjekjet për t’i dhënë fund shpejt luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti Trump po kërkon gjithashtu të marrë kontrollin e Groenlandës, Gazës dhe Kanalit të Panamasë – si dhe arritjen e një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e burimeve të mineraleve të rralla të këtij vendi.

Pak më shumë se një muaj në mandatin e tij të dytë, politika e presidentit “Amerika e Para” ka hedhur hije të mëdha mbi atë që diplomatët veteranë amerikanë si dhe ish-zyrtarë të qeverisë, e kanë konsideruar rol qetësues të Amerikës në funksion të stabilitetin dhe vazhdimësisë globale.

Pavarësisht nga disa probleme, fuqia ushtarake, ekonomike dhe morale e Shteteve të Bashkuara ka dominuar epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik. Disa druhen se e gjitha kjo mund të humbasë nëse Presidenti Trump zbaton agjendën e tij dhe Shtetet e Bashkuara braktisin parimet sipas të cilave u themeluan Kombet e Bashkuara dhe shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Lexo edhe:

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

“I vetmi përfundim që mund të nxirrni është se 80 vjet politikë për t’u ngritur kundër agresorëve sapo është hedhur në erë pa asnjë lloj diskutimi apo reflektimi”, tha Ian Kelly, ish-ambasador i SHBA-ve në Gjeorgji gjatë administratës Obama dhe administratës së parë të zotit Trump, aktualisht profesor në Universitetin Northwestern.

“Jam i shkurajuar për shumë arsye. Një nga arsyet për të cilat u inkurajova në fillim, në një farë mënyre, ishin deklaratat e përsëritura për ‘paqe përmes forcës’”, shtoi zoti Kelly. “Por kjo nuk është paqe përmes forcës – kjo është paqe përmes dorëzimit”, tha ai.

Presidenti Trump pret zotin Macron të hënën, në trevjetorin e luftës në Ukrainë.

Të enjten ai do të takohet me një tjetër udhëheqës kyç evropian, Kryeministrin britanik Keir Starmer.

Vizitat e tyre vijnë pasi Presidenti Trump tronditi Evropën me kritika të përsëritura ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për dështimin për të negociuar për përfundimin e luftës si dhe kundërshtimin për të nënshkruar një marrëveshje që i jep SHBA-ve qasje tek mineralet e rralla të Ukrainës, të cilat mund të përdoren në industrinë amerikane të hapësirës, mjekësi e teknologji.

Udhëheqësit evropianë u tronditën gjithashtu edhe nga vendimi i Presidenti Trump për të dërguar ndihmës të lartë për bisedime paraprake me zyrtarë rusë në Arabinë Saudite, pa praninë e zyrtarëve ukrainas, apo atyre evropianë.

Në lidhje me marrëveshjen për mineralet, zoti Zelenskyy fillimisht tha se ajo nuk parashikonte garanci sigurie për Ukrainën.

Të dielën në rrjetin social X zoti Zelenskyy shrkuante se “po bëjmë përparim të madh”, por vuri në dukje se “Ukraina po kërkon një marrëveshje të mirë ekonomike, që do të jetë pjesë e një sistemi real garancish sigurie për vendin”.

Zyrtarët e administratës Trump thonë se presin të arrijnë një marrëveshje këtë javë që do të krijonte një lidhje më të ngushtë mes ekonomisë amerikane dhe Ukrainës – gjëja e fundit që Rusia dëshiron./ VOA

Etiketa: FrancemacronSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
BOTA

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

21:17 : 16/09/2025
BOTA

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

18:12 : 16/09/2025
BOTA

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025
BOTA

Trump: Kolumbia dhe Venezuela kanë dështuar në luftën kundër trafikut të drogës

15:35 : 16/09/2025
BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
Para

Regjistrohen 15 partitë e para për zgjedhjet e 11 Majit (LISTA)

TË GJITHA

Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të një shqiptari të arrestuar në Londër

12:29 : 17/09/2025

PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

12:24 : 17/09/2025

Kancelari gjerman: Putin po teston limitet, kërkon objektivin e radhës

12:13 : 17/09/2025

Skemat piramidale/ Nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët. S’e dinim që ishte e paligjshme

12:12 : 17/09/2025

Aksident te “21 dhjetori” në Tiranë, automjeti përmbyset në rrugë

11:56 : 17/09/2025

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

11:50 : 17/09/2025

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

11:50 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com