• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Jo Euros”/ Protestuesit në Bullgari sulmojnë zyrën e BE-së në Sofje

11:04 : 23/02/2025
në BOTA

Disa mijëra mbështetës të partisë ultra-nacionaliste të Bullgarisë “Rilindja” u përleshën me policinë të shtunën ndërsa përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e misionit të Bashkimit Evropian gjatë një proteste kundër planeve të vendit për të adoptuar euron vitin e ardhshëm.

Protestuesit antiqeveritar, duke brohoritur “Dorëheqje” dhe “Jo Euros”, hodhën ngjyrë të kuqe, fishekzjarrë dhe molotov në ndërtesën e BE-së në kryeqytetin Sofje, duke i vënë flakën derës së përparme përpara se policia t’i largonte.

Rreth 10 oficerë policie pësuan lëndime të lehta dhe rreth gjashtë persona u arrestuan, tha një zyrtar i lartë i policisë për mediat pas protestës.

Qeveria dënoi sulmin ndaj ndërtesave të BE-së, duke thënë në një deklaratë se sulme të tilla “janë të papranueshme dhe bien në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës”.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas këtyre ngjarjeve.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

“Skena skandaloze në Sofje ku zyra jonë e BE-së është vandalizuar. Në Evropë, ne ushtrojmë të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore. Dhuna dhe vandalizmi nuk janë kurrë zgjidhja”, shkroi ajo në X.

Disa protestues valëvitnin flamujt bullgarë, të Bashkimit Sovjetik ose të Gjermanisë Lindore, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që shkruanin “Ne nuk duam euron”.

“Ne nuk duam që pavarësia financiare bullgare të shkatërrohet. Ne duam të mbajmë levin bullgar”, tha për mediat Kostadin Kostadinov, kryetari i partisë “Rilindja”. “Ne jemi këtu për të mbrojtur lirinë tonë”.

Ekonomistët thonë se Bullgaria, shteti më i varfër i BE-së, do të tërhiqte më shumë investime të huaja nëse do të miratonte monedhën e vetme dhe do të siguronte përmirësime të vlerësimit të kredisë që mund të ulin kostot e financimit të borxhit.

Etiketa: BEeuroprotestesofje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

12:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

10:58 : 30/10/2025
Para

Muller: Leverkusen është favorit sipas ekspertëve, por Bayerni e tregon veten në fushë

TË GJITHA

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com